Albspirit

Media/News/Publishing

Eshtë për të qarë jo për të qeshur më këtë Elisën

 

 

Ilir Levonja

 

 

 

 

 

Sipas Elisa Spiropalit, ministre e shtetit për marrëdhëniet me kuvendin, thotë se Don Kishoti është një figurë romantike dhe shumë komplekse e letërsisë shqiptare. Kjo e ka bërë atë gazin publik aq sa këto ditë ajo dominon vëmendjen me të qeshura dhe plot ironi në rrjetet sociale. Në fakt ëtshë për të qarë jo për të qeshur. Megjithëse nuk është rasti i parë dhe i vetëm, pasi ka plot syresh nga të dy krahët, si rasti i Ferdinant Xhaferrit ish ministër i kulturës në qeverinë Berisha me eshtrat e Ismail Qemalit. Ku ndër të tjera ai zotohej të kthente në Vlorë eshtrat e babait të kombit. Në mos gaboj aty nga viti 2009. Edhe ky u bë gaz i rrjeteve sepse eshtrat e Ismail Qemalit ishin kthyer me kohë prej familjes së tij, fillimisht në Kaninë, e mbas kësaj, me ndërhyrjen e poetit Ali Aslllani, u rivarrosën në Vlorë. Ka bërë një të tillë edhe ish presidenti Nishani me Faik Konicën etj. Kjo përbën një lloj indeksi për të treguar se sa dominante është llafollogjia në veprimtarinë tonë politike… Në rastin konkret, të paktën sipas kurrikulës së Elisa Spiropalit, nuk ma ha mendja që të mos ketë kaq njohje rreth letërsisë, sidomos Don Kishitot që edhe sot e kësaj dite është një nga veprat po aq popullore sa Hamleti apo mbreti Lir i Shekspirit, apo më thellë akoma si Homeri, në Greqi dhe Virgjili dhe Dante Aligeri në Itali. Me një fjalë sapo të përmendësh Spanjën, mendja pikë së pari pushon në ballkonin e Don Kishitotit të Mançës etj. Futet në ato njohjet fillestare të letërsisë pasi studiohet në arsimin e mesëm etj. Por Elisa është pjesë e asaj grafomanie politike nga e përditshmja jonë politike, e cila bën vetëm propogandë dhe asnjëherë llogaritje kapitalesh që çimentojnë dhe shtynë përpara një shoqëri të tërë, përse jo edhe kombin. Sepse asesi nuk mun të kuptosh sot Spanjën përshembull, pa Don Kishotin e Mançës dhe krijuesin e tij Miguel Servantesin etj.

Ajo që mbetet si keqardhje e parë, është pikërisht mungesa e një ndjese publike, gjithnjë referuar kurrikulave të këtyre personave, për më tepër funksionit. Kurse si keqardhje e dytë është raporti që në përgjithësi kultura, personazhet e saj, autorët kanë me realitetin qeveritar a shtetbërësit tanë.

Këtu të gjitha shumëzohen me zero pasi njohjet apo titujt shkencorë janë zero pas aktivitetit politik partiak. Dhe rasti konkret Elisa Spiropali e kuotuar në internet si më grifsha për shkak të përditshmërisë në studiot televizive, përkundër gjithçkaje merr një post ministror. Kur them është për të qarë, kam parasysh kulturën megallomane karshi vlerave kombëtare tek ne. Kam parasysh edhe përgjegjësinë morale të atyre pak individëve që kur vinë në pozita të tilla harrojnë ose bëhen ushtarë të bindur të klaneve politike, oligarkisë apo manjatëve televizivë. Nuk është e rastësishme përshembull që akoma inteligjenca shqiptare nuk ka forcën t’i imponohet financave qeveritare për kthimin, restaurimin në një muze, shtëpinë e atGjergj Fishtës, ose ndryshe Homerit të ballkanit perëndimor. Por që ne shqiptarët ja përçudnuam varrin, aq sot gjithë eshtrat e tij janë vetëm një unazë kockore e shtyllës së kurrizit dhe ca mbetje betoni nga ngrehinat e shembura prej ditaturës së porletariatit. Nga ana tjetër janë politikat shteruese në çfarosjen e krijimtarisë aq sot një punëtor i fjalës rri duar lidhur e i përulur përpara një tipologu nomeklature nga fallciteti i kohës me emrin botues. Dhe nuk janë të paktë, në raport me krijuesit janë katër herë më shumë. Krijuesit janë ca mjeranë që vetëm fërkojnë sytë dhe lypin lëmosha kush tek miqtë, kush tek fëmijët në emigrim, kush tek partia që të publikojnë një vepër letrare. Shkurt ca humbameno që dëgjojnë leksionet e tregtarëve të letrës, posterave në fushatë, a teksteve të mbipopullura të dispencave me fonde grand nga ministri i radhës. Ndaj nuk është e rastësishme që kryeministër gjoja artist, ironizon një krijuesi shqiptar në Maqedoninë e Veriut se i afrohet vetëm për fonde. Megjithëse nga ana tjetër ka kthyer kryeministrinë e shqiptarëve në një galeri personale të zhgarravinave të tija. Nuk është e rastësishme që po ky kryeministër do të shembi një teatër kombëtar me devizën se i ka parë me sytë e tij brekët e Violeta Manushit të nderura në studiot e grimit. Eshtë një vdekje kombëtare e jona që zor se do i shpëtojmë. Juve mund t’ju duket e çuditshme por në raport me investimet kulturore, karshi vendeve në rajon, jemi të vetmit që në këto 30 vjet, nuk kemi asnjë platformë me vlerat artistike. Eshtë kjo arsyeja që një kryeministër mburret me suksesin e një tenori të cilin të famshën e bëri i Italia dhe jo vendi që e lindi. Kështu edhe me plot të tjerë, por i mëshoj më shumë fushës së botimeve pasi aty bëj pjesë edhe vet. Nuk ka patur një një platformë që të ndihmojë botimet dhe shpërndarjen, përveçse asaj të Kurbanit a disa korifenjve studiosh që domijnë hapësirën publike me botimet e tyre, me reklama, megjithëse këto para i përkasin taksa paguesve shqiptarë. Sot përshembull botimet më luksoze janë luks i autorëve të huaj, kurse atyre shqiptarë, kategori e tretë, me çanta në shpinë dhe ca biblioteka që i përplasin dyert. Pa harruar dhe romuzet si soji i çmendur, të rrjedhur, apo nga ata që kërkojnë qiqra në hell. Janë politikat më vrastare ku të gjithë lumtur jetojnë të tillë pasi kanë mundur pjesën më vitale të tyre, krijonjësit. A nuk e bën këtë me Lasgush Porodecin, Kutelin, kuksian Havzi Nela etj.? Po, po, me qetësi e bën. Ndaj mos u gajasni me Elisën është pjesë e shkatërrimit tonë kombëtar. E groposjes,  jo e rilindjes.

Please follow and like us: