Albspirit

Media/News/Publishing

Shtegu Valbonë-Theth (Fotogaleri)

Shtegu Valbonë – Theth është rrugëtimi më popullor sot për sot në Alpet e Shqipërisë. Kjo është një fotogaleri e një udhëtimi të këndshëm në zemër të Shqipërisë.

Autor: Gjergj Erebara BIRN Koman, Valbonë dhe Theth

Një numër i madh shqiptarësh dhe të huajsh e ngjisin Qafën e Valbonës duke shijuar ecjen në mal dhe panoramën e Alpeve. Ai është një shteg i lehtë dhe relativisht i shkurtër. Rreth 15 kilometra rrugë nga Fusha e Gjësë në Valbonë deri në Theth, përshkruhen nga të apasionuarit e ecjes në mal zakonisht për shtatë orë, me pushime të gjata në vendburimin e Valbonës, në Qafën e Valbonës dhe në një lokal të thjeshtë që gjendet mes Qafës së Valbonës dhe Thethit.

Udhëtimi zakonisht zgjati dy ditë, ku njëra ditë kalohet me vajtjen nga Tirana në Hidrocentralin e Komanit dhe më pas, me traget deri në Fierzë, e me furgon deri në Valbonë. Në ditën e dytë kalohet shtegu dhe mund të vendoset shpenzimi i një dite në Theth apo rruga e kthimit me furgon përmes Qafës së Thores.

Këto foto janë realizuar më 19 – 20 shtator 2015 dhe janë vendosur në rend kronologjik, nga nisja me traget në Koman deri te mbërritja në Theth.

Qafa e Valbonës gjendet në kuotën 1800 metra mbi nivelin e detit. Fusha e Gjësë në Valbonë, nga ku nisen ekspeditat për kalimin e saj, gjendet në kuotën 800 metra ndërsa Thethi në kuotën 900 metra mbi nivelin e detit.

Pontili i trageteve në HEC Koman. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Liqeni i Komanit. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Liqeni i Komanit. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Zogj mbi liqenin e Komanit. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Shtëpi karakteristike në një fshat përgjatë liqenit të Komanit. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Male të reflektuara mbi liqenin e Komanit. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Trageti i vjetër i braktisur, ndërtuar nga kantieri detar i Durrësit. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Diga e liqenit të Fierzës parë nga pontili i trageteve. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Male përgjatë luginës së Valbonës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Pranë qytetit të Tropojës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Lugina e Valbonës në mbrëmje. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Turistë pranë lumit të Valbonës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Shtëpi karakteristike në Valbonë e kthyer në hostel. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Grup turistësh duke nisur udhëtimin nga Valbona për në Theth. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Shtëpi e braktisur pranë fshatit Ragam, i fundit në Luginën e Valbonës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Shtëpi e braktisur pranë fshatit Ragam, i fundit në Luginën e Valbonës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Turistë duke ngjitur Qafën e Valbonës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Lugina e Valbonës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Lugjet e Smajlit mbi luginën e Valbonës janë nj nga rrugët që ndiqen për të ngjitur Jezercën. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Rrugës për te Qafa e Valbonës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Duke u ngjitur. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Lugina e Valbonës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Qafa e Valbonës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Shtegu pranë Qafës së Valbonës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Maja e Qafës së Valbonës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Shtegu i Qafës së Valbonës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Qafa e Valbonës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Qafa e Valbonës. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Shtegu i zbritjes nga Qafa e Valbonës nga ana e Thethit. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Mjete rrethanore si qese plastike përdoren kur të zë shiu. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Shtegu nga ana e Thethit është i pyllëzuar -dendur. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Ngjyrat e vjeshtës në shtegun e zbritjes drejt Thethit. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Shtegu i zbritjes nga Thethi. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Shtëpi guri në Theth. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Gjergj Erebara
RRETH AUTORIT

Gjergj Erebara

Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.

Please follow and like us: