Gjermani, plagos mbi 20 persona në kinema, policia ekzekuton autorin
Një person i armatosur dhe i maskuar është raportuar se ka hapur zjarr në një kompleks kinemaje në Gjermaninë Perëndimore.
Mediat gjermane bëjnë me dije se të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi në kompleksin Kinopolis në Viernheim, afër Frankgurtit. Forcat e policisë kanë shkuar në zonë dhe kanë rrethuar personin e armatosur.
Nuk është e qartë nëse ai është i vetëm në aksion, apo nëse ka marrë pengje. Por, pak momente më vonë, policia ka ekzekutuar autorin e ngjarjes. Ende nuk dihet identiteti i tij.
Please follow and like us: