Albspirit

Media/News/Publishing

12 GUSHTI, DITA BOTERORE E TE RINJVE. KUSH KUJTOHET PER TE RINJTE SHQIPTARE?

 

Valbona Mezini

Shpresat e botës qëndrojnë mbi të rinjtë. Paqja, dinamika ekonomike, drejtësia sociale, toleranca – e gjithë kjo dhe më shumë, sot dhe nesër, varet nga fuqia e të rinjve ” ka thene – Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres
Nesër është dita botërore e të rinjve dhe Shqipëria më shumë se kushdo vend tjetër as që e di dhe jo më të ketë marrë masa qeveria ta organizojë këtë ditë me të rinjtë për t’i dhënë mesazhet kombit se qeveria që votuam punon për të ardhmen tonë dhe fëmijëve tanë.
Për politikat rinore aspak flitet.
Vec ndonje fushatë sporadike kur dikush fut ca para në xhep se gjoja po bën cudi me rininë. Shembujt sesi janë katandisur të rinjtë shqiptarë ka plot. Nga ato që vuajnë për bukën dhe gjejnë vdekjen tek plehrat e sharrës deri tek ata që bien viktima të depresionit të madh social që ka pllakos vendin sic ishte I riu nga Selenica që vrau 8 familjarë të tij.
Sot në botë janë 1.8 miliardë të rinj në moshën 10 dhe 24 vjeç. Kjo është popullsia më e madhe e të rinjve ndonjëherë. Por 1 në 10 fëmijë të botës jetojnë në zona konflikti dhe 24 milion prej tyre nuk ndjekin shkollën. Paqëndrueshmëria politike, sfidat e tregut të punës dhe hapësirë të kufizuar për pjesëmarrje politike dhe qytetare kanë çuar në rritjen e izolimit të të rinjve në shoqëri. Situata nuk është aspak optimiste edhe në Shqipëri.
Vendi vuan nga drejtësia e korruptuar, mungesa e eficencës së reformave dhe ngadalësimi I rritjes ekonomike që kanë shkaktuar në Shqipëri emigrimin masiv të të rinjve.
Dështimi I reformave kryesisht në arsimin e lartë bëri që studentët dhe të rinjtë të përballeshin me rritjen e tarifave të arsimimit të cilat penguan shumë të rinj të frekuentojnë arsimimin universitar. Të rinj të tjerë nuk frukuentuan dot degët që kishin prirje. Diplomimi I tyre vë përballë shoqërisë , shtetit dhe familjeve të tyre shumë sfida ndër të cilat ajo për tregun e punës dhe integrimi profesional. Mungesa e vendeve të punës dhe pagat e ulta kanë detyruar dhjetra qindra të rinj të emigrojnë kryesisht në vendet Europiane.
Në 4 vitet e fundit janë mbi 200 mijë të rinj shqitarë që përbëjnë 10% të popullsisë, kanë emigruan për punë në tregun europian.

Problemet me të cilat përballet rinia shqiptare sot janë edhe ato me të cilat përballet rinia e botës . “Hapësira të Sigurta për Rini”
Të rinjtë kanë nevojë për hapësira të sigurta ku mund të vijnë së bashku, të angazhohen në aktivitete që lidhen me nevojat dhe interesat e tyre të ndryshme, të marrin pjesë në proceset e vendimmarrjes dhe të shprehin lirshëm veten e tyre. Ndërsa ka shumë lloje të hapësirave, hapësira të sigurta sigurojnë dinjitetin dhe sigurinë e të rinjve. Hapësira të sigurta si hapësirat qytetare u mundësojnë të rinjve të angazhohen në çështjet e qeverisjes; hapësira publike i japin mundësi të rinjve të marrin pjesë në aktivitete sportive dhe të tjera të kohës së lirë në komunitet; hapësira dixhitale ndihmojnë të rinjtë të bashkëveprojnë virtualisht “duke shembur kufijtë” dhe hapësirat fizike të planifikuara mirë mund të ndihmojnë në përshtatjen e nevojave të të rinjve të ndryshëm, sidomos atyre të cenueshëm ndaj margjinalizimit apo dhunës.
Sigurimi se hapësira të sigurta janë gjithëpërfshirëse, të rinjtë me prejardhje të ndryshme sidomos ato jashtë komunitetit lokal, duhet të sigurohen për respekt dhe vetëvlerësim. Për shembull, në mjedise humanitare ose të konfliktit, të rinjtë mund të kenë mungesë të hapësirës për t’u shprehur plotësisht pa u ndjerë në siklet ose jo të mirëpritur. Në mënyrë të ngjashme, pa ekzistencën e hapësirës së sigurt, të rinjtë nga përkatësia racore, përkatësia gjinore, përkatësia fetare ose prejardhja kulturore mund të ndihen të frikësuar për të kontribuar lirshëm në komunitet. Kur të rinjtë kanë hapësira të sigurta për t’u angazhuar, ata mund të kontribuojnë në mënyrë efektive në zhvillim, duke përfshirë paqen dhe kohezionin social. Të rinjtë knë nevojë të ndërveprojnë me familjen dhe të kenë dialog konstruktiv ndër breza. Shtimi I aktiviteteve në kohën e lirë është thelbësore për zhvillimin psikologjik, njohës dhe fizik të të rinjve.
Ndërsa gjithnjë e më shumë të rinj rriten në një botë të lidhur teknologjikisht, ata përpiqen të përfshihen më thellë në çështjet politike, qytetare dhe sociale dhe disponueshmëria dhe qasja e hapësirave të sigurta bëhet edhe më e rëndësishme për ta bërë këtë një realitet. Gjeneratat që vijnë dhe kjo rini sot është plot imagjinatë dhe kreativitet ndaj menyra më e mirë është ta zënë kohën e lirë me kreativitet dhe shkencë. Bota përpara ka sfida dhe zhvillime marrëmandëse, innovative dhe gjeniale, port ë rinjtë shqiptarë janë ende larg punës në grup dhe praktikave bashkëpunuese në sipërmarrje.

Please follow and like us: