Asqeri Boçi: Mediokrit vrastarë dhe belulët zullumqarë shkardhosin historinë
E veçanta e këtij simpoziumi, krahasuar me simpoziumet e institucioneve akademike, arsimore apo historiko-gjuhësore që bëhen për personalitete apo figura të spikatura, është se ka për temë shqiptarët dhe historinë e tyre para dhe gjatë antikitetit, e pa eksploruar deri më sot. Historia e antikitetit që mësohet në shkollat tona është një piramidë rëre e ngurtësuar në 2-3 shekujt e fundit. Kjo piramidë ka në bazë të ashtu quajturën greqishte të vjetër e cila në 90 për qind të saj është e sajuar dhe bashkë me të historia e antikitetit, gjuhësia dhe albanologjia.
Ne duhet të konvergojmë për të pasur një ndriçim apo diell të përqëndruar, që ta ç’gurtësojmë e ta rrëzojmë këtë piramidë false, jo vetëm për të zbardhur historinë tonë të mohuar, por edhe si detyrë karshi njerëzimit për njohjen e së vërtetës dhe në shërbim të shkencës. Nevoja dhe kërshëria për të panjohurën janë nëna e shkencës dhe më shumë se kushdo jemi ne shqiptarët që kemi pasur nevojë për të zbuluar fakte në favor të çështjes kombëtare.
Faktet përbëjnë shkencën dhe vetë emërtesa flet: she – ken apo sheh të qenën.
Pengesa më e madhe për të lexuar të vërtetën ashtë mediokriteti, që në shqipen antike do të thotë ‘me e dit të kryme’. Pra ta marrësh referencën të mirëqenë pa e verifikuar, si rrjedhojë të mos mendosh me kokën tënde dhe kur s’mendon me kokën tënde s’ke menduar fare…
Faktet flasin se vepra e parë e plotë e shkruar në gjuhën shqipe është ‘Iliada’ e Homerit.
Njeriu lind, rron e vdes dhe kjo në veprat e Homerit na trasmetohet shqip. Ai ha e pi e jashtëqit, jep e merr, don e martohet, pjellë e shumohet, mundohet e rehatohet, lodhet e shplodhet, qan e hidhërohet, gëzohet e feston, paguan ose kursen, kalon në lumë a në tokë, me not apo në këmbë, ditën ose natën, mbytet apo shpëton, shkruan e këndon, pëson e mëson, sheh e vrojton, flet e digjon, thërret e ulërin, lahet e vishet, ecën e ndalon, shkon e vjen, ngrihet e ulet, del e hyn, jep e kërkon ndihmë, friket apo trembet, beson e lutet, teston e provon, mat e pret, tjerr e mollois, llafos apo dialogon, bisedon apo kuvendon, mendon e andërron dhe të gjitha këto i gjejmë të dokumentura nga Homeri në gjuhën shqipe.
Omiroi e deklaron gjuhën me shprehjet (sprehio) Homeri:
Skipteron, Skiptro, Skiptroç Skiptu-kon Skiptoi e kon…
Pra shqipja është e vetmja nga gjuhët e sotme të kontinentit që deklarohet e shkruar në antikitet.
‘Po ti de skiptron vale ga ie = Po ti de (pra) shqiptron vallë nga je’?
‘Ron skiptra ske thon…’ ‘Hi ai skipanio diep a ner’!
Rreth dy shekuj më vonë Isiodos apo Hesiodi shkruan:
‘kai moi skiptron e don llaf nis’.
Grekët e sotëm e shqiptarët janë dy popuj fqinj në shekuj me shumë fjalë të përbashkëta e me kufij etnikë, që nuk e përcakton dot saktë dhe vet titulli i rapsodisë apo poemës “Iliada” do të grishte çdo studiues që ta vrojtonte edhe me gjuhën shqipe. Mirë që nuk u ndërmor asnjë studim i tillë, nga gjuhëtarët dhe albanologët tanë, po sot pse nuk pranojnë të ballafaqohen me faktet?
Përpunuesi i qumështit tek ne, midis emërtesave; tundës, rrahës, llokoçitës, dubek, ka edhe emërtesën shkërdhat dhe boshti që përfundon me një rrot quhet shkardha.
Linja zyrtare me tituj: akademikë, profesorë, docentë, doctorë; shkardhos hirrë, të cilës i ka ngelë ndonjë thërrime gjalpë, ndërsa qumështin ja u lenë grekëve, latinëve, sllavëve, turqve, arabëve e hebrejve. Disa të linjës së ashtuquajtur pellasgjike e nisin me qumësht dhe pastaj i hedhin urine e i shkardhosin së bashku.
Kështu që në vend që të shkartosin (skartos Homeri), pastaj ta shtjerin (stori) e ta tjerin (tori) e kanë shkardhos historinë e të parëve, rrënjë tona.
Një çift ‘pellasgjik’, të emërtuar nga prof. Xhevat LLoshi me emërtesën origjinë të kërpudhës, që duan të duken si njohës të Homerit, barazojnë diçin me hiçin dhe megjithëse bëhen qesharakë për t’i shërbyer ‘Belulit’ e krijojnë një natë sado të vogël në dritën që sjellin prurjet e sotme për ndriçimin e së vërtetës. Studiuesen Elena Kocaqi e kam quajtur ‘verë e lashtë shqiptare nga rrush i pa spërkatur’, por pë çudi, me librin e saj ‘Lufta e Trojës’ ajo ka marrë sëpatën dhe e hypur në pemën të cilën e ka ujitur dhe ajo e pret duke harruar që do rrëzohet bashkë me të.
Po pse moj zoj’, a ka pasur Iliad apo Ilirid në Azi? Mirë lumë me emrin ‘Kir’, po ‘Drisht’ dhe ‘Theth’, a ka në Azi?… Dardanët dhe Danajt na i nxjerr dy fise të ndryshme kur ajo ashtë e njëjta emërtesë: Herë Priam Dardanidhi e here Priam Danaoisi.
Kaonët, aleatë të dardanëve simbas z. Kocaqi, kur ‘kaonët’ janë Akejtë (A kaon= ashtë kaon) me ‘lapin’ Odise në krye.
Pre e linjës zyrtare bie edhe gazetari hulumtues Marin Mema me emisionin ‘Lufta e Trojës’. Më erdhi keq, por nuk mu zbeh konsiderata për këtë djalë ekselent me prurje të shumta e të pa kontestueshme në zbardhjen e historisë sonë.
Tagri i profesorëve me tituj akademikë
‘Emon pa lina gre udh’ e pato lon ton te gist te kmor’ (Homeri) Sot = Pa emër linda grua, udhë më patën lënë të tërë, më tregonin me gisht me këmbor… Pra gruaja në antiktet quhej ‘gre’ dhe në shumës si sot quhen ‘gra’, ‘greis’ = gritur ish. Kuptohet që tagri kanë në rrënjë foljen ‘gre’=ngre dhe si vazhdim të kesh tagër do të thotë të ngresh tagarin që është sinonim i ‘kal/fuqi’, që akademikët thonë se ka prejardhjen nga ‘kavalo’, kur Homeri shkruan ‘kal’, sikur ne kemi pas vetëm gomar që Homeri e quan ‘gamon’. Gomari i shkretë se ngre dot tagarin ngarkesë e kalit, por në epokën tonë paska qenë me fat të dalë në krye të karvanit si marathonomak i monopolit të ‘saktësisë’ së dijes duke hejos errësirë (‘heios ersin’ Homeri) në sistemin tonë arsimor.
Linja zyrtare e gjuhësisë, albanologjisë dhe historisë e përcakton shqipen të formuar 6-7 shekuj më parë nga ilirishtja dhe të tejngopur me huazime, duke i quajtur shqiptarët kopjacët më të mëdhenj në botë, një gënjeshtër që përbën një krim me pasoja të pallogaritshme…
Udhëheqësi më simpatik i Athinës pas Karolos Papulias, Aleksandër Tsipras, deklaron se shqipja vjen nga sllavishtja e më së shumti nga serbishtja… Si pasojë e mediokritetit ‘shkencor’ akademik ballkanik, i nderuari Krieministër s’ka si ta dijë se edhe historia e Elladës fillon shqip:
‘Dey kalon krypsen dhe e hersi la vusa’= Deti kalon kripet dheu e errsina la vus (theogonia rr.482). Kjo ashtë përmbytja ‘Dei klon’ me të cilën fillon historia greke.
Korifeu i gjuhës dhe historisë të shqiptarëve ashtë Omiri (Homeri) me të cilin fillon letërsia botërore.
Homeri i vërtetë thotë edhe io edhe u ose un dhe ego, person, ge, gar, ag, argei, aniere, niere, anthropo (emërton njeriun) skron e zografis, meson e mosson te skonion te skolon.
Ai emërton: At, Tat, Pater, Is, Lal, Patres, Plako, Plaka…
Homeri komunikon me foljet goge (govorit, sina goge), fialos, lafos, mois (mollois) varvaron, mermëris, re, pe, poo, sshe, vroton, kir (kqir), skirton (shqirton).
Gjuhën shqipe të Homerit e identifikojmë si burim të pakontestueshëm të emërtesave ndërkombëtare:
Zei, Tori, Stori, Histori, Istorikon, Thestoridi, Galaktik, Kosmos, Kosmetik, Planet, Omkean, Ozon, Aster, Ili, Astronomi, Pen, Pelasge, Romen, All’, Profet, Pekamer, Profesi, Filosof, Filosofi, Far, Lega, Glosar, Pergamen, Panik, Master, Papirus, Matric, Market, Marka, Marathon, Kanon, Koma, Tera, Stere, Aster, Alie, Al, Portal, Akropol, Kronik, Din, Parlament, Lampa, Eksplorim, Perimetro, Seks, sukses, Kargo, njësitë matëse, Oroskop, Ser, Sër, Delfin, Kastor, Albatros, fregat, Autokton, Thelp, Analis, Sekret, Mumje, Tur, Taksi, Ekzistenc, psikopat, problem, rapsodi, habitat, aktor… e pa mbarim!
Fjala apo emërtesa si koncept, si semantikë dhe si fjalëformim i takon gjuhës shqipe.
Gjuhët janë si enët komunikuese dhe çdo gjuhë ka të drejtë të pretendojë se është burimi. Por gjuha shqipe ka veçantinë se hedh poshtë teorinë ‘emërtesa etiketë’. Ajo vërteton jo vetëm në gjuhën shqipe, se emërtesa ashtë concept.
Vetë truri, ky mister i madh, parë në këndvështrimin e funksioneve që kryen, ka marrë emërtesat shqip:
1- Psika = flitka→psi-ka→psa-ka→bza-ka…dhe ‘ps’ po ta lexosh mrapsht si në shumë shprehje homerike , del ’sp’ = spik.
2-‘Tru’, jo vetëm se është ai që komandon shikimin (t’ru edhe informacionin), por komandon dhe veprimet, din, mendon prandaj quhet edhe 3-”menie”=me ni.
4-Kre, kreis, kry, u kry (Homeri) dhe në qoftë se sot pë t’u treguar të lëçitur themi ‘kako/krasi’ ajo është ‘krye kaka’.
5- Kefalis = ke – fa – lis (lith). Testimin e bën koka, kryt, kefali, truri apo psika prandaj në gjuhët latine quhet: Testa. (‘Kap e teston thes’ , shkruan Homeri për kalin e Hektorit).
Bazuar te Homeri le të shohim çështë ‘fiala’.
Më parë duhet të dimë se fe =the, të baraz vlefshme janë edhe fi, fa, fo. Fi-a-la = the ose të folurën asht la, kur e lexojmë nga e djathta lafi = la-fi = la të folurën ose thenien ‘mo uvri per fialo do kei’ shkruan Homeri ‘frisi, fialos,lafos’.
Rreth 4 shekuj më vonë gjejmë në Apolloni mbishkrimin ‘grek’ fisei foi fet fas (fliste foli flet e do flas). Po të na lejonte koha do të argumentonim se këtu nisin formësimi i emërtesave: morfologi, morfema, fonema, nimfeu, sfinski, nimfa, profet, profesi, profesor, filolog, filosofi, refugjat, reference, foni, telefon, korife, ferman, fesat, fesaç, fersim, efendi, kefalis, asfali-s.
Të kesh titull profesor do të thotë të dish të shohësh thëniet proto = proto-fe-sho. Homeri sikur ta dinte se do t’i mohonin gjuhën e do t’i trasformonin përmbajtjen shkruan: ‘Dhiste dhe me giste ka laine’. Do t’i pyesja profesorët: A mund ta lajnë noren në natyrë pa përdorur gishtrinjtë? Po dhjavolos apo dhjavoli a nuk asht voli e dhier, po dhaksi apo dhjaksi? Homeri i ndan njerëzit në ‘aksi’(ekselent) dhe hoomeno ose hameno (menie hangër), një kohësisht ‘romen’ (i mençur) dhe ‘pithmen’ kur vajzën e quan ‘kopidha’. Shikoni sot emërtesën shqipe të vrimës që na ka pjellë në gjithë Ballkanin, shikoni simbolin e dashurisë ‘Kupidhi? ’dhe është në genin e çdo gjallese që mashkulli e kërkon femrën. Epirin profesorët e quajnë ‘Tok’ dhe nuk pranojnë që Homeri e quan Tokën ‘Tok’ e dheun ‘dhe’. Unë do t’i pyesja në cilën epokë të lulëzimit shqiptar ne i imponuam gjithë gjuhëve të Ballkanit ta quajnë ‘tok ton’ autoktonin?! Po marrë një mbishkrim të thjeshtë të Apollonisë: ‘Si ma Aleksandroi Apolloniatis’. Sot do të shkruanim: si ma Aleksandri Apolloninë. Në Greqi fiset nomade quhen ‘no-ma-dhe’, ‘the-ma’, ‘far-ma’, ‘ro-man’, çka tregon jo vetëm vazhdimësinë e foljes shqipe homerike ‘ma’ por dhe emërtesa koncept, dheu ashtë quajtur ‘dhe’ njekohësisht gjuhën shqipe të mbishkrimit dhe emërtesave.
Zbardhja e antikitetit fillon me ‘eureka’ = e gjeta, pra urrejtja, gjetje. Homeri gjetjen e ka ‘gei’ ose ‘gen’, urrejtjen=e yren, po kështu edhe në mbishkrimet ‘greke’ të Apollonisë shkruhet ‘geni Dyrahyni’, prandaj lind pyetja si hupi eureka gjetje kur gjithë bota thotë sot ‘gjeni, agjent e agjensi’? Qyrku i lapit u bë magjistar që kthen njerzit në derra, vërvëron u bë barbar, ndërsa Ana dardane u bë Helena e Spartës. Lumejtë u bënë dete dhe e çuan Ilionin kryeqitetin e Iliadës në Azi. Historia e vërtetë që zbardh shqipja njëson Ballkanin dhe është elementi lidhës si katalizator shpirtëror i Bashkimit Evropian, shkurt dylli i kosheres evropiane. Për zbardhjen ‘dyllit’ shqiptar në gjuhët e kosheres evropiane kanë punuar prof. Sazan Guri, historjania Elena Kocaqi, Shpresa Musai etj. Ndërsa për rrënjët e gjuhëve ballkanike nga dialekti dardan i shqipes ka shkruar profesor Jokli (1929). Të habit qëndrimi i kundërt i nxënësve të tij! Shqipja e Homerit zbulon se allët apo arianët evropianë kanë rrezatuar kulturë në gjithë botën edhe mijra vjet para antikitetit. Vepra e Homerit është si stacioni ‘Mir’ në kozmos ku nis zbardhja e saktë e historisë para dhe mbas epokë së tij… Po pse thonë disa u gjet me alfabetin grek? Kam argumentuar se alfabeti është i konceptuar për gjuhën shqipe. Po analizoj vetëm germën apo shkronjën ‘ksi’ që është tre shkallë dhe ‘kses’ te veprat homerike ashtë = të ‘kcesh’.
Sot si vazhdimësi kemi ‘kse/bëj’, ‘kse/nderoj’, kemi jo vetëm në shqip: ‘sukses’=sho të kcesh. Nisur nga leximi para dhe mbrapsh ashtu si ka të njëjtin kuptim fiala dhe lafi, morfema dhe fonema, psik dhe spik, emon dhe nome, ro dhe or edhe kses = seks pataksi, taksi etj… Në qoftë se do të analizonim si fjalëformim apo nga ana semantike fjalët e përbashkëta ndëkombëtare do të na kthenin te fjalori shqip i Homerit. Po marr disa:
- Problem = pro- bë- lem dhe të treja i gjejmë te shkrimet e Homerit.
- Rapsodi = ra- pso-di.
- Aktori = ak-tri = hak të ri (hak=aki Homeri).
- Habitat = ha – pi – tat.
- Psikopat = psik – e pat.
- Papirus = pap – i rus ‘Ai gis dhe lomi ti’ shkruan Homeri, pra regjistër= re gis (gjë që ish) shikon që ekziston, ndërsa sensusi = sen she si (iventari i sendeve).
Shqipja e Homerit na qartëson se emërtesa: pelasge, aspelge, pelag, nuk është as etni e as rracë që të pretendosh prejardhjen. Para 4 vitesh i dërgova kryeministrit Edi Rama studimin tim dhe një vit më vonë e botova me titull ‘Shqipja përtej qytetërimeve’ duke e dërguar te të gjitha institucionet. Kryeministri ngarkoi Minstrinë e arsimit dhe shkencës. Po para 4 vjetësh i kërkova ministres ballafaqim dhe kam heshtur 4 vjet… Libri është një aktakuzë karshi linjës zyrtare dhe në sinkron me vijën e demarkacionit të vendosur nga prof. Petro Zheji, Robert Anxheli, Jokli etj., por me fakte të nxjerra nga vepra që datojnë 28 shekuj më parë. Akademia e Shkencave e shqetësuar dërgoi në promovim prof. R. Memushaj, i cili mbasi më lavdëroi si patriot bëri një oponencë nën nivelin e një mësuesi fshati, të cilën megjithëse ju kërkua nuk pati guximin ta botonte.
Jemi në prag të riformatimit shqiptar se ‘Shqipëria e madhe’ zgjeron dhe kufijtë e Evropës, historia ashtë arma më e fuqishme e një kombi dhe ne po e çbëjmë; Dardaninë e kemi të identifikuar që nga Homeri, ndërsa kombësinë të paktë 24 shekuj më parë në mbishkrimin e portalit të Apollonisë:
I joni Ai folës vezullues fol kish: ashtë kursim kombas ai gas, të tër i math e lëvizjen para nxit.
Iu drejtova Kryeministrit me bindjen e atëhershme se kish ‘hallatet’ e burrit të shtetit (ndoshta se ka lexuar fare), por me sa shoh na i kanë marrë grekrit e i kanë bërë sa të dashit.
Atyre e të paktën dhe rumunëve, që nuk e njohin Dardaninë duhet t’iu themi se kemi dalë nga të njëjtat “hallate”, dialektin dardan të shqipes; ata e kanë të pranishëm në kulturën e tyre dhe pa të nuk mund të bëjnë shkencat e veta gjuhësore e historike.
Institucionet zyrtare me gojën e specialistëve të çertifikuar me tituj deklarojnë se shqipja nuk ka qenë e shkruar. Midis prurjeve të shumta për të kundërtën, unë një studiues i paçertifikuar deklaroj: Shqipja është e vetmia gjuhë që deklarohet e shkruar në antikitetet. Sot po ju drejtohem me shprehjen më të shkurtër në botë: O SO?