Albspirit

Media/News/Publishing

Festa e “Dy Shtatave” në Kinë

Në perëndim Shën Valentini festohet më 14 shkurt, ndërsa në Kinë kjo ditë festohet në ditën e shtatë të muajit të shtatë sipas kalendarit hënor kinez. Këtë vit kjo festë ra më 28 gusht. Kjo festë është quajtur gjithashtu “Festa e Dy Shtatave”. Për këtë festë ekzistojnë edhe disa legjenda.

Sipas legjendës kineze, në këtë ditë mashkulli tokësor “Niulang” takohet me femrën e tij, zanën e qiellit “Zhiny” në urën e qiellit, një herë në vit. Sipas konceptit perëndimor dhe të “Ditës së Shën Valentinit”, kjo ditë konsiderohet si Dita kineze e të Dashuruarëve.

Në këtë ditë, shumë të rinj manifestojnë dashurinë e tyre, ndërsa beqarët luten dhe shpresojnë për dashurinë e jetës. Në shumë parqe organizohen aktivitete të ndryshme për takimin e beqarëve, ku shumë të pamartuar publikojnë informacionet e tyre personale, për të tërhequr njëri-tjetrin. Në uebsajtet kineze, “nata e 7-të e muajit të 7-të” shndërrohet tema më e nxehtë e këtyre ditëve.

Në Ditën e Shën Valentinit kinez, të dashuruarit ose të martuarit shkojnë në “Tempullin e Lajmësit” dhe luten për dashurinë e lumturinë e tyre. Ata që janë vetëm po ashtu shkojnë në Tempullin e Lajmësit me shpresën se kjo do t’i ndihmojë të gjejnë dashurinë, ose shohin dy yjet në qiell, duke u lutur për një martesë të shpejtë e të mbarë.

Në Kinën e lashtë, Qixi-ja nuk ishte një ditë e veçantë vetëm për të dashuruarit, por edhe për vajzat, të cilat nisën ta kremtojnë atë që në Dinastinë Han (206 p. e. s. – 220 e. s.). Qixi-ja quhet ndryshe edhe Festa e Bijës. Ndryshe nga Shën-Valentini perëndimor, theksi nuk vihet aq shumë tek dhurimi i çokollatave, luleve ose puthjeve. Vajzat kineze tradicionalisht kanë përgatitur fruta, ndezur qirinj, djegur temjan etj., duke u lutur për të qenë të zonjat në endje e qëndisje, por edhe në gatim e punë të tjera shtëpie, si edhe për gjetjen e një burri të mirë, gjëra thelbësore për krijimin e një familjeje të shëndetshme në të ardhmen. E ndonëse më vonë festa u bashkëlidh me një histori dashurie, këto veprimtari mbijetuan.

Njerëzit në disa provinca të Kinës besojnë se zbukurimi i brirëve të kaut me lule ditën e Shën Valentinit do t’i shpëtojë ata nga fatkeqësitë. Njerëzit gjithashtu e shihnin ditën e shtatë të muajit të shtatë si një rast për të parashikuar nëse do të ishte një vit i mbarë për të korrat. Nëse Udha e Qumështit shihej qartë në qiell, do të ishte një vit me korrje të bollshme.

Megjithatë disa të rinj sot në Kinë kanë nisur ta festojnë Shën Valentinin edhe më 14 shkurt.

Gjatë kësaj dite në Kinë, kinematë janë më të mbushura se herët e tjera dhe çmimi i luleve, sidomos i trëndafilave si dhe çmimi i restoranteve dhe hoteleve (veçanërisht atyre me karakter romantik) mund të jetë më i lartë. Në shumë restorante do të ketë meny me ushqime të veçanta, vecanërisht në qytetet e mëdha të Kinës në Hong-Kong, Pekin dhe Shanghai. Për shkak të numrit të lartë të klientëve një prej menaxherëve të një restoranti në Kinë këshillon prenotimin para kohe të restorantit apo hotelit.

Shumica e dhuratave që jepen me rastin e kësaj feste në Kinë janë pothuajse të njëjta me ato të perëndimit.

Meshkujt japin lule, çokollata, bizhuteri, fustane, çanta etj.

Femrat dhurojnë orë, këmishë, portofol, çakmak, etj.

Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm në zgjedhjen e dhuratave, sidomos të luleve, pasi çdo ngjyrë dhe lloj ka kuptime të ndryshme. Për shembull, nëse një zotëri zgjedh një buqetë trëndafilash të verdhë, duhet të tregohet i kujdesshëm pasi dhurimi i trëndafilave të verdhë për personin që dashuroni zakonisht simbolizon deklarim ndarje.

Dhuratat jo të përshtatshme për Shën Valentinin

Në Kinë ka disa sende që nuk këshillohen t’u dhurohen të dashurve. Duke pasur dijeni për këto dhurata do të keni mundësi të evitoni ndonjë situatë jo të këndshme. Megjithatë, ka shumë persona që nuk u kushtojnë më vëmendje këtyre zakoneve, e sidomos të rinjtë.

Çadra- Sipas zakoneve në Kinë çadra nuk duhet të jetë objekt për t’u dhuruar për personin tuaj të zemrës. Kjo pasi në gjuhën kineze “çadra” përkthehet si伞 (san), gjë që tingëllon njësoj si me fjalën ndarje (散).

Këpucët- Edhe këpucët nuk duhet t’i dhurohen personit të zemrës pasi kjo do të thotë se i dashuri mund t’ju ikë.

Sot, të rinjtë në Kinë po mësohen dita-ditës me traditën e dhurimit të luleve, çokollatave dhe dhuratave të veçanta si dhe prenotimin e ambjenteve apo restoranteve për një darkë romantike. Të rinjtë dhe të rejat shkëmbejnë dhurata të shumëllojshme.

Shën Valentini, si çdo festë, është një manifestim gëzimi për një ngjarje të veçantë. Shën Valentini është dita në të cilën festojmë atë mrekulli që është rënia në dashuri, duke shkëmbyer dhurata për t’i kujtuar njëri-tjetrit rëndësinë, bukurinë dhe kënaqësinë e të qenit “të prekur” nga Erosi, zoti i dashurisë. 14 shkurti është një ditë e gëzueshme dhe e këndshme feste,

Si çdo festë tjetër, përmes së cilës manifestohen ndjesi gëzimi: buzëqeshje, përshëndetje, përqafime, dhurata e urime me mesazhe nga më të ndryshmet.

“Aty ku mungon dashuria, lëshon rrënjë mjerimi” – thotë një urti. Jeta pa dashuri i përngjan konturave të një strukture boshe.

Shumë legjenda qarkullojnë për këtë ditë. Disa nga elementet e këtyre legjendave që kanë udhëtuar ndër shekuj deri në ditët tona, kuptohet, se kanë pësuar ndryshime me kalimin e kohës, që shpesh krijojnë edhe konfuzione. Mendohet se kjo festë ka rrënjë pagane. Ka filluar të kremtohet nga romakët e lashtë, kur ata akoma nuk ishin të krishterë. Dita e dashurisë konsiderohej prej tyre si ditë e veçantë dhe festohej në mënyrë madhështore. Dashuria tek romakët paganë ishte e drejtuar, me nderimet dhe respektin më të lartë, për zotin e tyre. Gjithashtu, sipas kalendarit romak, muaji shkurt konsiderohej si arritja e pranverës ose stina e rilindjes, dhe në këtë muaj, e në veçanti mesi i tij, fillon festimi me ceremoni të ndryshme, në mesin e të cilave bënin pjesë edhe ritet e kërkimit të fatit mes të rinjve.

Me kalimin e kohës, kjo festë pësoi ndryshime dhe u emërtua si festa e “Shën Valentinit” ose “Dita e të dashuruarve”

Pse festa e Shën Valentinit bie pikërisht më 14 shkurt? (E keni pyetur ndonjëherë veten?…) Është një rastësi apo ka një kuptim të veçantë?

Në kalendarin romak, shkurti është konsideruar si muaji në të cilin njerëzit përgatiteshin për mbërritjen e pranverës, stinën e rilindjes. Kështu fillonin ritet e pastrimit.

Legjenda e trendafilit bashkues

Një ditë, peshkopi Valentino dëgjoi përtej gardhit të kopshtit të tij, dy të rinj të fejuar që po ziheshin. Mori atëherë një trëndafil, doli nga kopshti dhe shkoi të takonte ata të dy, duke u ofruar trëndafilin duke u thënë fjalë mbi pajtimin. Kaq mjaftoi për të mbyllur në çast grindjen mes dy të dashuruarve që ashtu siç u tha shenjti, shtrënguan trëndafilin duke u lutur derisa dashuria e tyre u bë e përjetshme. Pak kohë më vonë, të dy u kthyen tek Valentino për t’i kërkuar t’u celebronte martesën… ;Martiri kërkohej në raste fatkeqësie dhe epilepsie. Sa për titullin e “padronit të të dashuruarve” duket se i është atribuar në Mesjetë, sepse dyshohej se më 14 shkurt, në ditën e festës së tij, zogjtë fillonin të ciceronin duke ndjekur rizgjimin e natyrës dhe të dashurisë. (Radio e Jashtme Kines)

Please follow and like us: