Asllan BUSHATI: Tymnajë rreth Akademisë së Shkencave të RSH
Kur Akademia e Shkencave (ASH) u formu në vitin 1972 (me një vendim të qeverisë së asaj kohe), nga brezi im, por edhe nga një brez më i moshuarish se ne, u ndje një farë emocioni e ndjesie positive. Kjo, jo vetën se edhe Kombi ynë do të kishte Akademinë e vet të Shkencave ,(si kombet e tjetë qytetëruar), por se ngritja e saj, do t’ju jepte rrugëzgjidhje shumë problemeve të mëdha kombëtare të akomuluara nga koha. Ata ishin të shumta , por vecanërisht të albanologjisë dhe historisë ishin më të mprehta e të pa argumentuara shkencërisht të paktën para opinionit të jashtëm. Në këto kushte një grup jo i vogël intelektualesh të mirnjohur të fushave të ndryshme, u emruan në postet kryesore drejtuese të ASH-së. Ata qenë bërthama e parë e këtij institucioni të lartë, ishin kryesisht intelektualë të formuar në shkollat jashtë Shqipërisë, me integritet,por duhet theksuar,se mbi të gjitha ishin edhe të besuarit e regjimit.
Para formimit të ASH-së, ishin bërë disa studime nga persona të vecantë e të pasionuar pas shkencës, që në kohën e Mbretërisë Shqiptare e pas saj, por studime të mirfillta e shumë të rëndësishme për albanologjinë (edhe historinë) vinin nga studiues të huaj si : austriak, gjerman, angles, italian, kroat etj, të cilët e ndihmuan shumë ASH-në në hapat e parë të saj. Nuk ka asnjë dyshim që edhe regjimi totalitar në Shqipëri , ishte i interesuar që të bëheshin përpjekje serioze për ecjen përpara në fushën e albanologjisë dhe të historisë e më gjërë (por vetëm sipas koncepteve të partise shtet).
Si qytetar i thjeshtë, por dhe specialist i fushës time, kam vlerësuar shumë punime të këtij institucioni. Mendoj se deduksionet e përfundimet e shumë studimeve të ASH-së, kanë qenë të rëndësishme për gjithë brezin tim e brezin pas nesh . Ata ,nuk druaj ta them hapur se kanë lënë gjurmë edhe në formimin tim intelektual. Nga këtu më buron edhe ndjenja e “dashurisë” në se mund të quhet e tillë, për këtë institucion të vënë në shenjestër kohët e fundit. Por, megjithë ndjenjen që përmenda më lartë, nuk mund të mbyllë sytë përpara disa deformimeve skandaloze të fushës së historisë , të cilat nën trysninë e totalitarizmit tjetërsuan ngjarje, emra,personalitete, data, e deri periudha të tëra, e për të cilat ASH-ja ka shumë përgjegjësi.
Debati i hapur kohët e fundit deri tek qenia ose mos qenia e ASH-së si institucion, në gjykimin tim, është një debat shterp, i varfër intelektualisht e për të ardhur keq. Sulmet e Kryeministrit Rama ndaj saj ,më duken shumë fodulle, vulgare, të pa matura, pavend e të dëmëshme për të sotmen dhe të ardhmen e shkencës shqiptare. Po ashtu edhe ligji për arsimin i Qeverisë Rama, i cili në brendi fsheh thikën pas shpine kundër ASH-së, më duket avangardë i qëllimeve të këqija të Kryeministrit Rama, të cilit i duket vetja (duke qenë i gjatë me trup) kreu i shkencës, i dijes, dhe i cdo gjëje në Shqipëri.
Do të kisha dëshirë që qenia e ASH-së të mos vihej në dyshim nga askush dhe për asnjë moment të vetëm . Ajo është vepër dhe vlerë e madhe jo vetëm e Shqipërisë, por për gjithë Kombin Shqiptar. ASH-ja detyrimisht duhet reformuar. Ajo aktualisht ka 26 anëtar akademikë,13 anëtarë akademikë të asociuar dhe 26 anëtarë nderi. Ajo ka dy seksione: Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike. E gjitha duhet reformuar në strukturë e në përmbajtje.
Si qytetar i thjeshtë shqiptar, do të dëshiroja që ASH-ja, të merrej më shumë me dokumentimin dhe argumentimin e vijimsisë pellazgjike-iliro-shqiptare. Në cdo dokument të ASH-së , gadishulli në të cilin ne shqiptarët jetojmë, të quhet “gadishulli Ilirik (Ballkanik).” Të nxirret në dritë se sa kultura ilire ka pjesën e vet në kulturën e Greqisë së lashtë, në kulturën romake, bizantine, otomane etj. Kur themi kultura ilire kam parasyshë atë materiale por edhe njerzore e shpirtërore, duke vënë në dukje prijsit ilir qe kanë lënë gjurmë në këto periudha. Hulumtimet duhen parë në planin drejtues dhe shpirtëror,ku të dalë në pah se sa perandorë, kryekomandantë, papa, e drejtues fetar kanë prejardhje iliro-shqiptare. Ka vend që periudha e Gjergj Kastriot- Skënderbeut të cvishet nga folklorizmat, por të zgjerohet me argumenta si figura më madhore e Kombit tonë, madje edhe shume e rëndësishme europiane ashtu sic ka qenë në të vërtetë. Një argumentim më i saktë i duhet bërë ardhjes së feve në trojet shqiptare, kur, si dhe përse, duke i qëndruar besnik versionit të rilindasve se :”feja e shqiptarit është shqiptaria dhe se … kemi bajram edhe pashkë por Shqipërinë e kemi bashkë”. Historia e pas themelimit të Shtetit Shqiptarë, të vihet mbi baza të shëndosha, me fakte e prova të argumentuara dhe e njësuar për të gjitha nivelet e arsimimit (sipas shkallës informacionit që duhet dhënë) si dhe e cveshur nga cfaro prirje partiake e deformuese.
Si qytetar i thjeshtë, kam dëshirë që gjuha shqipe e njësur të ruhet, por ajo të pasurohet me paskajoren e gegnishtes dhe dalëngadalë në shumë përdorime “ë”-ja e fortë e toskërishtes të zëvëndësohet me “a”-në e gegnishtes si formë më e lehte e të shqiptuarit të fjalëve. Gjuha ka nevojë të pasurohet edhe me fjalë e shprehje të reja nga tabani i shqipes dhe të mos lejohet që të futen fjalë e terma të huaja pa qenë domosdoshmërisht të nevojëshme. Këtë mund dhe duhet ta bëjë vetëm ASH-ja.
Unë jam pjesë e pemës gjenetike te Bushatlinjve, por i lindur në Mat dhe si matjanë do të kisha shumë dëshirë që gërmimet arkiologjike të ASH-së, të fillonin sa më parë e të japin shpiegime për kështjellat e vjetra në Mat të cilat fshehin histori të pa thëna për atë trevë dhe Kombin në tërësi. Të hidhet dritë mbi toponomet, dhe emrat psh: Mali Allamanit (Alemanit), Mali Dejës (Dea), Mali Alojsit, vendbanimet: Germani (Gjermani), Franfth (i Fankut, francezit), Muzhakë (Muzakajt), Karica (Kroacia), Baz (në kuptimin shtab-vend qëndrimi), Burrel (Burgel-gjermanisht), Burgajet (burgjet.. po gjermanisht), Batër (Battle-betejë), etj. A mos këto emra vendbanimesh kanë të bëjnë me periudhën e Skënderbeut i cili ka patur edhe stërvitës të ushtrisë së tij nga vendet europiane dhe këta instruktorë kanë patur përqëndrime e rajone të vecanta stërvitjeje? Po kështu si unë e ndoshta më shumë se unë, do të pyeste një dibranë, mirditor, kurbinas,krutanë, shkodranë, tiranas, …preshevas, gucias,tivaras,lab, cam, shkupianë etj. Vetëm ASH-ja mund tu japi përgjigje pyetjeve dhe problemeve të kësaj natyre.
Dhe së fundi, të shkatërrosh dihet se është shumë e lehtë,( sic shprehet kollaj Zoti Edi Rama), por të ndërtosh është shumë më e vështirë, aq më tepër një akademi për studime shkencore. ASH-ja në gjykimin tim duhet mbrojtur me ligj të vecantë. Asnjë politikan nuk duhet të ketë mundësi ta preki atë. Në reformën kushtetuese lypset të parashihet që ajo të varet nga Presidenti, kurse financimi të bëhet nga qeveria. Por financime shtesë e për ceshtje specifike ASH-ja ,mund të marrë fonde edhe nga persona fizik e juridik të interesuar për punimet e saj shkencore. Shresoj se kjo tymnajë, pak “poshtruese” ndaj ASH-së ,do ti bëjë akademikët tanë të nderuar , të mendohen më thellë për hapat që duhet të hedhin në të ardhmen dhe për seriozitetin e studimeve që do të bejnë. Kjo nuk është ceshtje personash të vecantë por, punë e rëndësishme e Kombit Shqiptar.