Albspirit

Media/News/Publishing

Arjan Korkaj: Baladën “Kthehu” ia dedikoj mallit dhe dashurisë

INTERVISTA/Flet këngëtari i mirënjohur Arjan Korkaj: Baladën “Kthehu” ia dedikoj mallit dhe dashurisë

Albert Z. ZHOLI

Ka afërsisht dy vjet emigruar në SHBA por malli për Shqiëprinë e ka përvëluar. E kishte ëndërr të shkonte në vendin simbol të demokracisë ku me të vërtetë gjeti veten por sërish, të afërmit, miqtë, shokët  kënga, aktivitetet e shumta nuk i largonte asnjë moment nga kujtesa. Edhe pse larg mbante lidhje të vazhdueshme me atdheun dhe tashmë që është kthyer përkohësisht i është dedikuar vetëm këngës, klipeve dhe projekteve për një album të ri. Greqi-Shqipëri-SHBA ky është trinomi i vendeve ku Korkaj ka kërkuar dhe kërkon suksesin në jetë dhe në muzikë.

–  Kur e keni realizuar Klipin me Baladën “Kthehu”?

Ky klip me baladën “KTHEHU” u realizua në muajn Prill të vitit 2018! Kjo baladë erdhi pas 2 vitesh në heshtje, pasi shkuarja si emigrant në Amerikë, përcolli një mnëyrë jetese krejt të re ku dhe ngarkesa e punës dhe e jetës së re më largoi paksa nga komunikimi me fansat dhe dashamirësit e mi. Në këto dy vjet unë shikoja zhvillimet e reja, shikoja mënyrën ndryshe të jetesës dhe u mundova të akumuloj sa më shumë eksperienca për të dalë para fansave ndryshe dhe me tjetër ritëm. Besoj se kam arritur atë çka kam pritur dhe dëshiruar.

– Kush është autori  i kësaj balade dhe çfarë ka në thelb kjo baladë?

 Ndryshe nga herët e tjera duke marrë parasysh largësinë nga atdheu kisha muaj që çdo natë shkruaja në letër vargje të ndryshëm që buronin nga zemra. Kam punuar disa muaj me këtë tekst pasi doja në vargje të isha unë vetë, të isha me të gjitha dëshirat dhe brengat e mia, për të parë me sytë e arsyes largësinë që nuk e mposhti dashurinë për atdheun dhe për njerëzit e dashur. Kjo është në përgjithësi si ide dashuria.

– Po në veçanti?

Në veçanti kënga përcjell mesazhin e ndjenjave dhe të dashurisë shpirtërore , sado larg të iki një person që e do e pret të kthehet qoftë edhe si kujtesë. Pra ka dhe një dedikim jot ë drejtpërdrejtë por me nëntekst. Ja disa vargje:

 Përse o Zot kështu kjo jetë

 Një ndjenjë plot me dashuri

 Përtej dallgëve ti më prêt

 A’do kthehesh përsëri ?!!

Pritja, ankthi, dëshira janë pjesët më interesante të jetës ndaj kjo Baladë më ka rrëmbyer të tërin, më ka bërë për vete. Ndaj dhe më ka marrë goxha kohë dhe e pata projekt që muajt e parë të emigrimit, por e realizova 2 vite më vonë. Ndoshta tani u poqën kushtet dhe koha ishte më e përshtatshme.

– Po muzika e kësaj balade nga kush është bërë?

Këtë këngë e ka kompozuar kompozitori me përvojë Klodian Qafoku. Ai ju përshtat shumë mirë tekstit të këngës dhe mund të them se kënga ka dalë unike, e mirëorganizuar dhe jep emocion. Sigurisht, muzika është një ndër elementët kryesorë të një kënge.

 – Ju tashmë po ideoni për një CD të re? Sa këngë do të ketë?

Kam menduar se pas baladës numri i këngëve që do të përmbledh dhe jam duke punuar do do jetë 10, qa sa zakonisht realizohet një CD. Këtë CD mendoj se do ta realizoj me një tjetër kompozitor të mirë që kam vite që kam bashkëpunuar, me Sokol Marsin. Bashkëpunimi ka nisur. Bisedojmë ëpr tekstet dhe llojet e këngëve. Marrim mendimin e njeri-tjetrit dhe mendoj se së afërmi do të kemi CD e re me 10 këngët e premtuara.

– Si është ritmi i jetës në SHBA?

Ahaaaaaaaa, shpesh thuhet se në Amerikë ka vetëm punë dhe gjumë. Dhe në fakt ashtu është, por nuk e mohoj se komuniteti shqiptar është disi i organizuar ku ka dhe koncerte të ndryshme me këngëtarët shqiptarë në vendin e ëndrrave. Edhe unë në kohën më të madhe punoj, por gjejë kohë dhe për profesionin tim si këngëtar, pasi është shumë e vështirë të punosh vetëm me këngë.

-Kush ju ka ndihmuar më shumë në Amerikë?

Mua më ka ndihmuar një mik shumë i veçantë Mike Paprika që shqip e quajnë Dashi. Një njeri me zemër të madhe që ka ndihmuar shumë shqiptarë. I jam mirënjohës, pasi në vendin e huaj nqs nuk dite gjuhën që në fillim është e vështirë të integrohesh. Falë atij kam pasur shumë lehtësime për punë dhe mbështetje.  Po jo vetëm unë , por për të flasin shumë shqiptarë ëpr ndihmën e madhe që ju ka dhënë.  Në Neu York ai njihet si njeriu I bamirësisë.

– Si e ndjen mallin për atdheun?

Malli mbetet mall dhe nuk gjen gjuhë që ta përcjellësh.  Por Amerika të mëson me një tjetër stil jetese.

-Ke ndjerë shenja racizmi në Amerikë?

As e mos e mendo racizmin në Amerikë. As të shkon mendja ase ekziston kjo fjalë jo më ta prekësh në përditshmëri.

Amerika mbetet ashtu si e njohim në Shqipëri, vendi më demokrat në botë, vendi ku të drejtat e njeriut respektohen në maksimum. Në Amerikë po je i aftë rrugët i ke të hapura.

Albumin e parë kur u ktheve nga Amerika e titullove  “Mall” albumin e ri “Kthehu” mos vallë kanë lidhje?

Albumin e parë si emigrantë në SHBA e titullova “Mall” për vetë faktin se tashmë jam në dhe të huaj, jam në Amerikë ku dhe pse kisha vetëm një vit, dhe më kishte marrë malli shumë për Shqipërinë, më kishte marrë malli për miqtë, shokët dhe Tiranën e bukur. Mall për Labërinë time, vendin e origjinës. Kushdo që ikën në mërgim e ka këtë mall në gji, e ruan në heshtje. Ndërsa “Ktheu” e lidh me vonesën 1 vjeçare tjetër pas albumit të parë ku duket  se këta njerëz që më duan, të afrimit, miqtë, shokët dashuria më thërret po kthehu se na ka marrë malli. Pra janë dy emra të ndryshëm sikur janë skajor por që kanë një lidhje indirekte mall dhe kthehu.

Please follow and like us: