Ioannis Polemis: VIOLINA E VJETËR
Dёgjoje atё tё largёtёn, atё violinё tё vjetёr,
nё qetёsinё e ngjethёshme tё natёs pranverore,
se brenda trupit ka njё shpirt qё porsi asnjё tjetёr,
njё tingёllim tё brishtё lёshon nga buzёt virgjёrore.
Edhe bilbili i pagjumё, bilbili i shumёkёnduar,
u bё kurioz edhe pushoi dhe mbeti njё thёrrime,
tё shohё çfarё zogu qёnka ky, qё kaq i pёrmalluar,
rrёfen me zell e ёmbёlsi tё zemrёs drithёrime.
Gjersa dhe bufi gjynahqar, ky zog i dёshpёruar,
me adhurim qё dot s’e fsheh, ul krahёt n’ ato brigje,
vё veshin, dёgjon melodinё, lufton pёr tё kuptuar,
se vallё kush qёnka ky fatzi qё ligjёron me ligje.
E çё se drurin po ja bren tёnja? Edhe ç’u bё,
se vitet ikin e mё s’vinё e jeta shkon, largohet?
M’i ёmbёl e plot bukuri e mё i thellё ai zё,
bёhet me kohёn qё kalon, edhe sa vjetёrohet.
Jam unё e largёta violinё, ajo violinё e vjetёr,
nё qetёsinё e ngjethёshme tё natёs pranverore,
brenda rrёnojes mbaj njё shpirt qё porsi asnjё tjetёr,
njё tingёllim tё brishtё lёshon me hijeshi rinore.
E çё se mishin po ma bren tёnja? Edhe ç’u bё,
se vitet ikin e mё s’vinё, se mё rrallohen shokёt?
I ёmbёl, plot me dashuri e mё i thellё ky zё,
bёhet me kohёn qё kalon, e sa mё zbardhen flokёt.
Shqipёroi: Arqile Garo
Nga libri “Pelegrin në Ujëvarat e Poezisë Helene”.