Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: Mirënjohje

I.
A është blerja e një libri një veprim tregëtar?
Pa dyshim, që edhe!
Ka veçoritë dhe gjithë ndodhitë, në këtë proces të përcaktuar malli, që s’bën, veç i shërben shoqërisë njerëzore, kur nga prehistoria veten nxorri nga vetja, dorën ngjeu me okër të kuqe dhe e ngjeshi në shpinë të shpellës dhe u ndje Zot.
Po nuk u shit nuk prodhohet. Po s’u prodhua nuk shitet dhe që ky rregull të mos prishet marrin pjesë të gjithë dhe është aty që lind vlera! Të mos keqkuptohemi, këtu nuk flasim për kënaqësinë e leximit. Vlera, diçka totalisht abstrakte, një marrëveshje mes njerëzish, më shumë se një e vërtetë, përcaktohet me anën e shqisave dhe çuditërisht matet, apriori, me veten, si ari, jo aq për nga jetëgjatësia dhe mosndryshkja dhe nga vështirësia e nxjerrjes, se thjesht mund të jetë letër. Syri vlerëson vitrinën, sallën e pritjes a kopertinën, që shpesh nuk tregojnë por fshehin, (fjala e urtë: “kurrë mos e vlerëso një libër nga mbulesa e tij”) dhe prapë, një fëmi, një grua, aq më tepër nudo, si ngjyra e kuqe, nxit të blesh). Vlera e përdorimit, si relike, se s’krijohet më, apo si një metaforë në një letër dashurie, q’u tret sapo u lexua, apo gjurmë thëngjiri gërvishur diku mbi një mur. Zëdhënësi (tellalli) dhe zëri i tij në shesh apo zëri i bujkutt të varfër, q’e mbolli dhe e rriti ta shesë. Të gjithë e të gjitha kanë rëndësi, në këtë shkëmbim. Librat e lënë në heshtje, harrohen, kalben, hidhen në rrugë, i ha pluhuri. Nëse kjo rrjedhë prishet, ngec, Varfi vdes, jo vetëm nga dëshpërimi dashuror, por dhe nga uria.

II.
Çdo vepër arti në vetëvete, mbart dhe një tjetër, të fshehtë, parësoren, bashkëbisedimin, dhënien dhe marrjen e “lajmit”, jo vetëm se ç’dihet por dhe ç’ndjehet dhe është për këtë dhe aty, ku lindi njeriu. Ky shkëmbim ndryshoi mënyrën e të shprehurit, nga gjesti në fjalë, në Mbitru, mënyrën e të menduarit, veten, nga Australopitek, Erekt (Drejt), Ergastus (Punëtor), në Sapiens (Ditur). Është në këtë bankë Mendje Shoqërore, Mbitru, (shumë, shumë kohë para librit), jo iCloud, ku kthehemi, të gjithë, si në një panair në udhëpark, të marrim ç’duam dhe të kthejmë po aq, në mos më shumë. Askush s’është jashtë këtij rrethi. Aty ka vetëm fitimtare dhe jo të humbur. Në këtë qarkullim, vlera kthehet në mbivlerë, Miqësi, themelet e besimit të ndërsjelltë, e cila s’varet më nga nxitësit e rëndomtë ekonomikë. Është ajo, në themel të çdo shkëmbimi,* që bën të mundur gjithçka dhe kjo që na ndan e dallon nga qeniet e tjera. jo vetëm i nevojshëm, jetik dhe pse shpesh harrohet.
“Tunxh bir, gjithë kjo për këto shkronja!”

Mjaftoi një thirrje për ndihmë dhe u krye. Kisha dëgjuar për shërbimin shëmbëllor të AK Invest, anën njerëzore të këtij institucioni dhe Drejtorin e tij të Përgjithëshëm, Ilir Adilin, e kisha mik. Për çdo më kishin ndihur, me më të mirën. Jam i sigurtë q’e njihte Besartin, ndoshta nga afër, ndoshta kish një kujtim me të, kishin tymosur duhan a kishin pirë një kafè diku tek hotel ‘Arbëria’? Përgjigjia ish një PO e fortë, pa pyetje, para dhe pas. S’e prisja. U ndjeva pak keq, për këtë bujari të beftë, nga një mik i largët në vend e kohë dhe i dërgova, me lejen e familjes, dorëshkrimin. Përgjigjia ishte: Po, me gjithë ç’e pasuan. Mirënjohje! Mirënjohje për të dhe ne!
Cila është kjo magji kaq e domosdoshme njerëzore, sa çdo shaman që zbret, si Enea a Dantja, në botën e të vdekurve, duhet ta ndajë patjetër me të titë, ndryshe mallkim ka, më të rëndë se vdekja. Ç’è shtyu Kozmanë e trungut të Mjekëve, (Cosimo de Medici), të ndihte kaq shumë piktore (Da Vinci, Boticeli, Mikelangelo), mendimtarë (Machiaveli) dhe shkencëtarë (Galilei) dhe jo vetem me “komisione”, (porosi të parapaguara), kur dihet se pa to, s’mund të krijohet arti i vërtetë ,(edhe sot gjashtë shekujsh pas Gjergjit të Madh), por me diç tjetër, me të shtrenjtë. Kështu u ngritën katedrat e artit dhe vetë Rilindja e e njerëzimit. Thonë se e bënë për fitim, pronarë të Gidës së Artit të Leshit, (goblinat, tapetet e murit), si dhe t’u shtonin madhështinë pallateve, kishave e tempujve në qytet-shtetin e tyre, provë e një fuqie të re, veç monarkisë dhe klerit. Ç’i veçoi ne histori, është se ishin të shkëlqyer në zgjedhjet e tyre, jo vetëm në art, por atë c’krijuan për kombin dhe njerëzimin. Pa këtë liri krijimi e bashkëpunimi, s’do ish bërë. Pse miqësinë, kur i blen? Mbretërit, sot më shumë se dje. Bashkëudhëtarë mbështetur tek njëri-tjetri në një tatëpjetë të re historie, apo se e kuptuan se duhej. Mundet! Mundën, për NE.

 

*Guns, Germs end Steel” i Jared Diamond

Please follow and like us: