Shënime për librin me tregime nga Luan Xhuli
Sotir Athanasi
Shënime për vëllimin me tregime “Devolli rrjedh si më parë”
( Në këtë vëllim me tregime, asgjë nuk
ka mbetur jashtë ngjyrimit letrar dhe
metaforik. Kujtimet, fantazia dhe perso-
nazhet, janë ndërthurur në kriptogramin
e një proçes krijues. Çdo ngjarje apo hero,
nuk është real. Është i rastësishëm.
Unë jam Ti dhe Ti, Ne të gjithë.
[Këto rreshta janë vendosur pas kopertinës. ]
Në një takim letrar, siç ndodh shpesh midis nesh, Luan Xhulin, jo vetëm unë, por mbase edhe për një pjesë të shokëve tanë e njohim si poet. Madje tejet të spikatur. Por ai me librin Devolli rrjedh si më parë, do të më befasonte. Se, për çudinë time, pashë për të parën herë prozatorin. Nxitimi më bëri të shoh diç më tepër në kapakun e kthyer të librit. Aty, u njoha edhe me sprova të tjera të kësaj natyre. Pra, në gjininë e prozës. Atë çast mendova se: “Ky” grindavec i pandreqshëm” (siç e ka pohuar vetë në vëllimin me poezi “JESHILE” ) ka një jetë që grindet me veten e tij, gjysëm jete me gruan, një çerek me fëmijët, por kurrë me dashurinë. Ky pra, ka “paturpsinë” të më lërë në dorë vëllimin në prozë që e nis me tregimin ku sinqerteti rrok majat dhe ecën në një paralele me djallëzitë e një adoleshenti. Dhe unë që e shoh në tregimet e tij, përfundoj idenë se: është i njëjti. Po ai që ka mbetur “grindavec” i përjetshëm. Prandaj, edhe kujtesa e një grinjarii do të sjellë, në vazhdimsi, si në një atelje skulptori skalitur mbi gur, kujtime të pashlyeshme prej prozatori të spikatur.
“KREVATI I HEKURIT”, është njëri prej tyre. Aty vërejmë jo vetëm çakmakun e trazovatçin, por edhe heroin e së fshehtës përvëluese, (dhe për kë? Për krevatin e prindërve?!?). Një konservator do t’i thoshte: Turp të ketë”. Por ne nga keqardhja dhe sidomos, mirëkuptimi, buqëqeshim lehtë nën arsyetimin: ky është poeti. Se Ai, edhe kur shkruan prozë, nuk I kursen (as për vete) të vërtetat në rrëfimet e tij. Dhe të mendosh që autori ka mbërrijtur në moshën e gjyshit?!?
Por ne e dimë që kështu janë poetët. Se është po ai që gjen rastin, miqt e mi, t’i përcjellë lexuesit të brezit të ri, privimet e kohës së gremisur në theqafiet e humneravr dhe i shigjeton ato me qesharakësinë e sistemit karagjos, në mënyrën më origjinale të mundshme. Sepse në ndërgjegjen e tij intelektuale ngre krye përherë e më shpesh domosdoshmëria e nënvizimit se çdo diktature historia i rezervon qesharaken e zbavitjen në orët e gëzimit që sjell LIRIA.
Vëzhgimet e poetit – prozator nuk mënjanojnë as detaje të tilla që për një prozator do të shërbenin në një prozë të gjatë (si novelë, a roman). Luan Xhuli e sheh të domosdoshme rrëfimin si etyde të veçanta dhe për ‘të, pak rëndësi ka limiti. Dhe me të drejtë. Proza në këto raste, merr vlera të tjera ku, nxjerrja në pah e detajit, sheh dritën. Shtoi kësaj edhe këndin poetik dhe ajo do të marrë patjetër shkëlqimin. Kësisoj, proza e tij bëhet me flatra e patjetër më e lexueshme, më tingëlluese, më me ngjyrë. Mjaft të përmendim se Ai, sa herë që do të kujtojë prindërit e tij, [ edhe pse gjysh tashmë, ] sytë I mbushen me sinjak malli e dashurie. Sei ndihet jetim përballë mungesës së tyre dhe pohon të përkundërtën (më se i pasur ) përpara dy vajzave të tij e fëmijëve të tyre.
Një vënd të veçantë në vëllim, zënë edhe ndjenja e adhurimit për mësuesit në shkollë. Të mbetet në mënd e të shtrëngon në fyt, shalli I mësues Gaqos. Mirësia e tij rezaton jo vetëm optimizmin, por edhe trazimIn që sjell dhimbja e një mësuesi aq të përkushtuar, aq të gjërë si të nxitohej në mirësitë e tij për të tjerët, se . . ., jetonte kohën e tij të artë si të qe një gjallesë e rrallë me Dritësi ku shkëlqimi kish diçka nga fisnikëria përzier më një humanizëm po aq ndriçues. E parë nga këndi I ditëve tona, të përlot gadishmërinë e tij për t’ia falur nxënësit të tij kur ky I fundit shprehu pëlqimin për atë shall.
Më dhëmb në gjoks kur lexoj dhe ndjej jo pa vesi në syri e mi, atë Mësues, në stadin e fundit të ndriçimit të tij, pas së cilës do të shuhej. Për poetin e jo vetëm për ‘të, nuk shlyhet nga kujtesa çfarë? Mësimi që duhet buzëqeshur, edhe kur brënda gjoksit tënd diçka dhëmb.
Në jetën e poetit gëlojnë peronazhet e veçanta. E kush në stadet tona të jetës adoleshente, rinisë, a kohës së shërbimit ushtarak, nuk ka njohur një . . ., evgjit?
E megjithatë, Stinët e një Evgjiti, ka një sinqeritet e vërtetësi kristali. Them kështu se faqet e tij jo vetëm shprehin pastërtinë, por edhe një shpirt ku ndrit si stina me të gjitha karakteristikat e saj. Dhe ne, njohim Evgjitin që do t’a kishte zili çdo njëri nga ne. Sepse, veç së tjerash, kemi hasur në jetë njerëz jo mirënjohës e madje dashakeqës, edhe kur ndaj tyre u kemi dhuruar mirësinë tonë, apo fjalën e duhur që atyre t’u shkojnë punët mbrodh. Se me një veprim të tillë për komandantin evgjiti shkoi me leje në familje dhe nuk do t’a harronte kurrë mirësinë në katër a pesë stinët e tij. Mjafton të kujtojmë kohën e diktaturës kur sigurimi gëlonte me spiunët e tij që të kishte në dorë çdo bisedë të bërë midis edhe vetëm dy shokëve e jo më në një klasë a në një grumbull njerëzish. Në këtë batak ra edhe “Evgjiti’. Se duhej t’a shlyen te të mirën që I bëri komanda duke e shpënë me leje për të takuar gjysmën e tij cigankë. Por . . ., “Evgjiti”, përpara se të ishte cigan, qe tejet human dhe e paralajmëron shokun e tij që të bënte kujdes dhe . . , “të mos më thuash, pse s’ma the.
Pesë Stinët e një “Evgjiti”, për mua kanë po atë ngarkesë emocionale sa të tregimit: Shiu I së enjtes. Një tregim me temën nga jeta studentore. Diçka më shumë se pëlqim reciprok që edhe kur iu dha rasti të shprehej dashuria, gjithashtu e mezipritur nga të dy krahët, fenomeni-natyrë, ky faktor si I zbritur nga vrima e zezë e ozonit, e mbase edhe si e parathënë për të mos u bërë; natyra pra, hedh një shi si me shtatama, (do të thonin banorët e asaj zone) se çifti ishte në të majtë, pranë kodrës së liqenit artificial në Tiranë. Aty, veç së tjerash, shiu bën që të rrëshqasë (dhe t’a zërë përfund çiftin tonë dhėu.)
Heronjtë përfundojnë në spital. Aty, një mjek, djali I një pushtetari e kishte piketuar dhe po ngrinte dashurinë e tij të padyshimtë. Skena e largimit nga spitali me Mercedes, është shumë e dhimbshme.
Çiftin që do t’a zinte dhėu [figurativisht-edhe dashurinë bashkë me trupat e tyre], është tejet e gjetur e madje edhe me një tjetër piketë të lënë diku (si kalimthi ) dëshirën e vajzës për të parë filmin Duaje emrin tënd. Ideja e atij filmi ka frymëzuar tregimtarin, apo rrëfimtarit, në ato çaste I rå ndërmënd ideja e atij filmi?
Gjithsesi, autori përfundon rrëfimin me gjetjen e një dashurie të re. Partnerja me të njëjtin emër, edhe këtu nuk është vënë pa qëllim. Të jetë rastësor, përkesa me titullin e filmit Duaje emrin tënd? Nuk e besoj.
U ndala këtu, sepse nuk kam kohën e duhur për të hyrë më thellë në tregimet e poetit LUAN XHULI, I cili prozë e tij e rrëfen dhe tregon duke e parë në kënde poetike.
Për mua, personazhi i një dashurie të parë (të dështuar ), në mos kaloftë herë’pas’here nga shtëpia e partneres, nën ballkonin e saj, këmbët do t’a shpien.
Mbi këtë përkufizim të nxjerrë si aksiomë, mua më ngjan poeti-pro- zator, ka hedhur edhe tregimin Dora e humbur, apo: Dashuria e parë nuk harrohet.
Gjithsesi, shkrimtari LUAN XHULI, vëllimin e tij me tregime e hap me aksiomën tejet domethënëse:
Me Devollin rrjedh dhe unë
Një gur I lëmuar do të mbetem.