Albspirit

Media/News/Publishing

Kina pushton detin me ishuj artificialë

kina-2Imazhet satelitore tregojnë se Kina vazhdon të ndërtojë me shpejtësi baza ushtarake në ishujt e Detit të Kinës Jugore, duke shtuar ndjeshëm praninë ushtarake në këtë zonë mjaft të tensionuar. Sipas Pentagonit, gjatë dy viteve të fundit, Kina ka shtuar me 3200 akra sipërfaqen e ishujve që kontrollon në det, pa llogaritur praninë ushtarake që shtohet dita-ditës. Në këta ishuj artificialë, Kina ka ndërtuar baza ushtarake, porte dhe aeroporte, duke treguar fare qartë qëllimin e saj për të militarizuar zonën dhe sigurisht duke i dërguar mesazh vendeve që kanë pretendime territoriale se me çfarë do të përballen nëse guxojnë më shumë sesa protestat diplomatike. SHBA pretendon se sipas ligjit ndërkombëtar, këta ishuj artificialë nuk i japin Kinës të drejta shtesë territoriale apo detare, por përmirësojnë ndjeshëm praninë fizike të kombit komunist në këto zona në planin afatagjatë. Duket se ky është qëllimi i Kinës, pasi ligjet në letër, në rast se SHBA dhe kritikët e saj kanë të drejtë, zor se kanë fuqi më të madhe sesa ushtria në terren. Zonat e debatit në detin e Kinës Jugore pretendohen nga disa vende në rajon dhe ato akuzojnë Kinën se po pushton territore që nuk i takojnë. SHBA është vendosur në krah të këtyre vendeve me programe të qarta për të pakësuar ndikimin e Kinës në zonë, por deri tani pa ndonjë efeket të madh, pasi Pekini vazhdon i pashqetësuar atë që cilëson zhvillimin të territorreve të tij.

Kina vijon zgjerimin me ishuj artificiale, SHBA ngrenë shqetësimin

Please follow and like us: