Pompeo: Duhet t’i kundërvihemi regjimit iranian në Lindjen e Mesme
Sekretari amrikan i Shtetit Mike Pompeo ka vizituar tetë vende brenda një jave, duke u takuar me anëtarë të familjeve mbretërore dhe me zyrtarë të zgjedhur, për ta bashkuar Lindjen e Mesme pas idesë që ndikimi rajonal i Iranit duhet të ulet dhe militantëve të tij duhet t’u kundërvihemi pasi Regjimi Iranian përbën “kërcënimin më të madh nga të gjithë” për rajonin përmes “fushatave të terrorizmit e shkatërrimit”.
Pompeo tha se regjimi iranian kërkon të kontrollojë “pesë kryeqytete” në rajon, konkretisht Irakun, Sirinë, Libanin, Jemenin, dhe Iranin, gjë që mullahët iranianë e kanë pranuar edhe më parë.
Mesazhi i tij u mirëprit nga shumë udhëheqës arabë Sunni, të cilët kanë tendencën ta konsiderojnë Iranin si kërcënim, si fillim.
Ayman Safadi, ministri i jashtëm i Jordanisë, tha: “Të gjithë kemi probleme me politikat ekspansioniste të Iranit në rajon. Të gjitha vendet arabe dhe, mendoj Shtetet e Bashkuara gjithashtu, do të donin marrëdhënie të shëndetshme të bazuara në parimin e mos-ndërhyrjes në punët e brendshme të tjetrit, dhe në respektimin e sovranitetit të vendeve të tjera”.
Megjithatë, ndërkohë që shumë në rajon janë dakord që duhet të bëhet diçka në lidhje me Iranin, pyetja mbetet “si?”
Militantët e mbështetur nga Irani në rajon varjojnë gjerësisht në madhësi e strukturë, duke e bërë kështu të vështirë gjetjen e një zgjidhjeje për t’iu kundërvënë të gjithëve.
Ka grupe të vogla në Siri që luftojnë për diktaturën e Bashar Assad në emër të Iranit, por janë kryesisht të pavarura nga njëri-tjetri. (Të merresh me ta mund të jetë edhe më e vështirë që kur SHBA vendosi në dhjetor të tërhiqte 2,000 trupa nga ky vend, pavarësisht premtimeve se do të rrinin atje derisa të gjitha forcat e mbështetura nga Irani të largohen.) Ka grupe në Irak që nuk kanë një kryeqytet të centralizuar politik por kanë një ndikim jashtëzakonisht të madh në jugun e pasur me naftë, ndërsa Hezbollah në Liban ka afërsisht gjysmën e karrigeve në qeveri, që do të thotë se ata mund të ndikojnë në politikë në favor të Iranit.
Michael Knights, i Institutit të Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Mesme, tha se mbështetja e Iranit për militantët është “një model i ngatërruar ekspansioni për t’iu kundërvënë”, por SHBA duhet të vazhdojë me përqasjen e saj të kalibruar e graduale.
Një koalicion arab i unifikuar kundër Iranit mund të funksiononte. Vërtet, Pompeo vuri në dukje se Egjipti, Omani, Kuvaiti dhe Jordania kanë qenë “instrumentale në pengimin e përpjekjeve të Iranit për t’iu shmangur sanksioneve”, ndërsa Bahrein lufton kundër “veprimtarive të paligjshme detare” të Iranit në rajon. Megjithatë, kjo gjë do të kërkonte zgjidhjen e shumë çështjeve të konsiderueshme midis vendeve arabe.
Ndërkohë që Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë të gatshme të udhëheqin një sulm kundër Iranit në rajon, shumë vende më të vogla me më pak ndikim ushtarak do të ngurronin të bashkoheshin.
Megjithatë, një nga gjërat më të rëndësishme që Pompeo tha gjatë udhëtimit të tij lidhej me popullin iranian, i cili ka marrë pjesë në protesta të gjera anti-regjim për më shumë se një vit.
Ai tha: “Përpjekja jonë është që të garantojmë që populli iranian ta marrë nën kontroll kryeqyetin e vet, dhe që të bëhet një komb normal i cili nuk merret me fushata terrori që nuk kanë rivale në asnjë vend tjetër të botës”.
Populli iranian bën thirrje për ndryshim regjimi, gjë që do t’i jepte fund ndërhyrjeve iraniane në rajon dhe do ta lejonte popullin të përparonte. Vërtet, kjo është e vetmja gjë që do ta bënte këtë. A mundet që edhe Pompeo të jetë duke bërë thirrje për ndryshim regjimi?