Albspirit

Media/News/Publishing

Urime përvjetori gazeta shqiptare Bota Sot

Xhevat Rexhaj
Urime përvjetori gazeta shqiptare Bota Sot

Demokracia, kjo fjalë e shkurtër por me kuptim tepër të madh, me rrugëtim të vështirë në etapa historike, gjatë rrugëtimit të saj e lindi edhe një fenomen në shumësin e fenomeneve dhe madhështive që krijoi, atë të shkrimit, informimit dhe leximit, pra siq thuhet me gjuhën e bukur lindi fuqinë e shtatë në botë për tu shprehur lirshem dhe drejtë, gazetarinë.

Në shtetet dhe kombet e lira pra te demokratizuara më heret, kjo qështje ishte e kompletuar me kohë, ndërsa në vendet e atëhershme komuniste dhe diktatoriale kjo fuqi nuk egzistonte, si shkas i asaj se mjetet e informimit ishin që të gjitha vetë pjesë e sistemeve dhe diktatorëve, andaj edhe nuk kishte mundësi as që të përnmendej demokracia, fjala e lirë dhe zhvillimet e tjera në rreafshin e lirisë së përgjithshme brenda një shoqërie.

Në fillim të viteve të 90 ta të shekullit të kaluar kur intelektualët shqiptarë të Kosovës ,dhe viseve të tjera të ish shtetit pushtues serbo-sllav, filluan të tregojnë pjekurinë dhe vendosmërin e tyre që njëhere e përgjithmonë të shkulen dhe të ndahen nga krijesa serbo-sllave, filluan edhe disa zhvillime të nevojshme rreth krijimit të një baze të duhur, kuptohet sipas rrethanave, që shqiptarët të kenë mjete të informimit të cilat do të jenë si zë i drejtë dhe i arsyes për të ardhmën. Në këtë vazhdë në Kosovë u krijuan disa buletin dhe disa informator të cilët filluan që të bënin informime rreth angazhimeve të intelektualëve shqiptarë, dhe më vonë rreth Institucioneve të krijuara në Kosovë si rezultat i zgjedhjeve të para demokratike edhe pse nënë pushtimin serb e ku dolën edhe Institucionet e para demokratike të Republikës si produkt i punës së disa partive politike në krye me LDKnë ,si partia më e madhe dhe më e organizuar në trojet shqiptare. Dihet mirëfilli se aso kohe u mbyllën të gjitha radiot lokale dhe ajo qendrore, TVP ja dhe të gjitha gazetat që delnin në gjuhën shqipe si pasojë e represionit serb kundër shqiptarëve, në këtë amulli të krijuar gazetarë dhe njerëz të penës të asja kohe i gjetën alternativat që të krijonin mjete informimi edhe në shtetet e tjera të cilat e lejonin një gjë të tillë,si edhe në Shqipëri ,dhe me këte u thye akulli i informimit ku shqiptarët tani më fuilluan të dëgjojnë, shikojne dhe lexojne shumë çka pa cenzurë dhe pa rrena të ndryshme të agjenturave leniniste.enveriste.

Pa dashur të ndalem në raste të veqanta të këtyre fillimeve të mira për ne shqiptarët, me duhet të them se vërtet e gjithë kjo pati një sukses të rrallë në mbajtjen gjallë të informimit të shqiptarëve kudo ata ishin,si dhe të njohtohej për punet dhe angazhimet që bëheshin nga Institucionet e aso kohëshme rreth qështjesë së Kosovës, si brenda ashtu edhe jashte vendit. Atyre viteve shumë shqiptarë, përpos atyre që ishin ardhur përpara si punëtor në shumë shtete evropiane dhe përtej Atlantikut pra SHBA e Kanadë, erdhën edhe me mijëra refugjatë si rezultat apo pasojë e represionit dhe dhunës serbe si në aspektin politik ashtu edhe segregacionin ekonomik që ushtronte pushtuesi serbo-sllav. Atyre viteve mërgimtarët që u shtuan në numër filluan të organizoheshin në shumë shoqata e klube, por fatmirësishtë me kohë filluan të themeloheshin edhe Degët dhe Nëndegët e LDKsë, partisë më të madhe shtetëformuese të Kosovës e cila kishte krijuar thuaja se të gjitha resoret e duhura për të funkcionuar si parti dhe si lëvizje e gjërë popullore karshi aspiratave dhe angazhimeve shqiptare ,për të realizuar projektin shqiptarë të udhëhequr nga intelektualët dhe mbarë populli shqiptarë i Kosovës e më gjerë, e të prirë tani më nga Presidenti i zgjedhur e Historik i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Me formimin dhe funkcionalizimin e kësaj partie dhe bashkimin e shqiptarëve rreth saj, si dhe me daljen e Qeverisë së Republikës në ekzil shifej një nevojë e madhe që shiptarët të kishin një gazetë ditore me orientime të qarta shtetëformues, që të përcillte ngjarjet e kohës por që edhe të ishte në funkcion të mërgimtarëve dhe organizimeve të tyre për të mirën e kombit. Fatmirësishtë kjo edhe do të ndodhte me datën 25. Qershor të vitit 1995 në Cyrih (Zürich) të shtetit mik dhe përkrahës tonë Zvicrres, kur një shqiptar ambicioz, atdhetar dhe njeri i vizionit së bashku me disa bashkëmendimtarë të tij do të themelonin një gazetë, një dritare kombëtare për shqiptarët kudo në globë, pra Z. Xh. Mazrekaj e bëri atë të duhurën dhe më të mirën duke krijuar këte medium tepër të rëndësishem i cili me kohë do të shëndrrohej në një tribunë, në një vlerë dhe në një shtëpi, ku shqiptarët nga të gjitha trojet e veta do të gjenin veten dhe do të bashkoheshin për të mirën e kombit shqiptarë në përgjithësi dhe Kosovës në veqanti, si qështje që kërkonte zgjidhje me krijimin e shtetit të dytë shqiptarë në rajon.

Gazete e të gjitha shtresave
Që të thuhet e vërteta, gazeta kombëtare Bota Sot tuboi rrethe vetes pena të çmuara, gazetarë të zotët dhe të dijshëm, në faqet e kësaj gazete shkruhej e analizohej e gjitha që kishte të bënte me aktivitete te Institucioneve shtetërore të Kosovë, kjo gazetë përcillte te ne mërgimtarët thuaja se të gjitha njoftimet dhe informimet se çfarë ndodhte në brendin e trojeve shqiptare, këtu gjindeshin për çdo ditë materila nga aktivitetet e mërgimtarëve dhe organizimeve të tyre në ndihmë senzibilizimit, organizimit dhe kryerjes së obligimeve shtetërore dhe qytetare ndaj shtetit të ri, në faqet e kësaj gazete publikoheshin 100% të gjitha infot rrethe takimeve, mbledhjeve, tubimeve dhe gjërave të tjera që ishin aktivitete të përditshme të shqiptarëve. Do të ishte jo njerëzore dhe jo parimore që mos të ceket edhe një gjë që për mua do të mbetet shembulli më i fortë, se kjo gazetë, pra botuesi dhe redaksia në terësi asnjihere nuk e morën as edhe një centë për publikimet që ne i bënim në këtë gazetë, dhe ato publikime ishin të përditshme, pra me këte rast duhet të shprehi mirënjohjen dhe vlerësimin më të madh për stafin e kësaj gazete që aq shumë bëri për shqiptarinë dhe Kosovën veqanërishtë. Gazeta Bota Sot me kohë u shëndërrua vërtet në gazetë kombëtare, në tribunë shqiptare pa asnjë dallim, dhe pa asnjë anashkalim të aktiviteteve të shqiptarëve kudo ata ishin, Bota Sot e mbajti gjallë frymën institucionale, frymën e optimizmit, framën e bashkimit dhe frymën e realizimit të projektit për Kosovë e pavarur, shkurt kjo gazetë e ka një meritë të jashtëzakonshme edhe në ptërë procesin e pavarësisë së Kosovës. Gazeta Bota Sot ishte në vijë të drejtë në vijë vërtet kombëtare, dhe ajo asnjëher nuk iu shmangë kësaj poente të çmuara, gazetarët e saj e dhanë maksimumin dhe mjerishte disa nga ata edhe u vranë nga dora e ligë ngase ata, gazetarët e potenconin krimin, kontrabandën dhe mangësit e tjera që aty këtu ndodhnin si para, në kohën e luftës dhe pas luftes. Gazeta Bota Sot do të mbetet shembull i një gazete e cila pa asnjë frikë denoncoi të keqen, denoncoi marrëzit shqiptare gjithashtu siq potencoi dhe lavdëroi të mirat shqiptare, të arrituarat shqiptare dhe ata të cilët edhe u nagazhuan për të mirat e popullit. As sot e as nesër nuk do të ketë asnjë gazetë shqiptare që ka bërë më shumë se gazeta Bota Sot, nuk do të ketë asnjë gazetar të ndonjë shtepie tjeter botuese që kanë dhënë aq shumë për denoncimin e krimit, për katrahurën ndërshqiptare dhe për fatkeqësit brenda shqiptare, jo nuk do të ketë ngase nuk kanë as dije dhe as guxim gazetat e tjera. Sot është e lehtë që disa gazeta shkruajnë dhe kritikojnë pushtetin dhe krimin, kontrabandën dhe korrupcionin, por kjo gjë ishte jo vetëm e vështire¨në ato kohëra kur shkruante Bota Sot, sepse edhe të shkonte koka, andaj shkurt dhe shqip gazeta e jonë Bota Sot, në analet e historisë së pavarësimit të Kosovës dhe demokratizimit të Shqipërisë dhe trojeve të tjera me shqiptarë do të mbetet vërtet një rast sui generis sesi duhet të shkruhet dhe të thuhet e vërteta për kombin, me të mirat dhe me të këqijat që përcjellin një komb, dhe këte në mënyrën më të mire dhe më të mundëshme e bëri Bota Sot, shkurt madheshti.
Një gjë do të më mundoi mua si lexues i pandalur i kësaj gazete sa të jem gjallë , e kjo është; derisa kjo gazetë mbajti gjallë ecjenë e drejtë të Presidentit Rugova, ecjen e drejtë të Institucioneve të Republikës, mbajti gjallë të gjithë aktivitetin e LDK së si forcë motorike dhe forcë moralizuese e angazhuese për pavarësi, mbajti gjallë luftën e drejtë dhe protagonistët e saj më në krye me A. Jasharin, S. Cekajn, T. Zemaj, A. Ramadani e të tjerë, që mbajti gjallë edhe luftërat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, dhe në trojet tona nenë Maqedoni, mjerishtë pas disa viteve thuaja se shumë nga Institucionet dhe partitë politike ia kthyen shpinën kësaj gazete, e injoruan, dhe besa edhe u munduan ta sakatojnë me shumë marrëzi të tyre këtë gazetë, e me këtë rast une do të ndalem te një subjekt politik, pra parti e ajo quhet LDK! Kjo parti pas vdekjesë së Presidentit të Kosovës I. Rugova e anashkaloi dhe e largoi shumë këtë gazetë, ia harroi të mirat dhe meritat që kjo gazetë kishte bërë për punët dhe angazhimet e afer milioni aktivistëve të kësaj partie, pra thjeshtë disa njerëz të “ mëdhenjë” brenda strukturës kierarkike të LDKsë u shiten dhe u shantazhuan nga armiqët e pakët që i kishte Bota Sot, e që ata armiqë konkretishtë me vite ishin edhe armiqë të vet LDK së, pra do të mbetet një turp i madh i disa LDK istëve që harruan të mirën dhe morën të keqen ,andaj une do të them kështu; qofshin të mallkuar për mote, ngase pa këtë gazetë ata sot nuk do të ishin aty ku janë!

U ndala në këtë qështje ngase gazetarët e Bota Sot të cilët me zell dhe me dashuri e me drejtësi deshën Kosovën, deshën Presidentin Rugova, deshën Luftën dhe luftëtarët e shenjtë të Ushtrisë tonë deshën rendin, ligjin dhe funksionimin e shtetit sovran, u vranë, u likuiduan dhe shumë të tjerë u kërcnuan edhe në Familjet e tyre nga kriminelët dhe bandidët e disa klaneve politike dhe para politike, të tilla raste nuk pati te asnjë gazetë tjeter, jo ngase ato shumica e tyre pas lufte koketuan dhe bënë pazare me klanet kriminele, fituan donacione nga burime të pista dhe të caktuara majtiste, me bandat dhe me hajnat e pasurive shtetërore dhe me urdhërdhënes të vrasjeve enigmatike në Kosovën e luftës dhe pas luftës. Vetëm ai që ka syze të zeza dhe tru të zi, vetëm ai që mendon zi dhe keq, pra vetëm ata që ndjellin errësirën nuk e deshen gazeten Bota Sot, andaj duhet të thuhet e vërteta e pastërt si drita e Diellit, pa gazetën Bota Sot dhe pa gazetarët e saj nuk do të ishte pavarësia e plotë të cilën e kemi sot, pa gazeten Bota Sot krimi dhe të këqijat e shumta që katandisen Kosovën e pasluftës nuk do të ndaleshin edhe pse për këtë qështje kjo gazetë, botuesi dhe gazetarët e saj pësuan dhe paguan çmime të pandershme dhe të paharruara në kurrizin e tyre, por shqiptarët që shofin dhe prekin drejtë e sinqert do ta kenë në mendje përherë punën dhe angazhimet e duhura kombëtare të kësaj gazete dhe gazetarëve të saj.

Të gjithë ata shqiptarë që i mbeten besnikë kësaj gazete e meritojnë një mirënjohje të thellë, si shqiptarë që e deshen dhe e duan kombin shqiptarë në përgjithësi dhe Republikën e Kosovës në veqanti, suksese të mëtutjeshme gazetës tonë Bota Sot.

Këtë shkrim e bëra për hir të së vërtetës, për hir të miliona lexuesve që kishte dhe ka kjo gazetë ,dhe njiherit për ata parazitë që dikur u përkrahën dhe u ngritën politikisht më vonë si rezultat i punës dhe përcjelljeve të aktiviteteve edhe të tyre në etapa të caktuara po nga stafi i kësaj gazete , por të cilët, ka disa vite mjerishte që jo vetëm se nuk i mbeten mirënjohës kësaj gazete, por përkundrazi edhe e dëmtuan aty ku patën mundësi , andaj i mbuloftë turpi e më së shumti ata që sot janë disa kuadro në LDK.

Please follow and like us: