Historia e panjohur e femrave të shthurura
Ato konsiderohen si jetë grash të shthurura. Në fakt ato mund ti gjeni në libra pasi vetëm aty mund të tregohet jeta pa doreza. Shumë shkrimtarë janë përpjekur të tregojnë vuajtjet erotike në libra. Më poshtë po ju tregojmë disa prej tyre. Candy – Terry Southern 18- vjeçarja Candy Christian është një vajzë tejet tërheqëse, por shumë e pafajshme, e cila gjendet në aventura të paqëllimta seksuale me burra që kërkojnë ta posedojnë.
Profesori i filozofisë përpiqet ta joshë. Më pas ajo përpiqet të bëjë seks me kopshtarin, të cilin i ati i saj e sulmon pasi i has bashkë. i ati përfundon në spital me frakturë në kafkë, i vëllai Jack dhe bashkëshortja e tij libertine vijnë për vizitë e kur e shoqja largohet, Jack –u përpiqet ta përdhunojë Candy –n. Një infermiere kërkon ta ndalojë, por Candy –i largohet dhe përfundon në zyrën e Dr. Krankeit –it.
Ai është autoritet në masturbim… Rrugës për në shkollë, një mëngjes, Candy –i takohet me një kurrizo pervers dhe mendon se ai është artist performues, dhe e fton në apartamentin e saj. Ajo ka marrë oferta seksuale nga meshkujt e shkollës dhe një gjinekolog e dëgjon dhe i bën një ekzaminim të improvizuar në tualet. Ka ende fatkeqësi seksuale për Candy –n kur e nisin në kamp si aktiviste paqeje dhe aty bën seks me një guru të ardhshëm, frikësohet se ka mbetur shtatzënë dhe përfundon në Indi si pjesë e zhvillimit shpirtëror për t’u përdhunuar më pas nga i ati.
Shkruar nga Maxwell Kenton (pseudonim për Terry Southern) bashkë me Mason Hoffenberg, për botuesin e librave të pistë “Olympia” , të dy autorët e pranojnë me gëzim që e kanë bërë për paratë dhe menduan se ishte “vjellëndjellës”. Ata nuk mund ta kuptonin sesi gjithkush e merrte librin aq seriozisht. Më 2006-n, revista ‘Playboy’ e renditi Candy –n si një prej 25 librave më seksi. I mbushur deri në grykë me seks ( i interpretuar nga shumë si një satirë femërore e Kandidit të Volterit) është argëtues, interesant dhe mizor.
Është gjithashtu shumë bajat dhe pervers. Një xhevahir për letërsinë e ndyrë! Vox – Nicholson Baker Thuhet se Monica Lewinsky –i dhuroi më 1992-shin një kopje të romanit Bill Clinton–it. Dhe ka qenë një bestseller i “New York Times” –it. Praktikisht, një burrë i ri dhe një grua e re –Jim dhe Abby – bisedojnë në një linjë telefonike bisedore me pagesë rreth seksit, seksit dhe më shumë…seksit. Dhe kjo është e gjitha.
Mund të mësosh fjalë të reja argëtuese për pjesë të trupit dhe veprime seksuale dhe mund ta gjesh veten të eksituar. Jim–i ka një fetish për masturbimin femëror dhe Abby –i ndizet në dëshirë nga monumentet historike. Është coha e nuancimit të personazheve si ky që e bën librin shumë të lexueshëm. Baker–i nuk i lë asgjë imagjinatës në këtë libër, por shpëtohet nga të quajturit pornografi për shkak të detajeve që i jep prozës – heshtjet dhe pauzat e çuditshme, sikleti fillestari i Abby–it dhe Jim–it ndërsa ndajnë fantazitë seksuale.
Disa e urrejnë librin dhe mendojnë se detajet e ngadalësojnë, por nëse gjendesh brenda erotikës, ky libër duhet pasur për të të sjellë në qejf. Justine: Or The Misfortunes Of Virtue – The Marquis de Sade Justine–a dhe Juliette–a janë të bijat e reja të Monsieur de Bertole –it. Ai kryen marrëdhënie seksuale me gruan e një burri tjetër i cili u fye rëndë nga kjo dhe e helmoi. Vajzat jetojnë në një jetimore dhe Juliette–a korruptohet nga murgeshat libertine. Justine–a e ruan virtytin e saj. Kur zbulohet sfondi i tyre familjare, vajzave u duhet të largohen nga jetimorja.
Historia e Juliette–s rrëfehet në një libër tjetër, por ndërkohë e virtytshmja Justine kalon një kohë të tmerrshme në përpjekje për të ruajtur moralin e saj. Ajo largohet drejt një manastiri për mbrojtje dhe përfundon duke u bërë një skllave seksi e murgjve, që e përdorin atë si subjekt përdhunimesh dhe orgjish. Ajo ndihmon një burrë që e kanë grabitur dhe ai e merr me vete në shtëpinë e tij dhe e mban në një shpellë.
E akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme, ajo i përgjërohet gjykatësit për mëshirë dhe ndërkaq poshtërohet dhe tallet. Historia rrëfehet nga Therese-a për Madame de Lorsagne–ën. Ndodh që Therese-a është Justine-a dhe Madame-a është motra e saj e humbur, Juliette-a. Në mënyrë ironike, Juliette-a iu dorëzua një jete me mëkat dhe lulëzoi ndërsa Justine-a që e refuzoi, u shty më thellë drejt një jete të zymtë me vese. Fatmirësisht për heroinën e gjorë, ajo më në fund doli nga mjerimi i saj nga një rreze drite.
Shanset të ndizesh nga Justine-a janë të vogla. Po, ka përshkrime grafike të seksit, por ato ndodhin brenda kontekstit të mjerimit te Justine-ës. Megjithatë është më i lexuar sesa “120 ditët e Sodomës”, Justine –a është i shkruar në stilin klasik i cili ishte popullor për kohën me pak prozë të lulëzuar dhe i mungon shthurja e ligë dhe fjalët e pista që kanë lezetuar veprat e më vona të De Sade-it. Kjo i bëri përshtypje të madhe Napoleonit, i cili e përshkroi librin “si më i neveritshmi libër i shkaktuar nga imagjinata më e shthurur”.
Ai urdhëroi arrestimin e De Sade-it , i cili kaloi 13 vite deri në fund të jetës së tij i mbyllur në Bastille. i detyrohemi De Sade-it ta blejmë këtë libër dhe të zhgërryhemi në mëkat siç kanë bërë të gjithë ata francezë, disa shekuj më parë. Fear Of Flying – Erica Jong Përzierja e feminizmit dhe seksit për një pije letrare tejet erotike, romani i vitit 1973 i Erica Jong-ut “ Frikë nga fluturimi” ishte një sukses i madh dhe shkaktoi mjaft debat. Në roman Jong –u shpiku termin ‘zipless f**k’ që është një takim seksual pa asnjë lidhje emocionale apo dashuri që e pengon. Hyri në leksikun popullor në vitet ’70 de ka parë një rigjenerim me valën e tretë të feminizmit.
Rrëfimtari është në një avion drejt Austrisë i mbushur plot me psikanalistë- disa prej tyre e kanë trajtuar atë. Ajo mediton rreth frikës që ka për të qenë në një avion për shkak të rebelimeve të fundit dhe rrëmbimeve në avion. Ajo zbret në Vjenë, ka një takim seksual me një mik besnik, Benett–in dhe një hallakatje të mëvonshme me një djalë tjetër me emrin Adrian. i jep atij adresën e saj në Nju Jork, duke e ditur se ai nuk do e telefonojë kurrë.
Gjatë udhëtimit me tren drejt Londrës për t’u takuar me Benett-in, ajo ngacmohet nga faturinoja dhe largohet drejt një kabine tjetër. Ajo e kupton se ai mund të qe i fundit ‘zipless f**k’ dhe kupton që kjo fantazi e revolton. Ka shumë debat se ku mund të jetë bazuar autorja për detajet autobiografike të protagonistes së saj Isadora Wing. A është bazuar te dikush që ajo ka njohur? Më 2008-n, motra e Jong-ut, Suzana zbuloi se libri është bazuar në të dhe në kohën që ajo ka kaluar në Liban.
Ajo e denoncoi Jong-un dhe libri n për shkak se ishte shumë faktik. Megjithatë “Frikë nga fluturimi” ka shitur 20 milionë kopje në të gjithë botën – me jehonë të veçantë te gratë me martesa të topitura dhe pa jetë. Personazhi i Isadora Wing–ut është ekscentrik, unik, egërsisht inteligjent dhe i ka argëtuar lexuesit për 40 vjet tashmë. Një vepër me klas. Story Of O – Pauline Reage me ndikim të madh nga BDSM, “Historia e O-së” është shkruar nga Anne Desclos nën pseudonimin Pauline Reage, ajo nuk e zbuloi identitetin për disa dekada derisa zbuloi se libri është shkruar për dashnorin e saj, Jean Paulhan, i cili ishte admirues i Markezit De Sade. Megjithëse duhet thënë se është larg krahasuar me gjithçka ka krijuar De Sade.
Libri përshkruan gjyqin e O-së, një fotografe e bukur mode franceze e trajnuar për të qenë gati për seks oral, anal e vaginal sa herë i kërkohet. Ajo lidhet dhe fshikullohet dhe kalon një sërë perversionesh të tjera.
Kjo është falë dashnorit të saj, Rene, i cili e çon në një vilë ku ajo trajnohet t’u shërbejë anëtarëve të një klubi elite. Rene e dorëzon te Sër Stephen, një mjeshtër i fortë. Rene do që ajo t’i shërbejë një burri, të cilin ajo nuk e dashuron e as ai nuk e dashuron atë. Sigurisht O-ja bie në dashuri me Sër Stephen-in. Ai e dërgon atë në një trajnim më të përparuar nënshtrimi ku ajo bën një piercing në buzët e vaginës si një vulë për pronësinë e Sër Stephen-it mbi të.
Rene e inkurajon O-në të joshë Jacqueline – një modele – në rrugët e nënshtrimit. Jacqueline –a tmerrohet nga trupi gjithë vraga i O-së, por O-ja e sheh veten me krenari. Në fund të librit, O-ja shfaqet e veshur vetëm me një maskë kukuvajke në fytyrë dhe një zinxhir në piercing-un e saj vaginal. “Historia e O-së” ka mbërthyer dhe skandalizuar lexuesit qysh prej botimit të parë. Ka fituar një çmim prestigjioz në Francë në vitin 1955, por autoritetet e paditën botuesin për akte të turpshme.
Dashnori i Desclos-it, Paulhan-i i pat thënë asaj se një grua nuk mund të shkruajë si Markezi De Sade dhe ai kishte të drejtë. Ky libër është një arritje mbresëlënëse erotike, por nuk është veçanërisht saedian- ka shumë theks të dashur dhe ndjenjat romantike. De Sade nuk bën dashuri, viktimat e tij normalisht nuk kanë dëshirë të degradohen dhe detyrohen kundër dëshirës së tyre.
Dhe ka një mungesë të plotë romance në veprën e tij. Sidoqoftë, libri i Desclos-it është shumë më eksitues erotikisht sesa vepra e De Sade-it, sepse ajo çka ndodh është me pëlqimin e palëve dhe i mungon teprimi i shthurjes që kronikon De Sade. Filmi është shndërruar në një film të butë pornografik. Një klasik BDSM që tërheq të dyja sekset. Venus In Furs – Leopold von Sacher-Masoch I botuar për herë të parë në vitin 1870, ky libër ishte një arritje pioniere, duke ekspozuar botën e dominimit femëror dhe aktivitetet sadomazohiste duke na dhënë, përmes emrit të tij termit “mazohizëm”.
Ka pasur ndikim të pamasë në kulturë. Ka pasur adaptime filmike nga Jess Franco dhe Massimo Dallamano dhe The Velvet Underground kompozuan një këngë në vitin 1967, titulluar “ Venusi me peliçe” , duke trajtuar temën e nënshtrimit dhe dominimit.
Libri portretizon një burrë të quajtur Severin, i fiksuar me një grua të bukur të quajtur Wanda. Ai dëshiron të jetë skllavi i saj dhe dëshiron që ajo ta poshtërojë. Wanda habitet nga kjo dhe ngurron të bëjë çfarë ai thotë, por në fund kapitullon ndaj dëshirave të tij dhe e sheh këtë përvojë si fuqizuese ( edhe pse e urren Severinin që e detyron t’i bëjë këto).
Çifti udhëton drejt Firences dhe Severini ndryshon emrin, duke e bërë Gregor në mënyrë që të jetë shërbyesi personal i Wanda-s. Në Firence ajo e poshtëron atë duke ftuar tri gra afrikane për ta dominuar atë. Megjithatë, rolet kthehet kur Wanda njeh një burrë që dëshiron t’i nënshtrohet me emrin Alex. Severin-i i poshtëruar heq dorë nga përvoja e të qenët skllav i saj. “Venusi me peliçe” është një libër i mahnitshëm mbi psikën e ndrydhur dhe psikologjinë anormale. Një roman bardhezi me ekstremitet të pasionit, ndjenjave dhe veprimeve perverse. Ia vlen leximi për kureshtarët.
Delta Of Venus – Anaïs Nin “Delta e Venusit”- një përmbledhje me 15 tregime botuar postume, pas vdekjes së Nin-it, ky libër u shkrua fillimisht më 1940-n për një koleksionist privat të erotikës. Rrëfenjat tregojnë personazhe të ndryshme edhe pse janë tregime të ndara, gjuha dhe stili i lidh bashkë. Nin-i shqyrton botën e pedofilisë, incestit, tradhtisë, homoseksualitetit dhe vuajerizmit.
Me sa duket koleksionisti i kishte kërkuar skena grafike seksi. Anaïs Nin jo vetëm siguroi çfarë kërkohej, por e bëri në mënyrë letrare. “Delta e Venusit” është jo vetëm një arritje e madhe e erotikës, por një prej letërsive më elegante të Nin-it. Është mbresëlënëse të gjesh erotikë të shkruar aq mirë sa në rastin e Nin-it- ajo fut ide dhe motive në prozë dhe jo vetëm që e bën një libër të mirë, por edhe shumë ndjellës. Nin-i shpesh e përbuz të shkruarit pornografik.
Pak dinte se ato do të bëheshin erotikë klasike. Tropic Of Cancer – Henry Miller Shkruar nga Miller-i kur ishte shkrimtar i panjohur në Paris në fund të viteve ’20 dhe fillimviteve ’30, “Tropiku i Gaforres” është një klasik i vërtetë erotik. Është shkruar në vetë të parë gërsheton trillin me realitetin me një procesion të plotë të personazheve nga jeta e vërtetë.
Disa kapitull rrëfejnë një histori. Disa kapituj janë derdhje e ndërgjegjes ku Miller hera-herës fiton epifani. Miller –i e përshkruan jetën e tij si një autor i brengosur që jeton në Paris mes komunitetit bohem. Ka shumë takime seksuale eksplicite në libër.
Ky libër shkaktoi skandal kur shkoi për botim. Ishte në qendër të një gjyqi mbi akte të turpshme në Amerikë dhe u ndalua dhe u padit në Kanada, po ashtu edhe në Britani. Poeti i nderuar T S Eliot e mbrojti librin. Libri është përgëzuar nga gjigantë letrarë si H L Mencken , i cili e quajtur “ një vepër të shkëlqyer”. George Orwell –i shkoi në ekstazë për librin dhe e quajti Miller-in “ shkrimtar jashtë së zakonshmes”.
Madje edhe Njeriu i Madh i Letërsisë Irlandeze – Samuel Beckett – e quajtui librin “një ngjarje monumentale në historinë e shkrimit modern”. Epokat kanë qenë të mira me librin e Millerit, i cili tashmë arrihet lehtë. Nëse kërkon letërsi erotike të shkruar mirë dhe të vlerësuar nga gjigandë të letërsisë, zgjidh “Tropiku i Gaforres” dhe nuk do pendohesh.
Lady Chatterley’s Lover – D H Lawrence Famëkeq për përshkrimet grafike të seksit mes një kujdestari të klasës së ulët dhe një gruaje aristokrate- shtuar këtu edhe të gjitha fjalët e pista që ishin të ndaluara për kohën “Dashnori i Ledi Shaterleit” është një klasik i erotikës ndër epoka. Një grua e re e martuar Constance (Lady Chatterley) ka një bashkëshort të quajtur Clifford, i cili është shumë i pashëm dhe maço, por tragjikisht gjatë një dëmtimi në luftë, ai është paralizuar nga mesi e poshtë dhe nuk mund t’i përmbushë dëshirat seksuale të Constance-s. Ajo nis një lidhje epshore me Oliver Mellors – kujdestarin. Përmes kësaj lidhjeje ajo kupton se nuk mund të jetojë vetëm me mendje, por duhet të përjetojë edhe anën fizike të dashurisë gjithashtu.
Libri është një eksplorim i mendjes kundrejt trupit dhe një konflikt mes klasave shoqërore. Libër i ndaluar për shumë vite, “Dashnori i Ledi Shaterleit” është kuintesenca e trillit erotik. Fanny Hill: Memoirs of a Woman of Pleasure – John Cleland Romani i parë pornografik që vjen nga Anglia, Fanny Hill është një copëz e kënaqshme për blozën letrare që gjallëron kalendarin tuaj të leximit. Fanny–ja mbetet jetime në moshën 15-vjeçare. Ajo shkon në Londër në përpjekje për të gjetur një punë si shërbyese, por bie në duart e një madame bordelloje- znj. Brown. Meqenëse Fanny-ja është e virgjër, znj. Brown e shet te pasaniku Lord B.
Fanny–ja sheh znj. Brwon që bën seks me një burrë të mbajtur mirë dhe habitet me përmasat e penisit të tij, pak e trembur prej tij. Vajzat e sigurojnë për penisët e mëdhenj dhe e joshin në një seksion të ndërsjellë masturbimi. Fanny-ja bie në dashuri me një fisnik të ri të quajtur, Charles. Ai e çon Fanny-n në një apartament dhe ajo përpiqet të bëhet më urbane dhe e edukuar.
Mbetet shtatzënë pas tetë muajsh, por tragjedia e godet kur Charles-i e dërgon në Detet e jugut për të gjetur pasuri. Ajo dështon dhe bie në depresion. Dhe i kthehet sërish prostituimit. Prezantohet me Z.H dhe zbulon se mund të bësh seks pa dashuri. Ai e vendos në një apartament dhe e mbush me të mira, por zbulon se ai shkon edhe me shërbyesen. Ajo vendos të joshë Will-in, shërbyesin e Z.H.
Sërish ka përshkrime të anëtarëve gjigantë mashkullorë. Z.H i kap ata dhe e zbon Fanny-në. Ajo shkon të jetojë me një grup prostitutash dhe merr pjesë në orgji, sadomazohizëm, seks anal, seks me homoseksualë. Ajo merr pjesë gjithashtu në seks të rregullt- gjithmonë me burra me penisë të mëdhenj. Duket se është një fiksim i Cleland-it. Atë e merr një burrë më i moshuar, i cili i lë pasurinë e tij Fanny-së kur vdes.
Charles-i kthehet nga aventurat e tij në Detet e jugut, gati për të rënë në këmbët e Fanny-së sërish. Ky roman u shfaq për herë të parë më 1748-n dhe i ka skandalizuar lexuesit e autoritetet qysh prej asokohe. Cleland-i hoqi dorë nga romani në sallën e gjyqit, pasi u akuzua për korruptimin e subjekteve të Mbretit dhe çfarë korruptimi i lavdishëm qe! Kur lë pas stilin e errët prozaik, libri bëhet tejet tërheqës dhe shumë eksitues. Fanny Hill është adaptuar për ekranin e madh në një sërë rastesh, por asnjë nga versionet filmike nuk mbërthen paturpësinë e papendueshme seksuale të librit./shqip/