Nano, Zhapo, Vreto, Noli, (kuazi) grekomania, serbofilia dhe resentimenti anti-kosovar
Gurakuç Kuçi
“Shqiptarët e Shqipërisë, të cilët përfytyrohen nga lumi Drin e të poshtë, duhet të nxiten e të vihen kundër Kosovës, ose së paku të qëndrojnë neutral”, shkruan kështu Vaso Çubrillinoviçi në memorandumin e tij famëkeq anti-shqiptar.
Vangjel Zhapo, Anastas Byku, etj., që nga rilindja kanë zhvilluar idenë që shqiptarët nuk janë një komb në vete dhe janë grekë, ashtu siç e thotë edhe teoria grekomane se shqiptarët janë degë helene, por që kanë dështuar të tregohen si identitet i suksesshëm dhe duhet të kthehen tek rrënjët.
Jani Vreto, Fan Noli dhe të tjerë, kanë qenë më të butë në këtë drejtim duke konsideruar që identiteti shqiptar dhe ai helen janë nga një trung.
Këto qasje i kanë ndihmuar shumë memorandumit të Çubrillinoviçit që të zhvillojë “resentimentin anti-kosovar” në Shqipëri që nga 1912 e që vazhdon edhe sot.
Ky resentiment vihet në veprim më së shumti kur ka momente historike që ndikojnë tek shqiptarët për të ngjallur teorinë “përçaj dhe sundo”.
Kur jemi para një afrimi shqiptar nëpërmjet figurave që vijnë nga Kosova në futboll dhe muzikë, por që bëjnë simbolin shqiptar, kur jemi para ngjarjeve që mund të shënojnë historinë për Ballkanin Perëndimor, si dialogu i Kosovës me Serbinë dhe i Greqisë me Shqipërinë, vihen në pah resentimentet përçarëse shqiptare me pykën e vet shqiptarëve, për të shtyrë dështimin shqiptar.
I një vije të tillë në këtë resentiment anti-kosovar është edhe Mustafa Nano.
Historia nuk mbaron e as nuk fillon me këtë, madje secili nga ne, e unë vetë, kemi hasur mjaft serbo-filë në Kosovë të cilët po zhvillojnë teorinë se pasi “shqiptarët e Kosovës po bashkëpunojnë më shumë në biznes me Serbinë dhe kanë respekt më shumë për ta, dhe gjenetikisht ‘gjaku e tërheq gjakun’, atëherë shqiptarët e Kosovës janë më të afërt me serbët e Serbisë se sa me shqiptarët e Shqipërisë”.
Kjo teori po zhvillohet mbi historinë e projekteve pan-ballkanike. Shqetësues është fakti i ndërhyrjeve dhe zbatimit të projekteve ballkanike “Ballkani i ballkanasve”, që bazohet mbi sllavizmin, ortodoksizmin dhe armikun e përbashkët, projekte të paharruara, që sllavët asnjëherë, as sot, nuk janë tërhequr nga ato, duke e mbajtur kështu gjallë tendencën e përçarjes dhe asimilimit të elementit shqiptar në Ballkan. Madje këtë sot e shohim edhe me dokumentarë ku tradhtarët na i bëjnë patriotë, shtrijnë ndikim tek njerëzit që të përhapin përkrahjen ndaj identitetit të të fortit që kinse elementi serb është i qëndrueshëm dhe dinë të ndërtojnë shtet.
Këto po shfrytëzohen mbi bazën e çrregullimit politik, social, ekonomik, kulturor dhe civilizues të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Këto çështje janë duke marrë hapësirë shqetësuese dhe duhet të ketë një reagim intelektual, shtetëror dhe kombëtar për gjëra të tilla.