Poezia e Achileas Paraschos nën shqipërimin e Arqile Garos
Achileas Paraschos: Të më duash ndryshe
-Nuk dua të më dashurosh siç dashurojnë të tjerët,
me dashuri që sjell në mend një breshër pranveror,
ndjenja e erosit kur çel nuk është një lule e mjerët,
këtu ka vdekje kurdoherë˙ gjetiu më vër kurorë!
-Gjetkë? Ku të të dashuroj? Ku gjen një vend pa varre?
Sipër e nën, në globin mbarë, në gjithësi, kudo?
Të del përpara në çdo cast, të thotë jam unë pronare˙
gjithkund ka vdekje dhe përherë˙ këtu më dashuro!
-Këtu! Veç para se t’ arrijë vdekja shkatërrimtare,
e jetë e vyshkur, porsi vjeshtë e zymtë do të ngjasojë˙
por ca më parë, kjo dashuri e jotja shpëtimtare˙
më parë se jeta të marrë fund, erosi do mbarojë…
-Kur bie nata e dielli me errësirë mbulohet
dhe mjegullnaja egërsisht dritën thëthin ngado,
në mijra yje që shkëlqejnë qielli drithërohet…
Eros e dritë shpërthen kudo˙ kudo më dashuro!
-Një shpirt i gjallë a i pajetë me ndryshk, harresë, mbulohet
dhe dashuria është mister në do të dish, duro˙
e erosit më jetëgjatë koha s’ i krahasohet,
me të jetëshkurtërën krijesë˙ këtu më dashuro!
-Edhe këtu dhe prapë këtu, nën dhe, mbi tokë përpjekur,
si në ndriçimin e rrufesë skëterra tek kumbon˙
ku shpirti im nuk bëhet baltë e kurrë s’kam për të vdekur˙
-Se jetë e vdekje bëhen një, kur ti më dashuron!-
Shqipëroi: Arqile Garo, Janninë, maj 2013.
Achileas Paraschos: Bredhi
“Ti – një hardhi i thosh me kordhë një bredhi kryelartë –
tërë krenari vështron përpjetë por veç ta kesh të qartë˙
i largët je, disi i ftohtë… E ndonëse e pranoj
që s’ kam hije të plotë si ti, por rrushi që ofroj,
ngrë të sëmurin, e bën trim me ëmbëlsinë e tij,
dhe plakun e bën djalë të ri mjafton veçse ta pijë!”
Dhe bredhi që dëgjon hardhinë me nge e me qetësi,
me psherëtimë të hidhur thotë: “I di mike, i di
ç’ ka i blaton njeriut ti˙ dhurata plot, gëzime,
por edhe unë nuk mbetem pas, dëgjo ofertën time˙
sapo që niset për udhëtim me vdekjen përqafuar,
i jap dërrasën për qivur mos iki kokëzbuluar”.
Shqipëroi: Arqile Garo, Janninë, nëntor 2013.
Achileas Paraschos: Shqiponja dhe krimbi
-U dedikohet krimbave-
Lart pёrmbi Alpe, ndёr shkёmbinj e shkrepa madhёshtorё,
ku thuaj prek pafundёsinё e gjithёsisё me dorё,
u ul shqiponja kryebardhё, rri e vështron malluar
dhe thotё: – Si unё vallё, tjetёr kush jeton mbi renё e ngazёlluar?-
– Dhe unё! U ndje njё zё i hollё me ton tё neveritur,
or fluturak· qё po mendon se k’tu veç ti ke mbrritur.
Kёrkon me sy shqipja ngado, e sheh se ka shumё pranё,
njё krimb tё mjerё e tё pёshtirё qё bёn gjithё shamatanё.
– Si munde ti, grahu ajo e stepur, gjithё kureshtje,
tё vish kёtu ku unё laj sytё me rrezen e pёrndritur,
nё kёtё hon ku mbretёron veç drithёrimё e heshtje,
ku unё jam zot? Dhe krimbi thotё: – Eh, ja, duke u zvarritur –
Shqipёroi: Arqile Garo, Janninё, korrik 2013.
Achileas Parachos: Përqafim
E di se ç’ mbart njё pёrqafim? Atё ç’ ka asnjё gojё
akoma s’ mundi ta rrёfejё e pena dot s’ e shkroi·
ёshtё puthja qё veç nёna i jep me buzё tё drithёruar
djalit të vetёm qё e sheh gjallё, ndёrsa e di tё vdekur·
porsi burim nё shkretёtirё, ringjallje e amёshuar,
shkёlqim, qё tё verbuarit i ndrin syrin e mekur!
Asnjё gёzim nuk i mungon, oh çast i pёrgjёruar·
puthje, ninullё e ledhatim, e dhembje e pёrmalluar,
e lotë gёzimi qё burojnё, ofshama ёmbёltare·
eh, jo mor jo, tё tёra tok ngёrthyer ashiqare·
n’ atё moment qё zemra çel shpёrthen me ngazёllime
si e Parajsës urё,
qё thellё nё prehёr ti shtrёngon me afsh e ngashёrime,
njerёz tё dashur sy pёr sy e buzё mё buzё plot nur
dhe pёrqafon me mallegjim burbuqet e zambakut!
Tek thith me afsh pavdekёsinё nё gurrёn e merakut!
————————————————————————-
Ah· sa ka ndarja pikёllim, vuajtje dhe mjerime,
mbart pёrqafimi ngushёllim – triumf edhe gёzime.
Shqipёroi: Arqile Garo, Janninё, korrik 2013.
Achileas Paraschos: Pas ëndrrës
Sikur zullumet s’ na arrijnё qё na kanё bёrё si derra
por vijnё dhe ёndrrat pёrmbi to e zёnё na torturojnё˙
si mbyllur sytё, si hapur janё, me lot mbushur ngahera
e veç kur toka tё na hajё ndoshta do tё pushojnё.
E po, kjo çezёm e pa gjumё, burim i farmakosur˙
nuk na u dha qё tё gёzojmё natyrёn plot me dritё˙
por na u dha porsi verbim pёr sytё e handakosur
tё na vadisё me hidhёrim, tё shtojё fatkeqёsitё.
Tё vjen dhe gjumi ёngjёllor tё tё blatojё rehatin,
veç se ai qёndron kёtej e ёndrrёn ka pёrballё,
dhe pa arritur zemr’ e gjorё tё qetёsojё inatin,
ёndrra e zgjon e shkalafit dhe e varros tё gjallё.
Zgjohesh e qan˙ i mbytur lot, shtrihesh pёr tu qetuar,
e loti brёnda ёndrrёs vjen, me lotё pёrherё qarkuar!
E kush mё thotё nё varr tё zi, atje, ndёn dhe i shtrirё
se zemra ёndrra nuk shikon e qan nё errёsirё?!
Shqipёroi: Arqile Garo, Janninё, korrik 2013.
Achileas Paraschos: Nëna
…e rrjedh uji si kristali,
asnjё nga vashat qё e pinё,
s’ bё dot as nёnё, as grua,
nёnё, ta kishe pirё dhe tinё,
mos mё kishe lindur mua.
popullore
Le tё m’ i quajnё kёto fjalё tё ashpra, mashtrim, rrena
dhe tё vёrtetёn blasfemi, gёnjeshtёr, mosmirёnjohje˙
sepse armiku mё i madh nё kёtё botё ёshtё Nёna!
Ajo na lind, na sjell nё jetё, na jep firomё e ngrohje.
Po pra˙ na jep gjithё dashurinё, na rrit si dritё tё syrit,
na vё nё gjumё me ninulla, me qumёshtin e gjirit,
e tёrё pekulet qё njё nёnё ofron me halle shumё,
janё njё pikё ujё nё shkretёtirё, venё dёm edhe pёr lumё.
E di shumё mirё se jeta ç’ ёshtё, ja di ajo hiletё,
njeh dhembjen qё porsi kёmbanё mbi kokё tё saj ka rёnё,
megjithatё, njё tjetёr jetё e bie nё k’tё jetё!
E ndoshta nёnё nuk bёhej kurrё, sikur tё ishte nёnё…
Q’ i vogёl mё jehon nё vesh, ma binte erё e ngratё,
tё lumturisё emrin e brishtё e ndjej ditё edhe natё˙
por veç gёzimi pёrmbi dhé do vijё si vetё hataja,
kur nёnё pjellore mё s’ do ketё e tё marrё fund dynjaja.
Shqipёroi: Arqile Garo, Janninё, korrik 2013.
Achileas Paraschos: Dashuri e dyzuar
Çdo zemёr mundet njё Hyjneshё ta çmendё e ta lajthisё
mjafton njё gotё mbushur farmak e mendja majё çatisё˙
veç zemra ime s’ ёshtё kёsoj, mё ka tjetёr namuz˙
se helmin thith nga njё Leshverdhё e tё Syzezёs buzё,
njёra mё puth edhe mё vdes, e tjetra vjen atёherё
e me njё puthje mё ringjall e prapё mё çon nё ferr…
Njё trëndafil jetёn ma merr, njё trëndafili ma ruan˙
zjarri ma ndez zemrёn e gjorё, e flaka vjen ma shuan˙
nё krahё tё vdekjes ujё i shenjtё simbol pavdekёsie
e tok me ujin pi farmak qё vdekjen prapё mё bie.
Rroj edhe vdes· nё çdo agim qё zbardhёllon nё terr,
vdekja nё qiell mё dёrgon e qielli nё skёterrё…
Oh, ç’ ëmbёlsi, vdekja mё gjen qarkuar me ylbere,
netёt e mia leshverdhojnё e ditёt janё esmere˙
sa del Leshverdha nё agim çel ngjyrat e pranverёs
dhe qiellin dhe diellin dhe mrekullitё e erёs˙
por dhe syzeza virgjëreshё kur nis edhe afrohet,
nё qiell yje vezullojnё dhe reja turbullohet.
Si nёnё e dhёmbshur qielli stolis Leshverdhёn time˙
i fal ndriçimin flakёror, tё diellit agime,
e perëndime gjithё lezet i vesh nё gushё e faqe
freski nё gji, rreze flori, flokёt si manushaqe.
Veçse rrufenё k’saj vasheje nёna nuk ja dhuron,
pse vetё vështrimi i saj rrufe si vetёtimё ndriçon!
Por tek Syzeza ime veç si mbi njё yll tё shkruar,
Hadesi tok me qiellin duart i kanё bashkuar˙
njёri katranin i blatoi nё atё sy tё shkretё,
nё vetulla e nё qerpikё, nё flokё e nё gёrshet.
Por ndёn atё shikim, o Ζot, shkëndijё qё xixёllon˙
agimi falet nё errёsirё e natёn pёrgjёron!
Kur nis Leshverdha e kёndon iso i mbajnё bilbilat,
aromat kёndshёm psherёtijnё, buzёqeshin karafilat˙
po kur Syzeza buzёt hap e kёngёs ja merr shtruar
me sy tё hapur ëndёrroj, e gjoksi rreh malluar…
Shpirti tek buzёt lehtё e puth, e kёnga gurgullon
siç uji puth tokёn me afsh e pema lulёzon!
Pa del Leshverdha buzagaz, krahёhapur, gjokszbuluar
e me dёshirё e gaz më pret˙ tjetra e dashuruar,
kur mё shikon qё rri mёnjanё e sytё mё mbushen lot
vjen e afrohet tёrё merak, me lajle e lule bot…
Buzёqesh me flokun e argjentё, pёr sytё e zeza qaj,
me yjet netёve gёzoj, me agimet ëndrra ndaj.
Kё dashuroj? tё dyja tok… ky shpirti im i do,
nё ferr tё digjet pёrvëlim, ndanё qiejve, ngado˙
se qё tё dyja mё mungojnё kur njёrёn nuk kam pranё˙
mungon nga dhembja ç’ do gёzim e gazi dhembje s’mban˙
e mua mё pёlqen tё thith veç nga njё gotё trazuar,
tёrё shkumёn e pavdekёsisё, dhembjen me gaz bashkuar!
Shqipёroi: Arqile Garo, Janninё, korrik 2013.