PD, projektligji për dekomunistizimin
PROJEKTLIGJI I DEKOMUNISTIZIMIT, TRI SHTYLLAT KRYESORE
1- Ndalimin e propagandës dhe simboleve komuniste. 2- Përcaktimin dhe heqjen e titujve të nderit apo privilegjeve të tjera nga qeveria e shteti të personave përgjegjës për diktaturën komuniste dhe krimet e saj. 3-Krijimi i mundësive ligjore për penalizmin dhe ndëshkimin e autorëve të krimeve komuniste. n Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën e BE-së, që barazon në trajtim krimet e nazizmit me ato të komunizmit. Ky do të ishte hapi i parë, që do të çonte në realizimin sipas standardeve euroatlantike krimet e komunizmit në Shqipëri. n Përcaktimin me ligj të llojeve të krimeve të konsumuara nga diktaturës komuniste shqiptare, që nuk parashkruhen nga e drejta ndërkombëtare, e njohur edhe nga legjislacioni shqiptar: krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Të tria këto vepra penale janë konsumuar nga diktatura komuniste dhe për këto ka qindra fakte e prova. Konkretisht, krime lufte: përdorimi i ushtrisë së brigadave partizane pas datës zyrtare të çlirimit nga nazizmi, 29 nëntor 1944. Këto krime janë kryer kryesisht në veri të vendit ku popullsia civile është vrarë, torturuar, burgosur, djegur shtëpi e grabitur prona nga njësi ushtarake të rregullta, siç ishin brigadat partizane apo repartet e ndjekjes, shpeshherë në bashkonim edhe me forcat ushtarake Jugosllave. (p.sh – rasti i Prek Calit, i diskutuar shumë ditët e fundit).
Krime kundër njerëzimit: Pushkatimi e burgosja në shkelje të të gjitha ligjeve të qytetarëve të pafajshëm për dyshime se ishin kundërshtarë të regjimit apo për terror nga ana e qeverisë komuniste dhe veglave kriminale të saj (rasti masakrës së bombës në legatën sovjetike, në 1952 ku pushkatuan pa gjyq 22 qytetarë të pafajshëm, kryesisht intelektualë, sipas një vendimi të byrosë politike të PKSH-së). n Gjenocid: Përndjekja për disa breza deri në shfarosje të familjarëve të kundërshtarëve politikë të diktaturës, kryesisht gra, fëmijë e pleq. Internime, dëbime, shpallje kulakë etj., pa asnjë vendim gjyqi, me vendime politike të PPSH, Frontit Demokratik etj., apo me vendime politike të një komisioni gjithashtu politik (Komisioni i Dëbim- Internimeve). Precedenti, kampet e shfarosjes në masë Tepelena, Kruja etj., ku familjarët e kundërshtarëve politikë të regjimit i izoluan në tela me gjemba dhe u lanë të vdisnin nga uria, sëmundjet dhe torturat. Në Tepelenë vdiqën rreth 400 fëmijë, ndërkohë që në Turan, një nga seksionet e këtij kapmi shfarosjesh vdiqën vetëm në një natë 49 fëmijë. Pati nëna që varrosën brenda ditës nga dy fëmijë. n Përcaktimi ligjor i këtyre krimeve do t’u krijonte mundësinë individëve apo grupeve të viktimave të ngrinin padi penale ndaj autorëve të tyre si në gjykatat e prokuroritë shqiptare, edhe në ato ndërkombëtare. n Ndalimi i simboleve e propagandës dhe nderimi apo privilegjet nga shteti të autorëve të krimeve komuniste. Ne kërkojmë përcaktimin si vera penale të shfaqjes apo demonstrimit publik të simboleve dhe propagandës komuniste. n Përcaktimi si vepër penale dhe ndëshkimin ligjor të mohimit të krimeve komuniste, një masë që e kanë shumica e ish-vendeve ishkomuniste anëtare të BE. Lituani, Letonia, Polonia, Hungaria etj. n Përcaktimi vepër penale (moskallëzim krimi) të të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në ekzekutime të të dënuarve me vdekje, ose që kanë dijeni për ta, të cilët nuk tregojnë se ku janë varrosur ose kanë përfunduar trupat e tyre. n Heqjen me ligj të emrave të rrugëve, shesheve shkollave dhe gjitha objekteve publike të autorëve të krimeve të komunizmit shqiptarë apo të huaj dhe datave e ngjarjeve përkujtimore komuniste. (Psh., bulevardi kryesor i qytetit të Ballshit e ka emrin ‘Mehmet Shehu’ apo një nga rrugët e hyrjes në qytetin e Vlorës ka emrin ‘Asim Aliko’. Është kriminale dhe e papranueshme që Gramoz Ruçi është venë me emër dhe foto në Muzeun e Gjetheve për krimet e komunizmit si një nga autorët kryesorë të tyre dhe zgjidhet kryetar parlamenti).