Si u shtua pasuria e Edi Ramës
Zbardhet deklarata e pasurisë për vitin 2015, që kryeministri Edi Rama ka bërë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pusurive dhe Interesave.
Sipas kësaj deklarate, kreu i qeverisë shqiptare fiton më shumë artist sesa si kryeministër dhe ndoshta është nga të vetmit kryeministra që nuk ka në pronësi një automjet.
Të ardhurat e vitit 2015 nga të drejta të autorit janë diçka më shumë sesa nga paga kryeministrore. Të ardhurat nga shitja e veprave artistike gjatë këtij viti ka shënuar edhe djali i madh i kryeministrit,Greg Rama. Ndërkohë që për herë të parë pas kaq vitesh Rama fiton nga puna më shumë se bashkëshortja e tij Linda. Më poshtë lexoni të plotë deklaratën e tij pasurore.
Pasuri të paluajtshme
1) pronar me 100% i apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera 5 422 100 lekë.
2) pronar me 100% të studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë.
3) bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita RAMA, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.
4) bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009.
5) bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë.
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)
1) gjendje e datës 10. 09. 2013 në llogari bankare personale në vlerë 2 007 789,3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit “Kurban”.
2) kesh (cash) në vlerën 988 700 lekë, burim i të ardhurave kursime personale.
3) kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer – 336 383 lekë , e marrë në datën 12. 05. 2000 me principal 2.5 milion lekë, afat shlyerje 15 vjet, interes bazë 3%.
4) detyrim i papaguar subjektit ndërtues të “shtëpisë së banimit në Surrel” me vlerë – 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.
5) detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit -573 280 lekë detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.
6) Zonja Lindita Rama në cilësinë e bashkëshortes dhe me të drejta të pavarura nga regjimi martesor, zotëron vlerën e dhënë si hua të tretëve prej 70 000 euro, hua pa interes, e papërcaktuar data e huadhënies.
7) bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10. 09. 2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare.
Sende me vlerë
1) posedues i një koleksion me krijimtari artistike të babait, koleksion i trashëguar.
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet