Cilet janë muxhahedinët iranianë?
Fondacioni
Muxhahedinët iranianë ose Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) është grupi kryesor opozitar ndaj regjimit të Iranit. PMOI u themelua në vitin 1965 nga tre të diplomuar në universitete myslimane që kërkuan të zëvendësonin diktaturën e Shahut me një qeverisje përfaqësuese që respekton të drejtat e njeriut.
Pikëpamjet e PMOI-së
Pas revolucionit të vitit 1979 ata vazhduan të advokojnë për liri dhe demokraci dhe kundërshtuan diktaturën e re në emër të Islamit. PMOI beson se Islami i vërtetë është feja e paqes dhe dhembshurisë. Organizata respekton liritë individuale dhe e konsideron të drejtën për të votuar si treguesin e vetëm të legjitimitetit politik.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit
PMOI është anëtarja kryesore e koalicionit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (KKRI). KKRI është një koalicion i grupeve dhe personaliteteve politike demokratike iraniane. Platforma KKRI përfshin ndër të tjera zgjedhje të lira, barazinë gjinore, heqjen e çdo diskriminimi ndaj minoriteteve kombëtare dhe fetare, ndarjen e fesë nga shteti dhe heqjen e dënimit me vdekje.
Presidentja e zgjedhur e NCRI-së
Presidentja e zgjedhur e KKRI-së është zonja Maryam Rajavi. Dy prej motrave të saj dhe kunata e saj janë ekzekutuar gjatë përpjekjeve të tyre për liri në Iran, ndërsa kunati i saj u vra në një atentat në Gjenevë nga terroristë të porositur nga regjimi iranian në vitin 1990.
Viktima të shtypjes
PMOI është viktima kryesore e shkeljeve të të drejtave në Iran. Gjatë tre dekadave të fundit, 120.000 anëtarë dhe mbështetës të saj janë ekzekutuar vetëm për thirrjet e tyre për liri. Me dhjetëra prej tyre janë vrarë në atentate jashtë shtetit. Vetëm në verën e vitit 1988, rreth 30.000 të burgosur lufte, pjesa dërrmuese e të cilëve ishin nga PMOI, u masakruan në pak muaj pas dekretit të lëshuar nga Lideri Suprem i atëhershëm i regjimit, Khomeini.
Mbështetja kombëtare dhe ndërkombëtare
Pavarësisht shtypjes tejet brutale, PMOI mbetet organizata politike më popullore në Iran. Rrjeti i saj funksionon në mënyrë klandestine në Iran, duke organizuar protesta kundër regjimit, duke mbledhur informacion për të nxjerr në pah shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi. PMOI dhe koalicioni KKRI gëzojnë një mbështetje shumë të gjerë ndërkombëtare si në SHBA ashtu edhe në Evropë. E njëjta gjë është gjithashtu e vërtetë në Evropë, ku anëtarët e parlamentit në vende të ndryshme kanë shprehur mbështetjen e tyre për organizatat.
Kampi Ashraf dhe Liberty
Pas fillimit të ekzekutimeve në masë në Iran, PMOI shkoi në Irak dhe krijoi aty bazën e saj me të cilën u bashkuan me mijëra qytetarë që kalonin kufirin nga Irani, në vitin 1986. Në vitin 2003, pasi SHBA-të pushtuan Irakun, banorët u njohën si “Persona të Mbrojtur” sipas Konventës së Katërt të Gjenevës, dhe jetuan në mbrojtjen e Ushtrisë së SHBA-ve deri në vitin 2009, kur ushtria amerikane ia dorëzoi sigurinë e kampit qeverisë irakiane në drejtimin e Nourial-Maliki, i cili kishte lidhje të thella dhe aleancë me regjimin iranian.
Sulm vdekjeprurës mbi anëtarët e PMOI-së në Irak
Me urdhër të Teheranit, Maliki izoloi kampin, duke ndaluar vizitat nga anëtarët e familjeve, avokatët, OJF-të ose politikanët. Më pas ai drejtoi një seri sulmesh të orkestruara mbi banorët civilë dhe të pambrojtur të Kampit Ashraf dhe atij të Lirisë, ku u vranë më shumë se 141 persona dhe 1.400 u plagosën në 7 vitet e fundit. Një rrethim konstant i kampit me një bllokadë ndaj ilaçeve dhe ndihmës jetike mjekësore çoi në vdekjen e 27 personave të tjerë.
Zhvendosja jashtë Irakut
Nën mbikëqyrjen e UNHCR-së, si edhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të qeverisë amerikane, të gjithë anëtaret e PMOI-së që banonin në Kampin Ashraf dhe atë të Lirisë u zhvendosën në shtete evropiane si në Britaninë e Madhe, Gjermani, Itali, Suedi, Norvegji, Finlandë, Danimarkë dhe një numër i madh i tyre në Shqipëri. Grupi i parë i anëtarëve të PMOI-së erdhi në Shqipëri pas një vendimi të ish Kryeministrit Sali Berisha dhe që vazhdoi edhe nga Kryeministri Edi Rama. Kështu që, të gjitha partitë kryesore politike e mbështesin plotësisht këtë projekt.
Rama: Obama na falënderoi për Muxhahedinët 15 Prill 2016
Në një intervistë ekskluzive nga Uashingtoni për gazetaren e Ora News Klementina Cenkollari, kryeministri shqiptar Edi Rama ka zbuluar tema të takimeve si me presidentin Obama edhe zëvendës presidentin Joe Biden, përfshirë edhe premtimin për të vizituar Tiranën brenda mandatit të tij presidencial… Edi Rama: …Nga ana tjetër sot ishte një moment kulmor, padyshim për Shqipërinë e shqiptarët. Nuk ndodh përditë dhe në çdo mandat, ai që drejton vendin të kalojë përmes Shtëpisë së Bardhë. Vlerësimet që ne morëm ishin shumë inkurajuese, energjia pozitive shumë e madhe… Gazetarja: A u është kërkuar në Shtëpinë e Bardhë pritja e më shumë muxhahedinëve në Tiranë?
Edi Rama: Nuk ka qenë temë për të cilën u diskutua. Kemi marrë një falënderim dhe kaq. Kjo është një histori që në Tiranë është kthyer në një nga mitet urbane dhe përrallat që tregohen në një kafene province. Por e vërteta është se kemi të bëjmë me një histori që është nisur nga qeveria e mëparshme dhe vazhdon me krenari nga qeveria jonë, si transmetuese e një mesazhi të qartë. Shqiptarët ishin ata që shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore dhe mbeten po ata që kur vjen puna për shpëtimin e jetës së njerëzve e bëjnë me dinjitet dhe me shumë solidaritet…
Muxhahedin në Shqipëri, Mac Kaini: Testament i Vërtetë për Vlerat e Popullit Shqiptar
“I shpreh falënderimet e mia më të thella qeverisë së Shqipërisë për mikpritjen dhe guximin në përpjekjet e saj për të zgjidhur këtë krizë humanitare. Gatishmëria e Shqipërisë për të siguruar strehim për banorët e Kampit të Lirisë është një testament i vërtetë për frymën dhe vlerat e popullit shqiptar”, thuhet në deklaratën e tij”.
Ditën e djeshme, një grup prej 280 personash është nisur nga Kampi i Lirisë në Irak drejt Shqipërisë, duke e çuar në 3200 numrin total të muxhahedinëve në vendin tonë. Transferimin e të gjithë anëtarëve të MEK nga “Kampi i Lirisë” në Shqipëri e ka përshëndetur edhe ish kandidati republikan për president në SHBA, dhe njëkohësisht një nga politikanët më me ndikim, John McCain. Muxhahedinët janë një grup qytetarësh të cilët kërkojnë rrëzimin e regjimit në Republikën Islamike të Iranit. Në vitin 2009, Këshilli i Evropës i nxori “Muxhahedinët e popullit iranian” nga lista e organizatave terroriste ku i kishin klasifikuar më parë. Që në vitin 2012 edhe SHBA-të dhe Kanadaja i kanë nxjerrë “Muxhahedinët” nga kjo listë duke i konsideruar një organizatë që lufton me mjete të ligjshme politike për ndërrimin e regjimit në Iran. Në vitin 2002, ishte “MPI”, që bëri me dije ekzistencën e programit nuklear të Iranit, gjë që rezultoi e vërtetë.
John Kerry: Mirënjohje Shqipërisë për Muxhahedinët
Sekretari amerikan John Kerry ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në mbrojtjen e grupeve vulnerabël dhe në këtë rast për ndihmën e dhënë ndaj muxhahedinëve. Në një deklaratë për mediat, Kerry theksoi se 280 muxhahedinët e fundit janë zhvendosur nga Kampi i Lirisë në Irak të premten e javës që lamë pas. “Largimi i tyre tregon përfundimin e një nisme të rëndësishme për diplomacinë amerikane, e cila ka shpëtuar jetët e 3000 anëtarëve të MEK. Jeta e tyre ishte në rrezik. Kampi ku ata jetonin ka qenë herë pas here pjesë e sulmeve dhe për pasojë shumë persona kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur. Ne jemi përpjekur gjithmonë për gjetjen e një zgjidhje. “Unë kam vizituar Tiranën këtë vit dhe kam diskutuar me qeverinë shqiptare për të ndihmuar në lehtësimin e transferimit dhe zhvendosjen e grupit të fundit të anëtarëve të MEK nga Kampi i Lirisë. Shqipëria ka një traditë krenare, për sa i përket mbrojtjes së komuniteteve vulnerabël. Mund të përmend ndihmën që dha për qytetarët e Kosovës pas konfliktit aty, apo edhe për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Unë i jam shumë mirënjohës Shqipërisë që ishte e gatshme të luante një rol humanitar. Gjithashtu dua të falënderoj qeveritë e Gjermanisë, Norvegjisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Finlandës dhe vendeve të tjera të BE-së, të cilët ndihmuan në shpëtimin e jetëve të anëtarëve të MEK”, deklaroi Kerry.
SHBA, Kongresi voton dokumentin për 2000 iranianët
Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan pritet të miratojë një rezolutë për transferimin e muxhahedinëve iranianë. Nga Kampi i Lirisë në Irak, ata do të transferohen në vende të sigurta mike të Uashingtonit si Shqipëria. Çështja ishte në fokus të vizitës që sekretari i shtetit John Kerry kreu më herët gjatë vitit në Tiranë, e cila u diskutua edhe gjatë vizitës në prill të kryeministrit Rama në Shtëpinë e Bardhë.
Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha: Përshëndes Madam Rajavi, Presidentin dhe të gjithë ju, njerëzit e rezistencës opozitare të Iranit; guximtarë dhe te fortë, opozita më e vjetër e kohës sonë luftuan për lirinë dhe dinjitetin e kombit të tij
Unë kam ardhur këtu për të shprehur admirimin tim të thellë për luftën tuaj, për përpjekjet tuaja të jashtëzakonshme, për luftën tuaj për dinjitetin e personave të kombit tuaj të madh. Ju admiroj dhe e di shumë mirë se çfarë sfidash dhe vështirësish të mëdha ka pasur lëvizja juaj. Kam ardhur me një kënaqësi të madhe sot te ju për të sjellë përshëndetjet e bashkëqytetarëve tuaj, të një komuniteti të vogël të shkëlqyer të cilët një vit më parë braktisën Kampin e Lirisë dhe erdhën në kryeqytetin tonë. Një vit më parë, populli juaj, qeveria amerikane dhe miqtë tuaj evropianë më pyetën nëse mund të merrja një vendim dhe pa dyshim unë nuk hezitova fare të qëndroj në anën e të drejtave të njeriut. Por shqetësimi im ishte nëse ky popull i rezistencës iraniane do të jetë i lumtur dhe i kënaqur në vendin tim? Dhe unë mund t’ju them ju dhe gjithë botës se ata janë të jashtëzakonshëm, komunitet i shkëlqyer, ata gëzojnë mikpritjen e kombit tim. Le të marrim iniciativën për të lehtësuar barrën tuaj, të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur Kampi i Lirisë për të mos lejuar që të kthehet në një vend të tmerrshëm nga forcat që nuk kanë të bëjnë me lirinë dhe demokracinë.