Sotir ATHANASI: Kartolina
Tregim i jetuar
Motrën time gjithmonë e kishte ndihmuar rastësia se, që në lindje dhe vijueshmërisht, ajo do të ndodhej përherë në vëmendjen e të tjerëve. Këtyre sikur iu diktohej me forcën e një autoriteti jashtëvullnetor të rrethanave që, jo vetëm t’a përfillnin, por edhe të përkujdeseshin për ‘të.
Kur lindi ime motër, unë kisha mbushur pesë vjeç. Babai, do të na përshkruante me ngjyra tejet të ndezura dhe po kaq të ndritur një ndodhi teksa po festonim dhjetë vjetorin e ditëlindjes sime. Do të kalonte edhe një dekadë që ta kuptoja të patreguarën dhe mbase të hamendësuarën që kishte të bënte me acarrimin, por edhe zbutjen e luftës së klasave. Se duhej që qe kjo e dyta që, e kishte ndrequr disi e rivendosur në një farë mënyre, kinse mekanizmin e harmonisë midis njerëzve. Dhe im atë, i qe përfshirë e pse jo, përshtatur hijshëm asaj, gjithashtu.
Shkurt, vajti në maternitetin e vetëm të Tiranës në ato vite dhe kishte në dorë, përveç një buqete me lule edhe një kartolinë. (E nënvizova miqt e mi, se kartolina për atë kohë ishte tepër e rrallë, për të mos thënë si një stoli e panevojshme.) Por im atë mendonte ndryshe. Kartolina do të vihej në komedinën e mamasë sime-lehonë dhe që duhej, patjetër të zëvëndësonte dorën përkëdhelëse të tim eti. Ose, të paktën të përcillte një mesazh dashurie.
Kartolina ishte e thjeshtë. Një pendë pranë një shishe boje që, gjithsesi e shprehte, veçantinë e dërguesit dhe sidomos gëzimin e tij të jashtzakonshëm. Në ‘të, jo pa frymëzim, im atë do të shkruante. Çfarë? Le t’a lexojmë atë.
E dashur, të na rrojë vajza!
Vallë, a do të krenohet vëllai me bukurinë e vogëlushes
që sapo ka ardhur në jetë?
Unë shpresoj se po. Nga që ajo, pa tjetër që do të të ngjajë Ty.
Të lutem puthe. Por me kujdes!
I yti për jetë!
Dhe në vënd të emrit, ai kishte vënë:
F a t m a d h i
Ajo ditë do të qe e mbushur me peripeci.

‘Aventura’ do të niste që te ajo portë me shufra hekuri, kur një infermjere tiranase, me veshje të bardhë dhe thuajse tejet të ngrirë, kur pa tim atë me orkidë në dorë dhe kartolinën sipër saj, u zbardh nga befasia dhe i ndritën sytë:
– Ej! Me lule vëllai jonë!?
Dhe pa pritur përgjigjen e tij, shtoi:
– Më pëlqen pa masë. T’a dish. Boll ma me kavanoza reçeli që sillen për me fo barkun. Për kësi lulesh i bi të hollët shpirtit. Të lumtë, vllajo!
– Faleminderit!
– Çfarë ka pjellë, gruaja juaj?
– Nuk ka pjellur. Ka lindur, moj fisnike e palodhur që, shpie lart ngarkesën më të rëndë: dashurinë njerzore. Dhe zbret poshtë shportën më të bukur spërkatur me huzëqeshjen tuaj trëndafil…
Pason një heshtje tejet këndellëse.
Nga ato që jo rrallë na vënë në një pozicion të tillë ku,
vrasja e ndërgjegjes vjen kaq natyrshëm,
kaq butë, sa njerëzorja kthehet në qiellore.
Afrohen edhe të tjerë.
Infermierja ndodhet ende në atë proces ku vendin e zë përshtatja me një bashkëbisedues pak të çuditshëm.
Aspak i vështirë për t’u kuptuar.
Dhe po kaq i lehtë për të pranuar ballasi… rrëshqitjen e…, gjuhës.
– Më fal, o burrë! Por. . .
Im atë që s’e lë të vazhdojë ndërgjegjësimin:
– Ty të ka falur bujaria jote.
Tek ajo kishte triumfuar më e mira e saj.
U çel si trëndafil. Buzëqeshi:
– Dhe çfarë ka lindur bashkëshortja juaj?
– Vajzë!
– VAJZË?!
– Po.
– Dy çudina brënda ditës së sotme, – tha ajo.
Ende nuk po kuptonte që edhe për veten e saj,
përpara tim eti, përbënte, të paktën, një çudi më vete.
Por i ra shkurt, se e ndjente që i duhej me patjetër një shkëputje.
Mbase, për të…, medituar. A për t’u ftilluar.
– Dhoma dhe kati, a është shkru në rregull?
– tha me një të folur instiktive dhe një rihutim të pazakontë.
– Po.
Dhe nuk duhej më shumë që infermjerja me ngjyrë të purpurt në fytyrë, të largohej me nxitimin e fluturës, por edhe në ‘misionin e pëllumbeshës së dikurshme të postës. Me ndryshimin e vetëm se nuk e kishte të lidhur në këmbë porosinë e dërguesit, por e mbante në dorë atë.
(Domethënë kartolinën). Dhe s’kishte aspak faj.
E gjithë biseda me tim atë i ngjiste lojës sonë të fëmijërisë: ngriva – shkriva.
Veç kësai, ishte më se llogjike që ajo t’a lexonte e para kartolinën.
Prandaj me një gjallëri dukshëm harlisse, e mori atë nga buqeta (edhe sepse ajo përbënte një karton të palosur si libër dhe të grishtte për të. . ., mëkatuar) . Sigurisht që e lexoi me një frymë.

Ktheu kryet nga kangjellat, ku im atë ende qëndronte aty, paksa i tërhequr që t’u linte vënd edhe të tjerëve, kur dëgjoi atë të thotë me zë të lartë:
– Çudia e tretë!
Kaq tha dhe u ngjit për t’i shpënë mamasë sime: dashurinë, gëzimin dhe lumturinë e tim eti, për lindjen e sime motre.
Por, ai do t’a kuptonte vetëm pas disa ditësh se çdo të thoshte ajo fisnike tiranase me përcaktorin:
Çudia e tretë!
Qe çasti kur doli mamaja ime nga shtëpia e lindjes shumë e gëzuar.
Tejet e përfillur dhe nën vështrimin e kujdesin e gjithë personelit mjeko- sanitar.
Veç së tjerash, dhoma e saj qe bërë si vënd peligrinazhi.
Çkishte ndodhur?
Infermjerja tiranase lulet ia kishte shpënë mamasë në çast, sapo qe ngjitur në katin dhe posa qe futur në dhomën e saj. Por nuk kishte ndodhur kështu edhe me kartolinën e cila mbërrijti të nesërmen në darkë.
Kartolinën e kishin marë për t’a lexuar së pari infermjeret e të gjitha pavioneve në shenjë solidariteti.
Pastaj zbriti poshtë te laboratorët e analizave.
Natyrisht, jo për t’a zbërthyer e përimtuar mikrobiologjikisht.
Dhe, as për ndonjë shqyrtim ideologjik.
Thjesht për të shuar kureshtjen e atij mesazhi urimi.
Si kudo, edhe këtu, u respektua parimi i shkallëshkallëshmërisë.
Në krye iu dha sekretares së organizatës së partisë e cila punonte në lavanterinë e maternitetit. Ajo, sapo u njoh me materialin, tha:
– Më shpini te fëmija e kësaj nëne. Do t’ia çoj unë në orarin më të afërt të gjirit.
Se ndjehem mjaft e kënaqur për të tillë bashkëshortë të emancipuar edukuar nga PARTIA.

(Se ajo nuk e dinte që im atë ishte i deklasuar) .
Kur shkuan te Drejtori i këtij Institucioni, që ishte njëherësh edhe një kirurg i zoti dhe me emër në fushën e tij, ai sapo kishte dalë nga një lindje vërtet e vështirë e po lante duart. Tekstin e mesazhit ia lexoi me ton radiofonik një infermjere që shkëlqente, veçanërisht, kur vinte orari i punës politike. E sidomos, leximi i veprave të shokut Enver. Doktori si buzëqeshi ëmbëlsisht, nga që i doli në shteg porosia e vazhdueshme e tij, tha:
– Këshillat e mia në mënyrë të përsëritur për rolin që luan te lehina veçanërisht ana psikologjike, ju nuk duhet t’i merrni si…, të themi, larje dhe dizinfektim duarsh.

Jo dhe këtu ‘JOJA’ duhet të jetë me gërma të mëdha, kapitale.
Ndryshe u shpreh Shefja e Financës.
Ndryshe u shpreh Shefja e Financës.
Për të kursimet në shpenzime, sidomos për materialet që siguroheshin te kapitalistet me volutë, përbënin alfën dhe omegën e gjërave.
– Ky tekst, vlen vërtet, se edhe fjalët janë mjaft, po deri në qindarkën e fundit, domethënë deri në gërmën e pasme, të shpenzuara me nikoqirllëk. Bravo autorit të tekstit! Domethënë bashkëshortit të vëmëndshëm të kësaj nëne, i cili si t’i kishte mbështjellë me një bandazh steril, ka dhënë esencën, jashtë ndikimeve mikroborgjeze, i lumtë!
Kështu, me këto përshtypje u kthye mamaja ime bashkë me babanë atë mbasdite të gëzuar e me duar plot. Mbanin në duar motrën time të porsa lindur.
Por këto çaste të lumtura, përfshi edhe mua, që u bëra me një motër, do të prisheshin disi, sapo korjeri solli gazetën ‘Drita’. I vetmi organ ku ishte abonuar im atë. Ai e shfletoi nxitimthi atë dhe u thartua në fytyrë, kur lexoi njoftimin e pakëndshëm që një poeti i hiqej e drejta e botimit, vetëm e vetëm se në poezinë e tij, ai kishte përdorur si metaforë Kullën Eifel. Kaq duhej që të akuzohej për dekadentuzëm.
E vërteta është se ai kishte shkuar në një bazë blektorale dhe aty, i detyruar që të shkruante për një brigadjere, pasi s’kishte parë asgjë poetike, përveç qumështit, kish hedhur, pa e vrarë mëndjen këto vargje:
Dhe në qumësht, sërisht brigada,

Me rezultate të larta ajo del,
Se udhëhiqet nga e bëjshmja, kryelartë
Me gjoksin si maja e Kullës Eifel.
Për të u tha se autori dekadent pse nuk e krahasoi gjoksin e mjelses me bajonetat të cilat i kemi të ngrijtura për armiqtë e brëndshëm e të jashtëm, të vëndit tonë, por me një objekt borgjez, të ngrijtur me gjakun e klasës puntore shfrytëzuar deri në palcë nga borgjezia. Prandajë le të përfundojë si ai tjetri i festivalit në tekstin e një kënge ku, thoshte se “nga buzët e saj, pikonte era limoni “. Kur dihet se pikon era barut.
Nuk e hodhën nga Kulla Eifel. Por i hoqën të drejtën e botimit për gjithë jetën. Llaf goje.
Pas kësaj, im atë i kërkoi time mëje kartolinën për t’a fshehur diku në morinë e librave. Arsyeja? Mund të dilte dikush dhe të thoshte:
Kush është shkruesi i saj? Pse s’ka vënë emrin e vërtetë, por fshihet pas një pseudonimi FATMADHI?!?
Ishte koha e të tilla arsyetimeve dhe jo e . . . K A R T O L I N A V E.

Please follow and like us: