Albspirit

Media/News/Publishing

Kastriot Dervishi: ‘Kampe’ me shumicë dhe një fole ‘Harabeli’ që gjezdis!

Image result for kampi i tepelenes

Falë fushatave vijushmërisht keqinformuese agjitpropiste të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit, edhe plani i kampeve të internimit gjatë periudhës komuniste është shtuar dhe tejkaluar në shifra të kënaqshme, më shumë se vjet. Keqdijen e vet, apo thënë ndryshe mungesën e çdo përpjekje për të mësuar diçka, AIDSSH nuk lë rast pa e shpërndarë në formën e zbulimit apo domosdoshmërisë së kësaj forme kujtese. Sot në Lushnjë po “prodhohen” disa kampe internimi.
Si është e vërteta? Përjashto rastin e trajtimit të kosovarëve (dhe kampin nr.5 të Kuçit, mbyllur në vitin 1958), pas vitit 1955 në Shqipëri nuk ka pasur më kampe internimi, por vetëm vende internimi.
Kampet kanë qenë territore të rrethuara me tela me gjemba, të ruajtura me roje me një komandë, brenda të cilit banonin detyrimisht personat me heqje apo kufizim të lirisë, pavarësisht se ku ishte fronti i punës së tyre (kur kishte të tillë).
Pasi në vitin 1953 u mbyllën kampet e Tepelenës dhe Valiasit, të internuarit u dërguan në kampin nr.5 Plug dhe nr.2 Shtyllas (ku kishte të burgosur).
Në vitin 1955 kampi nr.5 Plug u shkri. Pas këtij viti nuk kemi më kampe apo një tufë me kampe në një territor të vogël “të qytetit të Lushnjës” (🎃 as nocionet “rreth” apo “qytet” nuk njohin) siç imagjinojnë agjitatorët e Autoritetit. Kësisoj, aktiviteti i sotëm në kampe imagjiare mbetet me karakter dezinformues. Vendet e internimit të Rrethit të Lushnjes pas vitit 1955 ishin me të njëjtin status me ato të rretheve të tjera si Shkodra, Lezha, Mirditë, Krujë, Durrësi, Tirana, Elbasani, Berati, Korça, Fieri, Vlora, Tepelena, Gjirokastra.
Nëse lexojmë vendimet e internimeve pas vitit 1955, në asnjë prej tyre nuk shkruhet fjala “kamp”. Meqë këta pretendojnë kampe pa rrethim pas vitit 1955, cilët kanë qenë komandantët, komisarët dhe operativët e tyre? Të panjohur sigurisht.
Në këtë sipërmarrje agjitative me ngulje-shkulje rraqesh, cili është roli i “Harabelit”, i pashqitur gjithnjë në raste të tilla? Sa është kostoja që paguan buxheti i shtetit për këto fushata keqinformuese? Sa shkojnë për zogjtë e padukshëm të “Harabelit”? Dihet që për histori nuk ia thotë “Harabeli”. Referuar fotove të “Harabelit” në Facebook nuk shihet ndonjë afërsi apo ndjeshmëri me të përndjekurit politikë. A thua për një fole harabeli duhej kjo?

Please follow and like us: