Albspirit

Media/News/Publishing

Europa i ka sytë tek Mbretëria e Bashkuar

Qendrat e votimit janë hapur në Britani në një referendum historik, që do të vendosë nëse ky vend do të qëndrojë në Bashkimin Evropian apo jo. Më shumë se 46 milionë njerëz pritet të marrin pjesë në votime. Më poshtë shihni fletën e votimit ku është shkruar: “A duhet të mbetet Mbretëria e Bashkuar anëtare e Bashkimit Evropian apo duhet të largohet?” Cila përgjigje merr më shumë se gjysmën e votave, fiton. Edhe personazhet e njohur si aktorja Liz Hurley janë përfshirë në fushatë. Hurley ka pozuar nudo me një jastëk me flamurin e vendit të saj, teksa bën thirrje për të votuar për daljen nga BE.

Please follow and like us: