Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Çajupi ndryshe dhe regjizori-përkthyes Arqile Garo

 

 

 

Me Çajupin (7.03.1866-11.07.1930), me librin poetik “Baba Tomorri”, 1902, letërsia shqipe filloi të buzëqeshë, të qeshë dhe të shfryjë me sarkazmë. Ishte shkrimtari i parë i Shekullit XX, shekull që ironinë e pati një nga shenjat më të spikatura të stilit të tij letrar.

Çajupi na bën të buzëqeshim, të fshikullojmë me degë trëndafili, të qeshim hidhur, të fshikullojmë me purteka, por dhe, të mos përmbahemi, të rrëmbejmë çomangen a kopaçen për të goditur pa mëshirë.

Përpara Çajupit letërsia jonë e shekullit XIX qe e kursyer në humor. Përjashto bejtexhiun Hasan Zyko Kamberi, që dhe sot të shijon për humorin e disa vargjeve të tij.

Çajupit, si natyrë i shkonte për shtat vënia në thumb e vesit, e ligësisë, e idiotësisë së pranishme në kodin njerëzor. Ai shkroi shakanë, fabulën humoristike, satirën e drejtpërdrejtë, dhe me personazhe reale, fejtonin, kupletin, parodinë biblike, komedinë me një akt në vargje e në prozë.

Personazhe si Frashëllinjtë e Klubit të Selanikut, Vurko, Lulushe, Adhamudhi janë identifikuar me kohë nga kritika si prototipa të jetës së kohës.

Humori ka qenë i shkrirë dhe në poezi si ‘Fshati im’, ‘Misiri’ ku “kishte bejlerë e pashallarë më shumë se gomarë”.

Poetët e tjerë në krah të tij, Asdreni, Mjeda, Shiroka etj nuk ia ndjenin erën humorit.

Do të kalonin vitet e do të vinin më pas humoristë e satiristë si Fishta, Noli, Migjeni, etj etj…

Achileas Garos (ka kryer në Tiranë Institutin e Lartë të Arteve për regji) është dhe përkthyes i pashoq në shqip i poetëve më të mëdhenj grekë: Solomos, Kavafis, Seferis, Elitis, Pallamas, etj etj.

Përkthen nga shqipja në greqisht dhe shumë poetë të dashur të tij si Noli, Agolli, Kadare, Petrit Ruka etj.etj…

Këtë verë nga Janina ku jeton prej vitesh, ai ka dhënë në greqisht disa poezi të Çajupit.

Duke qenë dashurues i poezisë, mbi të gjitha, njeri i skenës, përkthyes dhe vënës në skenë i shumë komedive, Achileas Garos e ndien humorin, ka dhe aftësitë ta transmetojë atë në një gjuhë mike…. greqisht. Në përkthimet e tij Çajupi këndon, qesh e qan greqisht.

Ja kjo poezia (E SHTUNË E DIEL) ka si mesazh atë që rregullat strikte, zbatuar verbër te të krishterët, myslimanët apo te hebrenjtë, na bëjnë qesharakë, … edhe më keq… e përjashtojnë njeriun nga humaniteti.

Duhet ta falenderoj Arqilean dhe në emër të atyre ndër ne që e kanë lexuar Çajupin për poezitë Mëmëdheu, Ku kemi lerë, Shqipëtar, Baba Tomori… Jo se nuk duhen lexuar këto poezi, por pa e fshirë dhe anën tjetër të Çajupit, këtë cilësinë e vyer, humorin e tij. Humori është veti e veshtrimit intelegjent të shfaqjeve jo aq të pëlqyeshme të jetës. Që kanë qenë e janë me shumicë.

Ndaj them se duhen lexuar dhe satirat politike, si: Sulltani, Punërat e perëndisë, po edhe disa poezi të humorit më të butë, ato ku zagoriti vë në lojë burrin e gruan, bashkëshortët jo aq të virtytshëm… si atëhere e deri sot.

Çajupi ka qenë mjeshtër i vjershërimit. Kjo u duk që në përkthimin e La Fontenit… duket dhe e poezitë me humor.

 

Shijojini katër poezitë më poshtë (E SHTUNË! E DIELË!, BURRI ME GRUA, JET’E LIGË, NYJA TRI )

…dhe duhet të falenderoj Lean që u be sebep… të shkruaj këto më lart…

 

E SHTUNË! E DIELË!

 

nga Andon Zako – Çajupi

 

Mbanë pusit, njëherë,

ndënji një çifut i mjerë,

nuk e di si u ndodh bosh,

u këput e ra përposh!

 

Një kaur andejë shkonte,

e ndëgjoi tek rënkonte

dhe vate pruri një shkallë,

po çifuti s’ desh të dalë.

 

-Sot është, tha, e shëtunë,

ditë e kremte për çifunë.

-Si të duash, i tha miku,

dhe mori shkallën e iku.

 

Çifuti, si ja kish enda,

mbeti atë natë brënda,

ndënji pa ngrënë e pa pirë.

Dhe nesërmet ndaj të gdhirë,

 

çifuti kërkoi shkallë

që të mundijë të dalë

dhe të shojë drit’ e diell.

-Po sot është është dit’ e diel,

 

e kremte për të krishterë,

sot s’ punojënë të tërë,

tha duke qeshur kauri,

dhe iku e shkallë s’ pruri.

 

ΣΑΒΒΑΤΟ! ΚΥΡΙΑΚΗ!

 

του Αντώνη Ζάκου – Τσιαγιούπι

 

Ο εβραίος, κάποιο βράδυ,

κάθονταν πλάι στο πηγάδι,

πως παραπατά, γλιστράει,

μια, και πιάνει πάτο, πάει!

 

Ένας γκιαούρης περνούσε,

τον ακούει ‘πως βογκούσε,

τρέχει, κουβαλάει μια σκάλα,

μα ‘κείνος σχεδιάζει άλλα.

 

– Λέει: – το Σάββατο ειν’ αργία

στων εβραίων τη συνοικία. –

– Όπως θες, – κι ο άλλος λέγει,-

παίρνει τη σκάλα και φεύγει.

 

Ο εβραίος κειν’ το βράδυ,

το ‘βγαλε μες το πηγάδι,

διψασμένος, νηστικός.

Κι όπως σκάει το πρώτο φως,

 

ζητεί σκάλα για να βγει

να δει ήλιο, να πλυθεί,

να κάνει και μια ευχή.

– Ναι αλλά είναι Κυριακή,

 

για τους Χριστιανούς αργία,

έξω, κίνηση καμία,

ο γκιαούρης κόβει πέρα:

– Αύριο! – λέει, – θα ‘ναι Δεύτερα!

 

Απόδοση στην ελληνική

 

Αχιλλέας Γκάρος Joάννινα, Ιούλιος 2018

 

BURRI ME GRUA

 

Markua do të vdesë,

nuk i mbeti shpresë,

dhe gruas i thotë

duke fshirë lot:

 

– Do të vdes moj grua:

jam keq i sëmurë!

po hajde më thua:

që kur më ke burrë,

 

më ke mbajtur nderë?

Nga mua më mirë

ke dashur të tjerë?

Më ke vërë brirë?

 

Fol, mos ki frikë,

trego të vërtetën,

se edhe për një çikë

do ta humbas jetën!

 

– Po n’u sherofsh prapë?

e shoqja i thotë

dhe mori një napë

për të fshirë lot.

 

ΑΝΤΡΑΣ ΚΑΙ ΓΥΝΑΙΚΑ

του Αντώνη Ζάκου – Τσιαγιούπι

 

Ο Μάρκος πεθαίνει,

πάει κι αυτός, διαβαίνει,

και στη σύζυγό του,

λέει τον καημό του:

 

– Ρε γυναικά πάω,

πια δεν θα με δεις,

κι όμως σε ρωτάω,

κάτσε να μου πεις:

 

Όλα αυτά τα χρόνια,

που ‘μαστε μαζί,

μου ‘χες τη συμπόνια,

κράτησες τιμή;

 

Μ’ έχεις κερατώσει,

πες το μη φοβάσαι,

διότι πριν νυχτώσει,

μοναχή πια θα ‘σαι.

 

– Κι αν γίνεις καλά;

απαντά εκείνη,

κοιτάει χαμηλά,

και δάκρια χύνει.

 

Απόδοση στην ελληνική

Αχιλλέας Γκάρος

Ιωάννινα, Ιούλιος 2018

 

JET’ E LIGË

 

Të mos kesh’ e të mos dish,

Të jesh si një çopë mish…

Të mos dish si të punosh,

Po nga gruaja të rrosh,

 

T’i bënesh rob dit’ e natë

Për ca pak bukë të thatë;

Ta durosh kur të të rrajë

Dhe të qeç kur të të shajë!

 

Të mos të të mbajë nderë,

Po të të thotë ngaherë:

“Ush! gomar nëpër shtëpi,

Si të them u të bësh ti,

 

Ndryshe të lë pa tagji!…”

Nukë besoj që të ketë

Më të fulliqurë jetë.

Dhe një burrë q’është burrë,

 

Për poezi si kjo më poshtë, NYJA TRI, të quajtura licensioze, (të turpshme) dikur më 1902 Çajupit i thanë që ke rëné në baltë.

Për poezi të tjera, si ato të tipit “kur bërë derrin dhe arinë, ç’deshe që bëre Turqinë”, …hoxhët dhe sot e mallkojnë.

 

Çajupi provokon…dmth rron ende..

Fotografia e Sadik Bejko

Një dropullit si Achileas Garos, ja si e përkujton (i vetmi Achileas Garos që e perkujtoi nga sa di unë) Çajupin në ditën e 88 vjetorit të vdekjes:

Si sot, më 11 korrik 1930, poeti po nisej drejt përjetësisë…

Në kujtim të kësaj dite ju dedikoj këtë krijim të mrekullueshëm.

 

NYJA TRI…

 

nga Andon Zako – Çajupi

 

Tri kanë qenë Bukuritë

Frosina,Thalia, Agllai.

Tri janë dhe sot perënditë,

Fryma, i Biri dhe Babai.

 

Tri gjëra bukuri e thjeshtë

të zeza duhet t’i ketë:

Vetullat, Sytë edhe Leshtë,

që të na pëlqejë përjetë.

 

Tri gjëra të kuqe të jenë:

Faqet, Buzët dhe Gjua:

Këto rrëfejnë shëndenë

dhe bukurinë tek një grua.

 

Tri të tjera të bardha shumë:

Cipa, Thojtë, Dhëmb’ e dhëmballë,

që lënë trimat pa gjumë

edhe mëndjen e bëjnë dhallë.

 

Tri gjëra të trasha, të plota:

Llëra, Çapoku dhe Gjiri,

bëjnë që të mahnitet bota

dhe të lozë nga fiqiri.

 

Tri gjëra të gjata i dua:

Këto janë Qafa dhe Shtati

dhe Pleksidhatë gjer më thua,

mjer’ ajo grua që s’ i pati.

 

Tri gjëra të vogla kur janë:

Vërsa dhe Këmbët me Duar,

fat-miroshe gratë q’ i kanë

bukuri që s’ ka të çmuar.

 

Tri gjëra mbeten të tjera:

Gjoksi, Fytyra edhe Balli,

duhet që të jenë të gjëra

se për to më ka marrë malli.

 

Tri të ngushta të ketë femra:

Goja, Mesi dhe… ço të jetë

e Treta që m’ a do zemra,

s’e them dot, gjejeni vetë!

 

Σαν σήμερα στις 11 Ιουλίου του 1930 ο ποιητής περνούσε στη αιωνιότητα… Στη μνήμη αυτής της ημέρας αφιερώνω αυτό το ωραίο δημιούργημα.

 

ΤΡΙΑ NA ‘XEI…

του Αντώνη Ζάκου – Τσιαγιούπι

 

Τρεις ομορφιές τις ‘μολογάνε,

Φροσύνη, Θάλεια κι Αγλαΐα.

Μα κι οι Θεοί ανά τρεις πάνε,

κι ειν’ η Τριάδα τους Αγία.

 

Κι η ταπεινή η ομορφιά,

τρία σημάδια να ‘χει μαύρα,

Μάτια και Φρύδια και Μαλλιά,

που ‘χουν τα καλή και την αύρα.

 

Να ‘χει και κόκκινα αλλά τρία,

Μάγουλα, Χείλια και τη Γλώσσα,

που μαρτυράνε την υγεία,

σε μια γυναίκα κι άλλα τόσα.

 

Λεύκα τα Νύχια και τα Δόντια,

λεύκη και την Επιδερμίδα,

που δίνουν χρόνια στα γερόντια,

στους νέους δύναμη κι ελπίδα.

 

Τρία σημεία ναν’ γεμάτα,

οι Γάμπες, οι Γλουτοί, τα Στήθια.

Για να μαραίνονται τα νιάτα,

και να τρελαίνονται στ’ αλήθεια.

 

Τρία που θέλω μακριά να ’ναι,

Λαιμός και η Κορμοστασία,

Πλεξίδες χάμω ν’ ακουμπάνε,

στο δρόμο σαν περνά η κυρία.

 

Τρία μικρούλια σαν θα τα ‘χει,

Πόδια και Χέρια κι Ηλικία,

μια τέτοια, φίλε μου, αν σου λάχει,

θα κολυμπάς στην ευτυχία.

 

Να ‘χει Χαμόγελο πλατύ,

πλατιά ζεστή Αγκάλη,

πρόσωπο π’ ακτινοβολεί,

πλατιά Καρδία, μεγάλη.

 

Τρία στενά ποιος δε γυρεύει,

Στόμα και Μέση… κι ένα Τις,

που η καρδία μου το λατρεύει,

δεν σας το λέω, βρείτε το εσείς!

 

Απόδοση στην ελληνική

Αχιλλέας Γκάρος

Ιωάννινα, Ιούλιος 2018

Fotografia e Sadik Bejko

Please follow and like us: