Libri që të loton, “Ditari i Dalip Maliqit, babait zemërvrarë”
Albert Z. ZHOLI
Tragjedia e Otrantos e 28 marsit 1997
Një ngjarje tronditëse, një ngjarje e pabesueshme! Tragjedia e Otrantos e 28 marsit 1997, nuk është një histori njerëzore që harrohet lehtë. Për t’iu larguar varfërisë ekstreme dhe tragjedisë së vitit 1997, me shpresën se do të bëheshin pjesë e botës ku punohet e jetohet normalisht, më 28 mars 1997 u nisën nga brigjet e Vlorës 115 persona, shumica familjarisht. Të joshur prej trafikantëve që kishin rrëmbyer një anije “Kater i Radës”, siç quhej, ata nisën udhëtimin drejt Italisë, vendit ku shqiptarët kanë pasur “stacionin” më të afërt e të dëshiruar të emigrimit, pa e ditur se ai udhëtim, ajo shpresë do të ishin të fundit e jetës së tyre. Anija me të cilën udhëtonin 115 kërkues të jetës së qetë, u fundos pas një goditjeje katastrofike prej një anijeje italiane në ujërat e Otrantos! Kjo tragjedi e rëndë me 81 viktima të gjetura dhe 24 të zhdukur, ka ndodhur në vitin 1997! Për vite me radhë (1997-2011), familjarët zhvilluan një betejë të ashpër e këmbëngulëse me drejtësinë italiane, për të zbuluar motivin e sulmit të anijes italiane, urdhëruesit dhe autorët dhe për t’i ndëshkuar ata për këtë tragjedi të rëndë ndaj 115 njerëzve të pafajshëm e të pambrojtur. Por gjyqet u zvarritën, gjersa përfunduan në një farsë me 2 dënime të nivelit të hajdutëve të cigareve në super-markete. Ajo që ka mbetur nga tragjedia, është anija shqiptare “Kater i Radës’ i kthyer si relike në Brindizi, pllaka përkujtimore me emrat e atyre që humbën jetën, kujtesa dhe lotët e familjarëve, që bëjnë homazhe çdo 28 mars, duke hedhur lule në det, në kujtim të tyre! Ishte një tragjedi që nuk duhej të bëhej nga ata që e bënë. Nuk kishte asnjë motiv, ndërkohë që anija shqiptare “Kateri i Radës” me 115 persona në bord kishte hyrë në ujërat italiane, ishte anija luftarake italiane “Sibilla”, ajo që e goditi tragjikisht, duke shkaktuar 81 viktima, mes të cilëve 46 gra e fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. U deshën 6 muaj pas ngjarjes, që anija “Kater i Radës” të nxirrej nga fundi i detit bashkë me një pjesë të trupave të viktimave. Në lidhje me tragjedinë e Otrantos, drejtësia bëri objekt të gjykimit si fajtorë, kapitenin e anijes italiane “Sibilla”, Fabrizio Laudadio dhe kapitenin e anijes shqiptare “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri. Me këtë ngjarje Shqipëria e përfshirë në kaosin popullor prej piramidave, përjetoi ngjarjen më të rëndë të emigracionit klandestin, ndërkohë që tragjedia e 81 viktimave të 28 marsit 1997 është kthyer në homazhe, kujtime, lule e dhimbje të familjarëve të tyre…
Gjyqi në Leçe, më 29 qershor 2011, vetëm 2 dënime simbolike
Tragjedia e Otrantos, e ndodhur më 28 mars të vitit 1997 është mbyllur nga Gjykata e Apelit në Leçe, duke dënuar kapitenin e anijes “Sibilla”, Fabrizo Laudadio me 2 vjet e 4 muaj burg. Ndërkaq, edhe kapiteni shqiptar i anijes “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri është dënuar me 3 vjet e 10 muaj burg, si shkaktar i vdekjes së 108 emigrantëve shqiptar. Prokurori i Përgjithshëm Giuseppe Vignola, kërkoi lirimin e kapitenit italian Laudadio, duke pretenduar se përplasja mes “Sibillas” dhe “Katerit të Radës” që kishte emigrantët shqiptarë, ishte shkaktuar nga manovrat e gabuara të komandantit të motovedetës shqiptare, për t’i shpëtuar bllokadës detare në brigjet puljeze. Por, nga pamjet filmike, të siguruar nga prokuroria italiane, shihej qartë anija “Sibilla” një flotë-anije luftarake italiane, që ka goditur në mes anijen e vogël shqiptare.
Lista emërore e 81 viktimave të gjetur e të evidentuar të tragjedisë
1. Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe
2. Blerina Fejzaj, 8 vjeçe
3. Zonja Fjezaj, 36 vjeçe
4. Mihal Fejzaj, 60 vjeç
5. Fatos Fejzaj, 39 vjeç
6. Roland Fezaj, 14 vjeç
7. Oltion Fejzaj, 13 vjeç
8. Mimoza Xhavara, 32 vjeçe
9. Kamela Xhavara, 9 vjeçe
10. Majlinda Xhavara, 4 vjeçe
11. Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
12. Firdesa Xhavara, 1 vjeçe
13. Gerard Xhavara, 4 vjeç
14. Majlinda Roshi, 38 vjeçe
15. Qemal Roshi, 38 vjeç
16. Roland Roshi, 2 vjeç
17. Pushime Meminaj, 60 vjeçe
18. Donika Idrizi, 40 vjeçe
19. Elona Idrizi, 14 vjeçe
20. Semiranda Idrizi, 11 vjeçe
21. Romeo Andrea, 28 vjeç
22. Silvana Andrea, 18 vjeçe
23. Kristina Andrea, 2 vjeçe
24. Bardhyl Lame, 37 vjeç
25. Tushe Lame, 38 vjeçe
26. Artuela Lame, 35 vjeçe
27. Kasiani Bestrova, 6 vjeçe
28. Viktore Bestrova, 9 vjeçe
29. Konstandin Bestrova, 2 vjeç
30. Anife Begotare, 41 vjeçe
31. Rezart Begotare, 12 vjeç
32. Erald Begotare, 13 vjeç
33. Zeman Avdia, 37 vjeç
34. Nertila Avdia, 11 vjeçe
35. Olsi Avdia, 6 vjeç
36. Irma Greko, 21 vjeçe
37. Kristi Greko, 3 muajsh
38. Bardhosh Deliaj, 46 vjeç
39. Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe
40. Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe
41. Hanëme Birçe, 41 vjeçe
42. Besmir Birçe, 9 vjeç
43. Lavdosh Kaja, 22 vjeç
44. Robert Bajrami, 19 vjeç
45. Miklovan Troqe, 17 vjeç
46. Anastas Mërkuri, 30 vjeç
47. Lindita Demiri, 12 vjeçe
48. Lindita Demiri, 12 vjeçe
49. Bektash Tahiri, 47 vjeç,
50. Andi Aliaj, 17 vjeç,
51. Teferi Saliu, 48 vjeç
52. Lirim Bulla, 17 vjeç
53. Zini Muça, 27 vjeç
54. Ermal Xhaka,18 vjeç
55. Fatmir Geraj, 28 vjeç
56. Kastriot Sharraj, 36 vjec,
57. Përparim Mamanaj, 13 vjeç
58. Zylyma Sulejmani, 22 vjeçe
59. Krenar Sulejmani, 27 vjeç
60. Alban Sulejmani, 4 vjeç
61. Mirand Kuçuku, 28 vjeç
62. Kizeta Sulo, 21 vjeçe
63. Klodian Sulo, 2 vjeç
64. Fiqiri Sulaj, 30 vjeç
65. Ervin Sula, 15 vjeç
66. Latif Berberi, 53 vjeç
67. Maze Seferaj, 31 vjeç
68. Brunilda Seferaj, 25 vjeçe
69. David Seferaj, 1 muajsh
70. Vjollca Kaçupi, 22 vjeçe
71. Albana Botrova, 22 vjeçe
72. Merita Ferko, 32 vjeçe,
73. Bledar Ferko, 10 vjeç
74. Fredi Ferko, 8 vjeç
75. Viktori Kaçupaj, 25 vjeç,
76. Robert Llanaj, 30 vjeç,
77. Ilir Kicja, 34 vjeç
78. Maringlen Bardha, 16 vjeç
79. Kastriot Hasanbashaj, 27 vjeç
80. Klorida Hasanbashaj, 24 vjeçe
81. Xhuljana Hasanbashaj, 3 vjeçe
OTRANTO
– Ajo britmë dhimbjeje mbeti e bllokuar për 14 vjet në skeletin e anijes “Kateri i Radës”, por një vepër arti do e mbajë në memorie gjatë me shekuj tragjedinë e Otrantos, natën e 28 marsit të vitit 1997. Ishte ulërima e 81 shqiptarëve që vdiqën në atë që u quajt “masakra e të Premtes së Mirë”, piskama e sotme e të afërme që humbën të dashurit, edhe e të gjithë atyre që mbrojnë të drejtat e emigrantëve.
Por, sot kjo britmë, piskamë do të shndërrohet në një himn të paqes e dashurisë, në vendin që më shumë se gjithçka përfaqëson natyrshëm kryqëzimin e rrugëve të dy popujve, Otrantoja. Lajmi u njoftua në një speciale të Quotidiano të Puljas.
Në prill 2011,nisi një seminar ndërkombëtar i artit kontemporan me temë emigracionin, që do të përqendrohet në transformimin e relikes të anijes shqiptare, “Kateri i Radës” në vepër arti, dedikuar shqiptarëve që u mbytën atë ditë marsi, trupave që nuk u gjendën kurrë, familjarëve që qajnë dhe sot e kësaj dite të humburit. 8 artistë që morën pjesë në projekt do të koordinohen me skulptorin grek Costas Varotsos. Vepra do të vendoset në hyrje të Portit të Otrantos, pranë plazhit, përballë brigjeve shqiptare. Seminari u zhvillua në datat 12 deri 20 Dhjetor dhe përfundoi me një ekspozitë ku u paraqit hapësira publike dhe private e qytetit të Otrantos me qëllim rritjen e numrit të turistëve. “Artit bashkëkohor, – tha këshilltarit i zonës për Rini dhe Paqe, Ciccarese Bruno,- është një mjet, nëpërmjet të cilit një komunitet mund të reflektojë mbi identitetin e tij dhe rolin e saj në kohë bashkëkohore, në lidhje me ngjarjet që kanë dimensionin e historisë. Kjo është arsyeja për zgjedhjen e Otrantos për të organizuar këtë vepër arti”.
Në udhëtimin e tij 14 vjeçar mes gjyqeve dhe një hap larg shkatërrimit, “Kateri i Radës” më në fund pritet të mbërrijë në stacionin e fundit.
Më tragjikja e Ontrantos, humbën jetën katër, nga pesë pjesëtarët e familjes Xhavara!
Në këtë ngjarje humbën jetën katër nga pesë pjesëtarët e familjes Xhavara. Humbën jetën nëna me tre fëmijë, por shpëtoi kryefamiljari i kësaj familjeje Viron Xhavara. I tronditur nga kjo ngjarje makabre, babai i Mozës (e cila ndërroi jetë bashkë me tre fëmijët atë ditë, dy vajza një djalë) Dalip Maliqi, ato ditë ka mbajtur një ditar tepër rrëqethës. Kur e lexon, lotët të rrjedhin vetiu… Një ditar i rrallë i një babai zemër vrarë. Ai ka hedhur në letër mbaresa dhe kujtime me një ndjeshmëri të pazakontë. Dalipi ndërroi jetë para kohe vetëm nga kjo dhimbje… Ja disa pjesë ditari…
Jetëshkrimi i Dalip Maliqit
Dalip Maliqi lindi më 2 Prill 1937 në Nepravisht, Gjirokastër. Në vitet, 1945-1949, kreu me rezultate të mira shkollën fillore, Nepravisht, Gjirokastër. Në vitet 1949-1952, kreu shkollën 7-të vjeçare, në Libohovë-Gjirokastër. Në vitet 1953-1956, kreu shkollën bujqësore në Lushnjë. Në vitet 1958-1967, komisar i postës së kufirit në Bllad, Peshkopi. Në vitet 1971-1967, komandat i postës së kufirit Butrint, Sarandë. Në vitet 1971– 1973, shkoi dhe u arsimua në Akademia Ushtarake ku u diplomua në degën gjitharmësh. Në vitet 1973-1979, komandant i batalionit të ndjekjes (Ministria e Punëve të Brendshme), Vlorë. Në vitet 1979-1986, Shef i Shtabit të Brigadës së Ndjekjes (Ministrinë e Punëve të Brendshme), Tepelenë. Në vitet 1986-1993, komandant i Batalionit të Ndjekjes (Ministria e Punëve të Brendshme) Vlorë. Në vitet Maj 1993, Tetor 2000 në pension.