Obama do të kërkojë punë në Linkedln
Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Barack Obama thotë se pas janarit ai do të jetë në kërkim të një pune dhe do të hapë një llogari edhe në Linkedln.
Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Barack Obama, i cili pas përfundimit të garës për zgjedhjet presidenciale të nëntorit do ta dorëzojë kolltukun në fillim të 2017-s, thotë se “Pas rreth shtatë muajve do të jem një njeri që kërkon punë dhe jam i lumtur për këtë. Do të hap një llogari në Linkedln dhe do të shikoj se çfarë do të më dalë përpara”. (Linkendln është një platformë sociale në internet për profesionistët, që ka për synim ndërtimin e komunikimit të personave të botës së biznesit me njerëz të tjerë si dhe shkëmbimin e informacionit).
Please follow and like us: