Albspirit

Media/News/Publishing

Duke shfletuar revistën ‘Nëntori” 1954-1991, proza e Kadaresë

 

ISMAIL KADARE: Prozë e vitit 1963. Qyteti i jugut.

Revista “Nëntori” është djepi ku u përkund së pari romani “Kronikë në gur”, revista “Nëntori” nr .12/1963.

Një tregim dhe zanafilla e një romani.

prolog– parafjalë

(Fotografia është marrë nga Albumi i fotoreporterit të shqua Petrit Kumi dhe është e viteve kur Kadare shkruante “Kronikë në gur”.)
(“Kronikë në gur” është romani më i shquar i Ismail Kadaresë. (Dritëro Agolli).

Kur para disa vjetësh në Gjirokastër, pashë turistë, të cilët mbanin në dorë romanin ” Kronikë në gur” dhe ecnin në sokakët e qytetit, u emocionova.
Romani është përkthyer në 15 gjuhë dhe ka 34 botime gjithsejt. Më shumë botime ka në gjuhën shqipe ( 8 ) dhe në frëngjisht( 5).

-1-
Historia e një vepre letrare

Fillimi i këtij romani, nga më të lexuarit në korpusin e veprës së Kadaresë, është ky tregim i botuar në nr. të revistës “Nëntori”. Por një shenjë më të qartë, se autori po shkruante një roman për Gjirokastrën dhe fëmininë e tij në këtë qytet, duke na paralajmëruar se për letërsinë shqipe po lindëte një nga veprat më të bukura të saj, Kadare e dha me një cikël të gjatë tregimesh të botuara në nr. 12/1963 të revistës “Nëntori”. Dhe gjithë këto tregime dhe të tjera të cilat nuk e panë dritën e botimit në ndonjë organ letrar të kohës, u botuan në librin “Qyteti i jugut” 1967, ndoshta dhe titulli i parë për romanin e ardhshëm duhet të këtë qënë ky.
Duke krahasuar tregimet e vëllimit “Qyteti i jugut” me romanin “Kronikë në gur “, vëren se jo gjithçka e shkruar në këta kapituj, të cilët patën fatin që të jenë pararendës të romanit të ardhshëm, u shkrinë me romanin e ri. Tregimi i gjatë “Qyteti i jugut” (30 faqe) ka një arkitekturë më tjetër dhe më të thjeshtë. Nënndarjet e tregimit dhe titujt si: Shtëpia mbi ujra, Në kasaphanë, Kundrajrori i vjetër, Interlud, Magji, Dashuria e parë, Aeroplani i madh, Interfludi i fundit, janë zëvëndësuar në roman me: kapitujt sipas numrave, nga kronika, nga kapitujt me shkrim korsiv, në mungesë të kronikës, nga thënie njerëzish të panjohur, memoriale.

Romani ka 229 faqe, çmimi 3.50, pa emrin e redaktorit. (Ka shumë mundësi që redaktor i botimit të parë të ketë qënë Dilaver Dilaveri, kritiku letrar më miqësor ndaj veprës së Kadaresë).

Romani u botua në vitin 1971. Para se ta lexoj, rasti e solli që të lexoj në “Zërin e Rinisë” një shkrim të gjatë kritik të Moikom Zeqos, i cili shkruante aq bukur për “Kronikë në gur”. Dhe kjo më bëri që ta gjej për ta lexuar. Është romani që kam lexuar shumë herë, mbi 14.

Fotografia e Petro Mejdi

Fotografia e Petro Mejdi

Fotografia e Petro Mejdi

Fotografia e Petro Mejdi

Please follow and like us: