SIMBOLI, HEROI DHE PINJOLLI I TË GJITHËVE
Emil Asdurian
As e kisha njohur dhe deri më tani, shumë si unë, s’e dinin se kush qe dhe çfarë kish bërë. Dhe, pikërisht për këtë u bë, se duhej. Një vajzë e re, imcake pak e gjatë, filiz, me sy të mëdhej, pas rathësh plastikë, të trashë, vështronte tej drejt me dlirësinë e ëmbël të moshës, me një dritë buzëqeshjeje sfiduese edhe kur buzët ishin shtrënguar fort nga dhimbja dhe përbuzja. Me çantën e shkollës mbi gjunjë, trupin drejt qiri përpara, u ul, qëndroi ashtu, deri sa e tërhoqën zvarrë me forcë në gjyq. Tre burra gjigandë, shpatullgjerë, plot me dhurata force prej Zotit, si Magët Adhurues, u zbythën me fjalën e parë. Tre muaj më pas, erdh Rosa Parks, (“Zonja e Parë e të Drejtave Civile). Ulur, në sheshin e historisë, humb, jo për faj të saj, diku e harruar atje, mes të shumtëve, që grindeshin t’u shkruhej emri, në një pllakë rruge. E heshtur, xixëlluese mes dritës, pa thënie e shprehje të njohura, bëmë tejet e pastër: Claudette Colvin, 16 vjeç. E para, mbi dritaren e tokëqiellit, hap dykanatash, Ra!
Njerëzit e mençëm, si të gjitha kafshët me tru, u vënë gjerave emra të ndryshëm, madje edhe kur rrallë, dy të tillë, kurrë jo me te njëjtin kuptim të. Të marrim fjalën simbol = σύμβολον = sym-bashkë + bolon (hedh) nga greqishtja e lashtë, që do të thotë: shenjë, emblemë, por dhe kredo, besim në latinisht, si përherë (si shqipja) midis Athinës së lashtë dhe BE-së së re. (Ç’hyn Turqia këtu!) Dyjëzim, zë a pamje, fjalë a vegim, bashkim i përçudnuar të rëndomtash. Metaforë, me nënkuptime, shpesh të pakapshme. Nëndërgjegje e lashtë, ndjerë drejtëpërdrejt, palatuar, si ndjenjë nga të gjithë. Gacë kujtese! Pinjoll njerëzor i askujt. I patjetërsueshëm, i pafshijshëm, s’vritet, bash për këtë, dot. Ta mendosh, ç’do ish simboli i gjithëkësaj?
Një libër? Biblioteka dixhitale, njëra nga të tetat, mbaron ne Mars, 2019!
Vota, per të zgjedhur të parët dhe ndëshkuesit e tyre, një fletë me rreshta emrash? Bëhet dhe kjo! Mbas tryezës së bisedimeve, apo pas perdeve!
Tarifa-faturë, gjysmën do e paguajë shteti! E vunë e hoqëm!
Doktoraturat, që të mos vidhen, do depozitohen, në formë dixhitale në Bibliotekën Kombëtare, është zgjidhja e shpejtë dhe efikase! E kështu me radhë…
Të gjitha po bëhen, do i bëjmë bashkë?
Pse bashkë? Pse jo më parë? Apo ish faji i tyre, që s’u ngritën?
Midis gjithë kritikave kundër rrugaçërisë, mungesës së taktit dhe ndaj fyerjeve të atyre që pa turp veten dhe popullin e quanin dele, doli qartë, ç’duhej të ndrinte, në mes të kësaj mjegulle të dendur paqartësie, se ish ai burrë, më i qarti. Zot mbi zot i gjendjes së nderë, qartësia vetë. A s’shkroi për këtë dhe plaku me mjekër të hirtë dhe sy të vajtuar, si De Rada, “bashkë!” Dhe baca, (qoftë me jetë), është burrë i urtë dhe i nderçëm!
E megjithatë, asgjë nuk u tha për të paudhin, Vetingkorrupsionin! S’ish pikë e tetëshit!
Me që ra fjala, ç’simbol mund të këtë korrupsioni me fjalëshenja kineze?
窃盗 qièdào! Fjalë për fjalë: qié=vjedhje dhe dào=grabit, vjedhgrabitje:
Si në mesjetën e Revolucionit Kulturor të Maos, me kapuçë me majë të lartë mbi kokë dhe pankartë të tillë, ngjitur në gjoks, të “korruptuarit”, silleshin qark në Sheshin e Kuq, duke ulëritur, mes dënesave, vetëkritikat e tyre, çirrnin fytyrat dhe flokët shkulnin, si të ishin vajtore në vdekjen e tyre!
Eh, e dinte dhe vetë: vishej mirë. Sqimëtar i njohur, ia dinte vlerën pamjes dhe aq më tepër, që koha e dokut proletar kish mbaruar! Si tjetri, dikur, thuajse po aq i gjatë, me flokët e krehur bukur, por jo të lyera e të lëpira me xhel, me kostumin e shtrenjtë me shkëlqim të metaltë, ngjyrë qielli të thellë, si në ditë të kthjellta dimri, i cili shkonte posaçërisht me ngjyrat e partisë së tij, shkonte mjaft mirë me çka donte të krijonte, simbolin kaq të dëshëruar. Ai-Partia. E megjithatë, e gjithë kjo metamorfozë kish ngecur, si sharra në gozhdë, thërriste e çirrej, por nuk priste. Kish mbetur në hapat e para, një vemje-hero. Të gjitha të tjerat i kish: prejardhjen e fshehtë nga Dardania e lashtë, diku ngjizur nga një Zot, bëmat e trimërisë një pas një, pasi mësoi më parë në një fushë a mal nga një centaur i ditur. Më vonë një dashuri e papranuar me të bijën e një mbreti, që e hypi në fron dhe të cilën e “tradhëtoi” për një tjetër, si Jasoni i argonautëve! Te gjitha ishin aty, veç asaj që i mungonte dhe e mundonte shumë. Se e ndjente tek mungesa e frikës, që të tjerët nuk e kishin ndaj tij. Atë egërsi të beftë turrëse, që e quanin, nerv. Apo gjak në deje: që ziente të shpërthente, pa iu dridhur qerpiku me fjalë të ndyra, sa dhe burrat burra t’i bënte të skuqeshin nga turpi. Këtë të magjishmen, që shpesh mësohej në rrugë, (në Rue Saint Denis) s’e kish gjetur as mesuar dot. Skuth s’ish fare, se dinte dhe vriste pas shpine pa u ndjere, qetë. Ç’mendonte ai për këtë rebelim feminor rinor, dihej: që e kish stisur “Ili”, kështu e thërriste me qesëndi kundërshtarin e tij rrugaç dhe të vrazhdë. Se vetem ai përfitonte nga e gjithë kjo, duke e hequr veten, si i vetmi hero, i cili kërkonte ta shpëtonte dhe ta rilindte sa here qe binte. Megjithate, ai kishte të tijt atje, në shesh.
Lëvizja kish nevojë për më shumë. Mbi të gjitha një mendësi të re, përtej tetëshit kurth. Për një pjesëmarje më të gjithshme dhe pse lulet shtoheshin te mbledhura nën këmbët e Gjergjit mbi kalë, por dhe ato nuk mjaftoni. Dilema e bashkimit me partitë dhe organizatat e tjera dukej e frikëshme ndaj u rrinin larg. Nevojë s’kish as për heronj udhëheqës, se deri tani s’kish llokma. ishin vetë ashtu anonimë siç u shfaqën.
A do te duhej valle një Clodettë, apo Gavrosh, të mbidhte të gjithe atje?
Mbase do duhej edhe pak? Apo ish aty, e mbledhur në flakën e gjithë atyre që gdhiheshin rreth zjarrit!
S’do të doja më shumë se ç’është vetë!
Veç të jetë!
Ah, moj Rini, simbol dhe pinjoll i të gjithëve!
Qíngnián! Qingjfli!