Albspirit

Media/News/Publishing

Natasha Lako: Për të rinjtë

 

 

Se çfarë bëhet këto ditë që po botohen si ‘kërpudhat pas shiut’ shkrime që me argumentimet fantashkence, vënë në dyshim gati edhe arsimin publik. Është e çuditshme se si njëlloj, si në kioskat fast food, mund të lexosh histori të këndshme e llogari financiare deri sa vjen fraza pothuaj e njëjtë: Me që kur vete në restorant për të ngrënë duhet të paguash, ta konsiderosh edhe studimin si një investim të zakonshëm privat, nuk mund të mbetet jashtë dere.

Mirë. Edhe ky opinion dihet. Po të besosh në teorinë e Maltusit, mund të këlthasësh se në botë ka më shumë studentë se sa duhen. Por nuk është çudi e si kanë nisur të ‘tregojnë bathët’, veçanërisht të botimeve nëpër gazeta, ka njerëz që ëndërrojnë që sistemi i arsimit publik të shembet fare, gjë që sot për sot në të gjithë vendet e tjera të botës nuk guxon ta thotë ndonjë burrë a ndonjë grua. Vetëm në Shqipëri mund të këlthasësh sa të duash për të rrënuar arsimin publik si të ta dojë qejfi.

Kjo tregon se edhe në universitetet private punët nuk duken aq mirë, megjithë mbështetjen e madhe financiare që u jep një ligj inkadeshent në të gjithë botën.

Dhe të mendosh që në SHBA Sekretarja e Shtetit mbi Edukimin, nuk ka arritur ta ndryshojë ende ligjin federal për subvecionim të universiteteve private, të cilët ‘formojnë elitat kombëtare” dhe që demokratët që morën Kongresin këmbëngulin që taksat e qytetarëve të mos shkojnë për arsimin privat… Dhe kjo u arrit me votën e amerikanëve vetë.

Këto duken tema që nuk mund të trajtohen nga shqiptarë me terrenin e tyre sa një krodhe buke.

A mundet që taksapaguesve shqiptarë t’u shplahet truri fare, meqë duhet të jenë kundër çdo kërkese të studentëve të universiteteve publike, të cilët po përbuzën horizontalisht dhe vertikalish, sipas një propogande të shfrenuar dhe gati makabre sa që leckamane e madhe mund të quhet çdo ëndërr rinore. Them ndonjëherë se mos këto elitat e reja të mendimit, nuk them të pushtetit, mos e kanë inatin me Perandorin Konstandin, ja që ishte si flitet dhe dokumentohet prej viseve ilire, ja se legjitimoi i pari që në shekullin e IV arsimin dhe spitalet publike.

Temat për arsimin dhe të drejtat e studentëve janë të shumta dhe jashtëzakonisht fleksible, sipas kushteve, traditave, rrugëzgjidhjeve dhe politikave që shohin sa më larg.

Për një farë mase njerëzish që jetojnë brenda guackës shqiptare, edhe kur kanë gjetur lloj-lloj mundësirash për të studiuar jashtë shtetit falas, po po krejt falas dhe kanë kontaktuar me lloj lloj universitetesh edhe kur kanë mundësi të vazhdojnë studimet brenda vendit duke paguar, po, po duke paguar, histori të pabesueshme do të ketë gjithemonë.

Por shumë pak njerëz ia kanë vënë veshin lajmit se një nga universitetet më prestigjoze të botës amerikane dhe botërore ka vendosur që këtë vit për t’i dhënë një hov shkencave mjekësore dhe përthithjes së talentit dhe aftësisë njerëzore që gjendet kudo, ka vendosur t’i bëjë zero tarifat e studimeve per aq kohë sa do ta quajnë bordet të konsiderueshem. Dhe bëni qoftë një të vogël klikim se çfarë bordesh kanë këto universitete private.

Këtu historia-gënjeshtër që po thurret për arsimimin e të rinjve shqiptare mbaron. Por vetëm për sot.

Please follow and like us: