Albspirit

Media/News/Publishing

TEODOR PANGALLOS: Jam arvanitas dhe di historinë e familjes time ashtu siç e dinë edhe shumë arvanitas të Athinës

Fotografia e Lisa Dudumi

Nuk jam historian që të sjell një mendim të bazuar historik, por jam arvanitas dhe di historinë e familjes time ashtu siç e dinë edhe shumë arvanitas të Athinës. Le të mos harrojnë lexuesit se në kundërshtim me Athinën, periferia e Athinës zotërohej deri vonë dhe në shumë raste vazhdon të zotërohet nga fshatra që rrënjët e tyre shkojnë shumë mbrapa dhe thellë atje ku vetë familjet njihen mirë mes tyre.
Nga ana e babait tim Janaq Meleti (Haximeletis) kishte nderin të gjendej në krah të Karaiskaqit si nënkomandant i tij. Për çdo njeri që merr mundin të pyesë do të mësojë shumë histori nga të gjitha fshatrat arvanitase për kapedanët vendorë dhe trimat që luftuan për lirinë e atdheut të tyre
Arbërishtja ishte gjuha që fliste Kundurioti, Kryeministër i Greqisë, Bubulina, Boçari, Suliotët dhe shumë të tjerë. Ishte gjuha që kuptonte dhe dinte Karaiskaqi, Andruçoja e shumë të tjerë luftëtarë të revolucionit për pavarësi.
Në fushatën e Azisë së Vogël në vitet 1919-1922 arvanitasit nga Liosia luftonin me bajrakun e tyre. Nuk bënë as një hap mbrapa dhe ranë deri në të fundit. Vetëm kur të kuptojmë këtë do të kuptojmë edhe atë shikimin e arvanitasve të Athinës që përshkruan Tito Athanasiadhi në “Fëmijët e Njovit”. Katalogu i heronjve arvanitas të vrarë në 1922 është më i madh se të vrarët e të gjitha fshatrave të Greqisë së mara së bashku.
Sigurisht që arvanitasit nuk kanë prezencë të rëndësishme vetëm në librin e madh të të vrarëve të nderuar të kombit grek. Ata kanë prezencë të rëndësishme në botën e letrave, në shkencë dhe në institucionet e shtetit të ri. veçanërisht duke marrë detyra shumë të larta ushtarake por edhe poste politike…

Please follow and like us: