Albspirit

Media/News/Publishing

‘Fischer Verlag’ riboton dy romane të Kadaresë ‘Piramidën’ dhe ‘Darkën e gabuar’

“Piramida” ngjan shumë me “Pallatin e Ëndrrave”: Keopsi i ri ishtë po aq naiv dhe i sinqert, sa dhe Mark-Alemi. Por në ndryshim me këtë të fundit, qysh në fillim të romanit ai është i vetëdijshëm për pushtetin e tij. Atë çka ai nuk e koncepton dot,është nevoja e ndjekjes së traditës faraonike për varre të përjetshme. Mirëpo dëshira e tij për modernizim bie ndesh me këmbënguljen e këshilltarëve: ndërtimi i piramidës duhet përdorur si mjet për të shtypur popullin. Merret vendimi: përmes një ingranazhi njerëzor, tepër njerëzor, kantieri shkakton shpërbërjen fizike të vendit dhe atë mendore të faraonit. Ironia dhe grotesku janë, për lexuesin, rrënojat e fundit të vitalitetit në këtë univers të molepsur. Duke përsëritur fantazmën e familjes, fëmijët e faraonit do ta çojnë në kulme të reja këtë rrënim.

“Një mëngjes dimri, faraoni i ri, Didufriu, shpalli përpara ministrave dhe këshilltarëve të vetë të ngushtë ndërtimin e Piramidës së vet. Ishin aty, djali tjetër i Keopsit, Kefreni, si edhe vajza e vetme Henotsen, ajo që prej kohësh nuk kishte shkelur në pallat, për shkak shthurjes. Të githë, me fytyra të shtangura, dëgjonin fjalët e faraonit. Ai nuk dha ndonjë mendim të veçantë as për gjatësinë e brinjës, madje as për lartësinë e piramidës, dhe ata nuk dinin ç’kuptim ti jepnin kësaj.

E motra, me një mospirfillje të hapur, vështronte githçka. Flitej se kohët e fundit, duke përfituar nga trullosja e të atit, po bënte një profkë të re: një piramidë për veten e saj. Flitej se secilit dashnor i kërkonte një sasi gurësh, kështu që një zot e dinte se sa dashuri duhej të bënte ende, gjersa piramida të lartësohej.

Një pjesë e kryeqytetit nuk merrej veçse me të. E quanin piramidë femër, hije e seksit të Henotsenës, thellësia e tij, projektimi mbi sipërfaqe, phallusi vaginhondëshmues, apo sekskut etj.,etj.Ajo i dëgjonte të gjitha dhe aq i bënte. Madje, flitej se kishte thënë: meqenëse gratë e Egjiptit janë ftohur e kanë hequr dorë nga dashuria, do të bëj unë sa për të gjitha. Dhe piramida le të dëshmojë se nuk jam mburrur kot”.

JEAN – LUC TINGAUT

” L ‘Oeil de doeuf”, Paris, maj 2000. 

Please follow and like us: