Albspirit

Media/News/Publishing

Janusz Bugajski: DOKTRINA ‘TRUMP’

 


Donald Trump është një President jo-konvencional dhe askush nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë doktrinën e tij të politikës së jashtme. Ajo rrotullohet rreth kundërshtive që i mbajnë aleatët dhe kundërshtarët e SHBA-ve të çorientuar. Tre grupe kundërshtish janë të dukshme në përqasjen e Trump – në deklaratat, emërimet dhe politikat e tij.

Gjatë fushatës presidenciale dhe menjëherë pasi mori detyrën, Trump shfaqi pak entuziazëm për politikën e jashtme dhe u deshën disa muaj përpara se ai të bënte një vizitë  jashtë vendit. Edhe slogani i fushatës së Trump, “Ta Bëjmë Amerikën të Madhe Përsëri”, mund të interpretohet në dy mënyra – Amerika si udhëheqëse botërore ose një Amerikë izolacioniste.

Populistët dhe nacionalistët që rrethonin Trump gjatë fushatës ishin kundër çdo përfshirjeje të SHBA-ve në luftërat e huaja apo ofrimit të mbrojtjes për aleatët e Amerikës. Ata bënë presion për një tërheqje të shpejtë ushtarake nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, një pakësim të angazhimit në NATO, dhe reduktim të numrit të trupave në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Ata argumentonin se bazat ushtarake amerikane jashtë vendit ishin tepër të shtrenjta dhe nuk sillnin  përfitim te drejtpërdrejtë për atdheun.

Gjatë kohës që është në detyrë, Trump është përfshirë në sjellje joetike – si duke bërë presion ashtu edhe duke lavdëruar udhëheqësit botërorë me qëllim që përmes lajkave ose joshjes t’i bëjë të nënshkruajnë marrëveshje. Kjo ka shqetësuar disa aleatë por të tjerë kanë kuptuar që kjo mund të jetë thjesht një manovër taktike.

Një fushë e dytë e kundërshtive të Trump ka të bëjë me emërimet e tij për pozicione të larta drejtuese. Ka pasur disa mospajtime ndërmjet një numri këshilltarësh të afërt dhe anëtarëve të ekipit të tij të sigurisë kombëtare. Trump mori me vete në Shtëpinë e Bardhë disa populistë radikalë dhe  nacionalistë ekonomikë të vetë-shpallur.

Për fat të mirë, ai dëgjoi këshillën e republikanëve me përvojë dhe jo izolacionistët dhe populistët në emërimin e internacionalistëve dhe Atlanticistëve në pozicione qeveritare kyç, përfshirë Sekretarët e Shtetit dhe Mbrojtjes, shefat e inteligjencës dhe ambasadorë të ndryshëm.

Kundërshtitë e Trump janë shumë më të dukshme në vendime të rëndësishme  në politikën e jashtme ku sulmet e tij verbale shpesh janë minimizuar apo injoruar nga kabineti i tij. Kështu, Trump mund të ankohet sa relevante është NATO por të emëruarit e tij mbështesin forcimin e Aleancës përgjatë krahut lindor dhe zgjerimin në Ballkan.

Trump mund të veshë me lavdërime Putinin ndërkohë që kabineti i tij dhe Kongresi forcojnë sanksionet financiare kundër elitës së Rusisë dhe ndihmojnë të armatosen ushtritë ukrainase dhe gjeorgjiane.

Në vlerësimin e ndjekjes së politikave vlen të kujtojmë që Trump ka një histori në sektorin e argëtimit dhe “televizionin e realitetit” në të cilën spektakli dhe imazhi  janë më të rëndësishem se përmbajtja.

Nuk është e habitshme që lëvizjet e tij në politikën e jashtme shpesh ndjekin një skenar televiziv në të cilin Trump kërkon popullaritet, marrjen e lëvdatave dhe mbulim të favorshëm nga media dhe jo rezultate reale.

Sekretari Pompeo ka mësuar si të kënaqë egon e Trump duke hartuar politika që Presidenti mund t’i shpallë si sukses edhe nëse në të vërtetë arritja është minimale. Koreja e Veriut shërben si një shembull i vlefshëm, në të cilin Samiti i Singaporit në qershor 2018 me Kim Jong Un u shpall si një sukses i madh për paqen botërore.

Megjithatë, në realitet Pyongyang vazhdon të ndjekë programin e tij bërthamor. Megjithëse pak gjëra kanë ndryshuar, Trump e përshkruan veten si një fitimtar dhe mbështetësit e tij  besojnë se ai është një burrë shteti i madh të cilit duhet t’i jepet çmimi Nobel për paqe.

Tregtia ndërkombëtare është një arenë tjetër ku Trump pretendon fitore pa ndonjë fakt real. Presidenti thekson që marrëveshjet e mëparshme të tregtisë së lirë kanë dëmtuar ekonominë amerikane dhe fitorja e luftërave tregtare është e kollajtë për Uashingtonin.

Në realitet, luftërat tregtare në rritje mes SHBA-ve dhe Kinës, Kanadasë dhe Evropës do të lëndojnë shumë bazën e Trump në bujqësi dhe prodhim dhe do të dëmtojnë një numër të kompanive të SHBA-ve.

Kabineti i Trump është shpesh i angazhuar në kontrollin e dëmit në marrëdhënie me aleatët e NATO-s dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë të cilët janë të shqetësuar nga deklaratat e Presidentit. Ndërkohë që lavdërojnë publikisht sukseset e tij në politikën e jashtme, ata gjithashtu përpiqen të shpërqendrojnë Trump që ai të mos marrë ndonjë vendim të nxituar dhe destabilizues.

Ata inkurajojnë mitingje të shpeshta të stilit të fushatës me mbështetësit e tij të zjarrtë për të ndihmuar në shkarkimin e një pjese të zemërimit të Trump, dhe ata nuk përpiqen të ndalojnë sulmet e tij ditore ne Twitter kundër armiqve të ndryshëm. Në të njëjtën kohë, ata mbajnë kontakte të rregullta me aleatët që t’i sigurojnë ata që Amerika mbetet e angazhuar ndaj aleancave të saj tradicionale.

Pavarësisht nga të gjithë këto masa zbutëse, mbetet frika që në një moment të caktuar, ndoshta gjatë një mosmarrëveshjeje serioze ndërkombëtare, Trump mund të shkaktojë një krizë madhore dhe të injorojë këshillat e veteranëve të politikës së jashtme.

Kontradiktat e tij ose do të paralizojnë politikën ose një vendim i rrëmbyer nga Presidenti do të anashkalojë kabinetin e tij, do të përshkallëzojë konfliktin dhe madje edhe mund të nisë një luftë të papritur.

****

THE TRUMP DOCTRINE

Janusz Bugajski, 8 February 2019

Donald Trump is an unconventional President and no one has been able to define his foreign policy doctrine. It revolves around contradictions that keep both US allies and adversaries off balance. Three sets of contradictions are evident in Trump’s approach – in his statements, appointments, and policies.

During the presidential election campaign and soon after he took office, Trump displayed little enthusiasm for foreign policy and it was several months before he ventured abroad. Even the Trump campaign slogan, “Make America Great Again,” could be interpreted in two ways.  – America as world leader or an isolationist America.

The populists and nationalists who surrounded Trump during the campaign were opposed to any US involvement in foreign wars or in providing protection to America’s allies. They pushed for a fast military withdrawal from the Middle East and Afghanistan, a reduction in commitments to NATO, and the downsizing of troop numbers in South Korea and Japan. They argued that American military bases abroad were too costly and did not directly benefit the homeland.

While in office, Trump has engaged in antithetical behavior – both bullying and praising various world leaders in order to either cajole or entice them into agreements. This has upset some allies but others have realized that it may simply be a tactical ploy.

A second arena of Trump’s contradictions isin his appointments to senior positions. There have been incongruities between several close advisors and members of his national security team. Trump brought with him into the White House several radical populists and self-proclaimed economic nationalists. Fortunately, he listened to the advice of seasoned Republicans rather than isolationist and populists in appointing internationalists and Atlanticists to key government positions, including the Secretaries of State andDefense, intelligence chiefs, and various ambassadors.

Trump’s contradictions are most visible in significant foreign policy decisions where his verbal attacks have often been played down or ignored by his cabinet. Hence, Trump may complain about NATO’s relevance but his appointees pursue Alliance enhancement along the Eastern flank and enlargement in the Balkans. Trump may lavish praise on Putin while his cabinet and Congress ratchet up financial sanctions against Russia’s elite and help arm the Ukrainian and Georgian militaries.

In assessing the pursuit of policy it is worth remembering that Trump has a background in entertainment and “reality television” in which showmanship and imagery prevail over substance. Not surprisingly, his foreign policy moves often follow a television script in which Trump seeks popularity, praise, and favorable media coverage rather than substantive results.

Secretary Pompeo has learned to cater to Trump’s ego by devising policies that the President can herald as a success even if little is actually accomplished. North Korea serves as a valuable example, in which the Singapore Summit in June 2018 with Kim Jong Un in June was trumpeted as a major success for world peace. In reality, however, Pyongyang continues to pursue its nuclear weapons program. Although little has changed, Trump depicts himself as a winner and his core supporters believes he is a great statesman who should be awarded the Nobel peace prize.

International trade is another arena where Trump claims victories without any real evidence. The President asserts that previous free trade agreements have damaged the American economy and that winning trade wars was easy for Washington. In reality, escalating trade wars between the US and China, Canada, and Europe will hurt much of Trump’s agricultural and manufacturing base and damage a number of US companies.

Trump’s cabinet is often engaged in damage control in dealing with NATO allies and other international partners who are worried by the President’s pronouncements. While publicly praising his foreign policy successes, they also try to distract Trump so he does not make any rash and destabilizing decisions. They encourage frequent campaign-style rallies with his ardent supporters to help vent some of Trump’s anger and they do not try to stop his daily tweet attacks against assorted enemies. At the same time, they uphold regular contacts with allies to help reassure them that America is committed to its traditional alliances.

Despite all these safeguards, the fear remains that at some point, probably during a major international dispute, Trump could precipitate a major crisis and ignore the advice of foreign policy veterans. His contradictions will either paralyze policy or an impetuous decision by the President will bypass his cabinet, escalate the conflict, and even trigger an unexpected war./gazeta dita/

Please follow and like us: