Sotir Athanasiou: Petroninasi dhe alkatrazi
DIPTIK
Ai e soditi nga larg vizatimin, pa thënë asnjë fjalë. Pastaj, si vendosi syzet optike, u afrua për të parë më nga afër diçka në krahët e pëllumbit që mbante në pëllëmbë e midis gishtash, vogëlueshi pesëvjeçar.
Qe një fëmijë i bukur: brun, sy bojë deti e flokë kaçurel. Le t’a quajmë Petroninas këtë të përzgjedhur me aq kujdes në të gjitha kopshtet e Tiranës.
Ideja nga njëra anë se, zogu fluturues tentonte t’i ikte nga dora (gjë që, kishte shumë të ngjarë;) sepse djali, nga dashuria, por sidomos frika mos i shkaktonte dhimbje shpendit, nuk e shtrëngonte mjaftueshëm. Ndërsa, ngazëllimi fëminor nga ana tjetër; ishin njëtrajtësisht e dyanësisht të përshtatura. Kjo përbënte për mjeshtrin, një zbërthim psikologjik tejet të spikatur.
Detaje të tilla, piktori ishte kujdesur t’i përmblidhte me aq fuqi artistike e paralelisht, vetëm tek sytë dhe vështrimi i të dy krijesave: Pëllumbit dhe Petroninasit. Se, respektonte te secili vuajtjen e dramës së tij.
Zogu që tanimë e kishte humbur lirinë, rrezikohej nga prangat e robërisë, se ai, pas kësaj, do të mbyllej në kafaz me shufra, qofshin edhe prej druri.
Kurse djali, nuk donte t’a humbiste shansin dhe kënaqësisë për t’a pasur këtë dhuratë a trofe, premtuar nga piktori, përpara se të niste pozimin me ‘të.
– Çfarë shikon? – pyeti krijuesi artist kolegun e tij tanimë,
vizitor në studio.
– Qarshtërsisë për të cilën anglezët përmbledhin atë shprehjen:
– Qarshtërsisë për të cilën anglezët përmbledhin atë shprehjen:
“Visible Legacy”.
Piktori tundi kryet dhe vetëm atë çast, u çlirua nga ajo vetëndrydhje tek priste mendimin profesional që do ta ngopte me ajër.
Piktori tundi kryet dhe vetëm atë çast, u çlirua nga ajo vetëndrydhje tek priste mendimin profesional që do ta ngopte me ajër.
Ky moment e ktheu mjeshtrin në pozitën e këngëtarit.
Ndjeu nëpërmjet tij, duartrokitjet e spektatorit shqiptar që i kishte munguar.
Ai kuptoi që tjetri kishte rrokur thelbin e atij portreti.
Esencën dbe aromën e asaj finese për të cilën, i qenë dashur, jo vetëm netë pa gjumë, por edhe ditë tejet të stërgjatura pune sipas parimit: “prish për të ribërë, ringriu për të tejkaluar vetëveten”.
Kështu ai mbante të pacënuar “gjedhenë”, ku qenë të fiksuara përfundi-misht dy hollësi: mprehtësia dhe delikatesa. Të zhndërruara në detyrë, tanimë.
Kështu ai mbante të pacënuar “gjedhenë”, ku qenë të fiksuara përfundi-misht dy hollësi: mprehtësia dhe delikatesa. Të zhndërruara në detyrë, tanimë.
Prandaj iu desh të hapi një dosje e të nxjerri prej andej një duzinë skicash, që gjithsesi, tregonin stadet nëpër të cilat kishte kaluar ai portret dhe jo vetëm.
Hapesirat dhe vendet e udhëtimit. Është për të qeshur, por, në ndonjë rast, edhe vulën në doganat ku kishte shkelur të cilat, kontrolli mbi veprat e artit, në mos ia kalonte vëmëndjes për parandalimin e drogës,
paralel me ‘të, do të ecte.
Gjithësesi, kjo odise, s’ishte gjithaq kënaqësia, se sa krenaria për këtë punë që dilte mbi të gjitha të tjerat, ndonëse “ditëlindja” e saj numuronte dy dekada. Prandaj, kujdesej që, në rradhë të parë, ky portret, të ndodhej në mesin e punimeve të tjera, në ekspozitat e kryeqyteteve të Europës, por edhe të zinte kryet e vëndit.
– Në shumicën e tyre, miku im, është nënvizuar në anglisht nga ata që e kanë parë, pikërisht kjo shprehje që sapo thatë: “VISIBLE LEGACY”.
Kolegut i rrëqethi tërësisht kurmin ky zbërthim që bënte fjalë për hallkën e ardhur nga e shkuara dhe që duhet mepatjetër të lidhej me ganxhën e së ardhmes.

Atë çast, është pak të themi se: krahët e pëllumbit veshën plotësisht kënaqësinë e tij.
Provuan shijen që sjell vullneti i ndrydhur.
Forcën e nxitur nga liria e shprehjes.
XINGOGRAFIA për të vazhduar karakterizimin,
mori hov të ri, gjithashtu.
– Ti ke bërë edhe portretin e munguar? – pyeti i çmeritur, njohësi i pikturës dhe kritiku i artit të saj,
– Ti ke bërë edhe portretin e munguar? – pyeti i çmeritur, njohësi i pikturës dhe kritiku i artit të saj,
por që fatkeqësisht, s’kishte patur rast të njihte caqe të tjera, veç kufijve shtetëror në vëndit e tij.
– Sigurisht, por nga e kuptove? – iu përgjigj pyetjes me një kontrapyetje piktori.
– Nga fakti se, shprehja angleze që përdora unë në vëndin e duhur, vërej me kënaqësi të përkojë edhe me konstatimin e të tjerëve. Ata sigurisht, s’duhet të kenë qënë njerës dosido, por estetë të artit vizatimor.
– Po, – tha piktori. Është e vërtetë. Me të njëjtat terma kanë pasqyrusr konsideratat e tyre edhe korifejtë e artit vizual.
– Domethënë se unë kam të drejtë të deklaroj gjithçka mendoj hapur.
– Sigurisht dhe pa asnjë dorezë. Ashtu siç edhe jemi mësuar midis shokësh, emërtuar: XINGOGRAFIA.
– Dëgjo atëhere mendimin tim të zhveshur nga çdo paragjykim, ashtu siç edhe është ngrijtur shoqëria jonë:
– Në këtë portret, shoh vështrimin më të pastër, më të kthjellët si dhe më të dlirët, që shpreh: pafajsinë fëminore, lirinë, tejdukshmërinë dhe sigurinë. Veç këtyre, duhet të tonizoj se: dritën dhe ndriçimin e merr edhe nga një dorzani që s’mund të mos lexohet pikërisht nga ajo mospërzierje në fëlliqësitë e jetës që na I siguron mosha me naivitetin kulmor të saj. Dhe jo vetëm, por me trashëgiminë e pastër morale në disa breza.

Aty unë kam lexuar edhe largpamësinë që premton i vogli për të mbërrijtur kë?
Të pamatën! Të përtejmen! E pse jo: të paarrijtshmen!
Dhe, jam i lumtur të pohoj që ia ke mbërritur.
Për këtë të përgëzoj! – Por… – dhe ai e ndali frymën.
Vështrimin ia hoqi pikturës për t’u përqëndruar në portretin e autorit të saj:
– Ti ke ndërhyrë në ‘të vite, shumë vite më pas? Po, apo jo? Dhe në qoftëse po, pse?
Piktori për një copë herë mbeti pa fjalë dhe të dy, edhe pse, tepër rrallë, ndezën nga një Malboro.
Ata bluanin secili në botën e tij.
Piktori për një copë herë mbeti pa fjalë dhe të dy, edhe pse, tepër rrallë, ndezën nga një Malboro.
Ata bluanin secili në botën e tij.
Shtëllunga e atij tymi, shokut, në vënd që t’ia kthjellësonte shkakun e dyshimit të sapo shprehur e mjegullonte më tepër atë.
Ky qe çasti, kur pranojmë atë që jemi mësuar të themi se: pas çdo turbullire, patjetër fshihet, ose shfaqet një tejdukshmëri.
Veçse, ajo që s’e përtypte dot ai, qe shenja e një errësire, ngjajshmërisht dhe në mënyrë dramatike, me një yll vite dritë të largët.
Tendencën e tyre, astrologët duan të na i shpjegojnë për katastrofalen:”vrimën e zezë”.
Për çfarë i duhej kjo autorit që kishte ndërhyrë vite më pas?
“Kritiku”-n, le t’a quajmë kështu shokun estet të artit vizual, kjo e shqetësonte së tepërmi.
Po piktorin?
2.
Piktorit tani do t’i vinin, jo vetëm fjalët, mbase edhe vuajtjet shpirtërore të cilat, si në artin e të shkruarit, janë kostante, madje të pandërprera e ndofta, me tepri.
2.
Piktorit tani do t’i vinin, jo vetëm fjalët, mbase edhe vuajtjet shpirtërore të cilat, si në artin e të shkruarit, janë kostante, madje të pandërprera e ndofta, me tepri.
Ai hapi një tjetër dosje ku kishte “gjedhenë” e një tjetër portreti “bust”. Shkoi e vendosi në krah të të parit. Dhe u largua nxitimthi.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i shokut të tij të fushës:
– Uau!
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i shokut të tij të fushës:
– Uau!
Ç’është ky bandit i frikshëm?
Ku e ke qëmtuar ? – tha dhe nisi shkallëzimin ngjitës të arsyetimit: Mos vallë ke qënë, siç edhe kam lexuar për Fortesën e ngrijtur, te ai Ishulli Shkëmbor në Gjirin e San Françiskos?
Ti paske qënë në ALKATRAZ?!
Piktori vuri pak buzën në gaz.
Piktori vuri pak buzën në gaz.
Ishte një e qeshur me dhimbje.
Më shumë një nënqeshje dëshpëruese.
Si një turfullim që s’ishte pranë kapardisjes, siç jemi mësuar të shohim tipa ironik e sarkastik pas saj. Jo.
Ishte ajo grimasë që vërehet tek njeriu i bindur për të ashtuquajturin “kurth” të ngrijtur enkas nga autori i këtij DIPTIKU.
Dhe ja sepse.
Në të, përpara se të lexohej vuajtja, ndihej ulërima dhe revolta bashkë që akuzonte.
Në të, përpara se të lexohej vuajtja, ndihej ulërima dhe revolta bashkë që akuzonte.
Kë?
Mos vallë këtë padrejtësi që ofron vetë jeta?
– Po. Bandit dhe i frikshëm është. Në burg e kam qëmtuar. Por jo në Ishullin Shkëmbor të San Françiskos. Pra, jo në ALKATRAZ. Por diku, në një nga burgjet tona të sigurisë së lartë.
Tjetri vuri sërish syzet për të parë më mirë.

Dhe iu afrua pikturës, ashtu siç bëri edhe më parë me atë portret aq të bukur të vogëlushit “Petroninas”.
Lexoi në ‘të ngjajshmërinë dhe e mori me mënd se këtu bëhej fjalë . . .
Falmë, o Zot!
Por këtu flitej për të njëjtin portret në kohë dhe vëndet të ndryshme.
Ja për çfarë i duhej ndërhyrja autorit.
Ja ku fshihej ai i ashtuquajtur yll vite, shumë vite dritë larg që paralajmëronte shuarjen: “vrimën e zezë”- dhe…
esteti nisi të flasë me vete: Pse çuditesh o mjeshtër?
A nuk i lexove shenjat e kësaj tragjedie?
Po dyshimi i mëparshëm në sfondin me bar të Petroninasit,a nuk ia bënte m’u?
E gjithë ajo hije, a nuk nënkuptonte formën e gojës së Pitonit**)?
A nuk ishte thuajse e njëjtë me dëndësinë e mjekrës në portretin e Banditit?
Por ti, s’deshe te bindeshe. Ndonëse e dije: se në pikturë, asnjë penelatë, nuk hidhet pa qëllim.
Dhe ishte jashtë çdo imagjinate prania e Pitonit në bar.
Domethënë në shesh-mejdan.
Që paralajmëronte:
Çfarë?
Egërsinë, brutalitetin, tërbimin, tmerrin nga një vetëgjyqësi e cila do t’a rivalizonte e do t’a linte ku e ku PITONIN. Edhe sa i takon tinëzisë.
Brenda vetes “kritiku”, mendoi thirrjen: “Mos durosh, o Perëndi, që lejon të tilla fate”!
Por, nuk foli.
Klithi me tërë forcën e trupit dhe shpirtit të tij delikat prej artisti:
– Thuaj që s’është e vërtetë!
– Thuaj që s’është e vërtetë!
Thuaj se është thjeshtë një ngjashmëri krejt rastësore, ashtu siç shëmbëllejnë, padyshim fëmijët e një nëne!
Thuaj, i poshtër! – dhe i afrua tashmë përpara hundës, si dikur në rininë e hershme kur edhe kacafyteshin, për të mbrojtur secili variantin e vet të gjykimit estetik me gjeste e mënyra jashtë saj.
Prandaj e “shtrëngoi” për fyti shokun e tij piktor për të shtuar:
– Pse s’flet? Apo është sajesë për të bërë sensacion, siç i pëlqen borgjezisë kapitaliste? Thuaj se ÇMENDIA është kaq ngjitur me IDEALEN?
Si nuk t’u dhimbs ky vogëlush Petroninas dhe vajte e bëre BANDIT?
Me ç’të drejtë, o . . . bojaxhi?!?
Folë të thashë, përpara se t’a lë këtë BOTË FARE TË NDYRË!?!
Po si mund t’i fliste Ai, shokut të tij, kur sytë u qenë mbushur me lot të dyve.
Dhe, si të mos mjaftonin lotët që po I zinin grykën, piktori ndjente edhe dorën e kolegut si një ganxhë, morsë a djall që po e shponte me brirët e tij?
Ndjente XINGOGRAFINË ***) në veprim?
Kur më në fund, u çlirua nga mbërthimi i atij laku, resiti me të pasmen e pëllëmbës sytë dhe pa se shoku i tij i çtensionuar tanimë, po vinte nën gjuhë tabletin e zëmrës. Sytë e tij qenë me lot.
Piktori i afroi karike dhe për t’a ndryshuar disi gjëndjen, i tha:
– Ti që je me zemër dhe ke ndjeshmërinë e një çunaku si “Petroninasi” që ka frikë t’a shtrëngojë një pëllumb se mos i shkakton dhimbje, kujtove se gjete tek unë fajtorin pa faj? Hajde e mos beso pastaj, sa për të qeshur, është.
Tjetri nuk foli.

Piktori nxorri celularin dhe përpara se të porosiste dy kafe ekspres, mori edhe pëlqimin e shokut që miratoi me tundjen e kokës.
Se e dinte që nuk i bënte mirë, çdo lëvizje, qoftë edhe e folura.
Tani, të qetë që të dy shokët, tek gjebrin kafenë, mund të flisnin më qetësisht:
– Banditi që sheh në portretin e dytë, siç edhe e ke kuptuar, është po ai vogëlush i portretit tek mban midis gishtërinjsh dhe jo tek shtrëngon, një pëllumb.
Viti i Mbrapshtë ’97, e gjeti emigrant në Greqi. Kishte shkuar të punonte për të grumbulluar paratë dhe kur të blenin një apartament, të shpallnin martesën. Banditët i përdhunuan të fejuarën dhe ai kthehet në vëndin tonë. U fut në një bandë i maskuar, a i tjetërsuar për të zbuluar prej tyre emrat e vërtetë të katër maskarenjve. Kur i gjeti. Ata ishin ndarë dhe kishin formuar tri grupe të ndryshme, ashtu si llojet e gjarpërinjve, a kuçedrave që shumëfishojnë kokën kur u pritet e para. Të katërtin, që ishte edhe i pari i tyre, nuk e takoi. Ai kishte ngrënë një thikë në bark dhe e kishte lënë i pari këtë botë.
Piktori heshti.
– Dhe?
Të dy ndezën edhe nga një tjetër Malboro.
– Dhe?- përsëriti pyetjen shoku.
– Dhe…, s’është vështirë të merret me mënd se: kallashi i “Banditit”, i likuidoi tri personat e kërkuar.

Të tjerët, të keqkuptuar, shpartsllusn njëri-tjetrin.
Akuza: larje hesapesh. Kur duhej të ishte vetëm hakmarrje dhe mund të dënohej më pak se burgim të përjetshëm.
– Ishte identik siç e ke hedhur?
– Orgjinal, me ndonjë përjashtim që ma dikton arti.
– Si e njojte?
– Nuk e njojta. Më njojti vetë “Petroninasi” edhe pse kanë kaluar plot dy dekada.
– Çudi. Me gjithë atë peshë mbi shpinë dhe të ketë një kujtesë kaq shëmbëllore?
– Është pranuar nga të gjithë se i vogli e njeh të rriturit. Ky i dyti, ndryshon më pak në krahasim me të parin.
– Dhe?
– Më foli vetë. Unë po kaloja në koridorin e gjatë të burgut ku pata shkuar për të përzgjedhur…
– Si në kopshtin e “Petri Ninit”, – e ndërpreu shoku dhe gëlltiti lotët nga që dhimbja s’I ishte larguar ende.
– Pikërisht ashtu. Më foli: – Zoti Piktor, do të më bëni një portret?
Unë u shtanga. Jo se e njoha menjëherë. Por, se e mora me mënd kush mund të ishte dhe do të mbetesha për ca çaste si i ngrirë. Shtangia e menjëhershme, ashtu si do të më mpikste gjakun në damarë dhe do të ndjeja vështirësi në frymëmarrje, do të më thante edhe pështymën në gojë që m’u zhndërrua në xhelatinë.
Ai e kuptoi efektin e kësaj përplasjeje dhe në mos për t’a shpënë deri në skaj, për të më çtrullosur, tha:
– Jam “Petroninasi”. Ai vogëlushi që më dhurove pëllumbin dhe që pozova dy dekada më parë.
Mua m’u hapën sytë dhe m’u kristalizua gjithçka. Ai përsëriti:
– Do ma bëni portretin?
– Po, – i thashë dhe fjalët e tjera s’më dilnin.

Më duket se duhet të kem thënë:
– Do t’a bëj duke lotuar nga dhimbja.
Atij iu mbushën sytë me lot dhe u mat të më përqafonte, por u tërhoq.
Atëhere iu afrova unë dhe e rroka në qafë.
Të dy shpërthyen në lot dhe ndënji gjatë ashtu.
Kur u shkëputëm, mbaj mënd që ishashë:
– Do të t’I sjell të dya pikturat këtu në burg.
– Dhe fjalën e ke mbajtur?
– Sigurisht dhe jo vetëm kaq. Unë shkoj e takoj çdo muaj atë.
Pas kësaj që tregova, ka mbetur edhe një tjetër detaj.
E fejuara e “Petroninasit” të shndërruar në bandit e gjeti kapon e përdhunuesve të saj dhe si të ishte Sharlota e Revolucionit frances, që vrau Maratin, në momentin intim, i çau barkun me thikën e fshehur në çarape.
Edhe këtë akt vetëgjyqësie, drejtësia jonë e klasifikoi si “larje hesapesh “dhe e dënoi me…”Burgim të përjetshëm”!
————————
*) Paramnezi = Përzierje e realitetit me trillin artistik.
**) Piton = Gjarpër I madh, pa helm, por mund të gëlltisë një dash të tërë. Ai është 10 metra i gjatë.
***) XINGOGRAFIA = Shoqëria letrare.
Please follow and like us: