Albspirit

Media/News/Publishing

Ana Mehmetaj: Përtej një urimi për 7-8 Marsin

 

Urimi im i parë në këto ditë është për motrën dhe nënën time sespe në këtë mënyrë gjithsecili nderon pjestarët e famijes së vet dhe po aq shpreh mirënjohje edhe për miliona femra të tjera që natyra dhe zoti i ka sanksionuar si vazhduese të jetës.

Ka një atmosferë të bukur në këto dy ditë të Marsit, jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, jo vetëm në viset shqiptare, por në krej planetin. Natyrisht 7 Marsi është dita jonë kombëtare e mësuesit, por edhe shumë popuj të tjerë botës kanë ditët e tyre të vlerësimit dhe nderimit të mësuesit, profesionit që e bën shoqërinë, më të ditur, më të bukur, më të hijshme.

8 Marsi ka një domethënie tjetër, kjo datë i përkushtohet tërësisht vajzave dhe grave në mbarë botën, si një pjesë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme e shoqërisë. Respektimi i parë i ditës së gruas u krye më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u propozua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas për t’u bërë “Ditë Ndërkombëtare e Gruas” dhe në 1975 u vendos si ditë mbarëbotërore nga Kombet e Bashkuara.

Ka edhe një lidhje tjetër të pazgjidhshme mes të dy datave, armata më e madhe e mësuesve në gjithë botën janë femra dhe po femra janë edhe ato të 8 Marsit.

Gruaja shqiptare dhe ajo në vendet e tjera perëndimore e ka treguar veten se është po aq e zonja sa edhe burri, di të bëjë çdo profesion, di të marrë çdo përgjegjësi dhe të kapë madje majat më të larta në vendimarrje, në art, në kulturë, në sport e gjithkund

Por 7 -8 Marsi, po aq sa festa, duhen parë si moment reflektimi që shteti të bëjë sa më shumë për këtë kategori, që Kosova të jetë sa më e denjë përballë popujve të tjerë të rajonit me dituri e dije, me profesionalizëm e shkollim dhe me mësim që vijon tërë jetën.

Gëzuar dhe përherë më mirë, nëna dhe motra 7-8 Marsin!

Please follow and like us: