Bedri Blloshmi: Misteret e masakrës njerëzore në tharjen e Kënetës së Maliqit (2)
Vazhdojnë diskutimet
Minella: Organizimi në batalion dhe kompanitë me 12 skuadra solli mjaft pengesa që në fillim po ashtu dhe më vonë. Prandaj u ndie nevoja që të bëhet një ndryshim si në pllanin ashtu dhe si do të zbatohet konkretisht pllani. Kjo u bë (palex) lumi u nda në katër pjesë. Punimet fillojnë nga fundi ku punojnë dy skavatorët. Në krye të çdo sektori teknik ka 1 gjeometër. Në sektor 4 grupe, çdo grup 6 skuadra, skuadra 31 vetë. Numri i skuadrës duhet të jetë i palëvizshëm. D.m.th. duhet gati 3000 punëtorë dhe këta vullnetarë. Me pagesë mund të këtë gati 200 punëtorë dhe të gjithë teknikët skuadra do të jenë të organizuar që në vënd dhe të shoqërohen nga një anëtar i komitetit. 3 skudra, 1 kryepunëtor i cili do të jetë me pagesë. Kryepunëtorë gjithsej 32. Të tjerët zgjidhen nga skuadra në çdo skuadër. Këta duhet të kenë disa njohuri dhe të matin punën e bërë nga çdo puntor në ditë. Për këtë, për kryepunëtorët do të bëhët një kurs dhe nuk është bërë gjer sot. Kursi nga shkaku i organizimit dhe nga puna e tepërt në kantier. Nga këta punëtorë në kurse do të dalin kryepunëtorë të specializuar. Në këtë organizim puna do të fillojë qysh të diel pas dreke, u vendos që e diella pas dreke të jetë pushim dhe në mëngjes puna të fillojë në 6 të mbarojë në 12 me këtë organizim puna do të shkojë mirë. Me këtë organizim të ri nga ana organizative të organizohen 4 celula, 1 në çdo sektor. Aktivët të organizohen në grupe në çdo tre skuadra. Më mirë të organizohen në sektorë aktivët d.m.th të ketë 4 sektorë. Në personelin me pagesë do të krijohet një celulë dhe një aktiv. Me këto forca dhe me këtë organizim puna nga ura e poshtë duhet të ketë mbaruar 1 tetor, duhet të jetë bërë gjysma me kasollen. Pjesët e ndara duhet bërë: data 1 Qershor, 1 Korrik deri në 1 Gusht. 1 Gusht deri më 1 Shtator. 1 Shtator deri në 1 Tetor. Pas 1 Gushtit do të hidhet një pjesë e punëtorëve mbi urë dhe kjo do të vijë duke u shtuar.
Mbi mobilizimin e popullit
U krijua në çdo fshat e lagje 8 skuadra nga 15 ditë pune. Të gjithë vullnetarisht pranojnë, por kur shtrohet konkretisht ka pengesa sidomos disa paraqiten jo do mbjellë jo do (e palex) që të shkojnë të tërë do të krijohen komisione të fshatrave për maliq, të cilët do të mobilizojnë masat. Atje ku lindin grindjet, të përdoret edhe shorti. Atje ku paraqiten pengesa të përdoret imponimi (metoda). Nga ana e shfrytëzimit të shlodhjes në Maliq ka pasur pengesa. Kjo është një gjë që duhet ta shtrojmë mirë. Sot do të fillohet sinemaja, neser mbrëma do të luhet një theatër nga rinia, shpejt do të shkojë edhe kori i liceut ose i sindikatavet ose kori i kulturës. Problem është tani çështja e banimit për 3000 punëtorë. Për këtë do të ngarkohet drej. i kantierit me inxhinierin në sharrët për të shikuar për dërrasa për ndërtimin e barakave, pse çadra nuk ka ushqimi u rregullua mirë. Kooperativa është në gjëndje të furnizojë me sendet e para kuzhinën. Është mirë që buletini të shtypet në shtypshkronjë nga mungesa e shaptillografit. Të shtrohet në punëtorët e shtypshkronjave puna vullnetare për shtyp.
Mihallaqi: Nuk kemi shtruar mirë puna e Maliqit nga shkaku i ndryshimit të organizimit. Organizata atje nuk e ka bërë punën si duhet, puna e vullnetaritetit të sektorit të parë nuk që organizuar si duhej. Nuk ka statistika të rregullta. Por puna është shtruar mirë gjer diku dhe do të shkojë mirë. Unë mendoj që puna e axhitacionit të shkojë mirë duhet të shkojmë ne të mbajmë me radhë çka ndodhur dhe gjëra të tilla. Në shumë fshatra kanë shkuar tërë fshatarët të punojnë për të qënë të lirë më vonë në kohën e mbledhjes në kohën e misrit e të korrjes. Kjo ka ndodhur pse organizata nuk ka qënë në gjendje të drejtojë punën Petro Pobjeka. Në shumë fshatra ka ndodhur që të mos shkojnë duke paraqitur si arsye se janë kryefamiljarë, kjo ka ndodhur më tepër në fshtrat që kanë qënë që në fillim të lidhur me lëvizjen. E ngatërruar paraqitet çështja e vullnetarëve të qytetit.
Petro Papi: Nuk është shtruar mirë çështja e vullnetarëve dhe në disa raste dhe janë gënjyer punëtorët. Psh. Në koferencat e qytetit është thënë nga një konferencë se familjet e punëtorëve do të mbahen nga ndihma e popullit.
Petro Pobjeka, drejtori i kantierit kish’ pranuar që fshatrat rrotull te venë të punojnë një ditë në javë gjithë kohën e punimit.
Petro Papi: Punëtorët në Maliq nuk e kanë të qartë se do të punojnë 15 ditë prandaj duhet tu thuhet kjo që ta dinë, shtrohet edhe çështja e grave që paraqiten vullnetare, por këtë të ngarkohen me punë pastrami dhe të kenë një barangë fjetjeje të veçantë, me organizimin e ri puna duhet të shkojë më mirë. Një pengesë është edhe mungesa e qerkave të cilat nga mungesa kanë shumë orë punë punëdore.
Stefi Kotmilo: Nuk është punuar edhe kaq pasi organizata dhe rinia nuk e kanë lojtur rolin që duhet. Propozoj që komiteti i rinisë çdo mbrëmje të mblidhet çdo natë, po ashtu edhe aktivët, në mbledhje të shkurtra për të shikuar punën çdo ditë, të metat dhe përmirësimet. Kështu puna nga njëra ditë në tjetrën të ketë përmirsime në çdo pikpamje. Një gjë është për tu vënë re, se është i dobët seksioni i axhit. proprit, buletini të vihet edhe në tabella gjatë punës që mund të këndohet më mirë. Tabella e nderit dhe tabella e zezë që të ketë efekt duhet të shtypet në një mënyrë të tillë që të bjerë në sy psh. ajo e nderit me të kuqe, ajo e zeza më ngjyrë të zezë. Kurset kundra analfabetizmit mund të bëhen edhe jashtë. Të ngrihen shumë autoparlantë, të merren fotografira, prova, dokumenta të punës dhe një fotografist të shkojë 2-3 orë në ditë për të marrë fotografi të ndryshme. Fotografirat të nxirren edhe në shtypin lokal dhe në “Bashkimi”. Një mungesë është çështja e berberit ku paraqitet nevoja për tu rrojtur.
Minella: Artoparlantat të ngrihen cadëret, në skenat, ne vendin e mbledhjes. Në fotografitë të shkojë herë pas here Treska dhe t’u jepet shokëve një aparat fotografik për të marrë pamje interesante.
Perika: Kanë ardhur disa lëndë për konferenca, por kjo nuk është mjaft, prandaj të kërkohet dëgjimi i saj. Axhit-proprit i shtrohet problem i kinemasë, mikrofonave, sallës konferencave, korenti i elektrikut është i dobët.
Petro Pobjeka: Për çështjen e shtimit 10 ditëve në 15 t’i komunikohet sot punëtorëve që ata ta dinë me anën e një konference.
Naim Bezhani: Të shtojmë edhe kazma lopata dhe qerka meqënëse po shtojmë forcat e punëtorëve. Të shpallet shpirti i garave, një kompani thoshte se i ka shpallur garë kompanisë tjetër dhe ajo akoma nuk pranon, puna e cilit se ata i druhen punës. Nga punëtorët vihet re që bëhën kritika prej punëtorëve, përgjegjesit t’i venë re psh punëtorët shikonin se në një vend puna nuk mund të pakësohet po të rritet sa në një vënd në vendin tjetër. Inxhinieri mund të dojë edhe të sabotojë se ay ska besim, të shikojë mirë punën komisioni dhe drejtori i kantierit. Punëtorët me pagesë i kanë më të rregulluara çadrat me dërrasa. Të rregullohen edhe ata që flenë me çadëre. Infiermieria të punojë më tepër, tani fillon vapa dhe do ketë malarje, dizanteri etj. Pse nuk u bë dyqani i shtetit? Do jetë mirë të jetë dyqani sepse venë me tezga për të shitur aranxhatat e tij. Nuk duhet të jenë post-blloket sepse tjetrin nuk mund ta ndalosh të veje mjafton të mos e lërë kryetari i skuadrës për të lënë punëtorët pa punë.
Minella: Paraushtarakët mos i shohim me atë frymë të keqe si shikohen, ata kanë udheheqsat e tij. Dyqanin e shtetit të mos e hapim si mendonim, atje do të hapim vogëlsirash, duhan, etj. Axhit-propi do vejë atje ku mendonim për dyqan shteti.
Gafurr Çuçi: Hikja e një pjese fshehurazi në Maliq një naze (natë) kishin ikur tre për kolonjë mos punoni me vullnetin e tyre tregon se nuk është vetëm mosorganizimi atje por është shtruar në fshat. Ne nuk kemi arrit të bëjmë popullin e Korçës që tua marrë me zell Maliqin, populli e ka marrë me angari. Kjo është diçka serioze dhe po t’ia shtrojmë nga org. ( e palex ) që ta marri me sedër punën do kemi përfundime të mira. Sepse të paktën do punojnë me qef dhe sikur mos e organizojmë mirë punën. Më komisionet është marrë ekstremisht shtruar edhe një hërë vullnetarisht ( e palex. ) ku janë marrë dhe organizime për punimin e arës e të tjerë. Njoftohemi vetëm me konferenca në lagje psh. mbremë (e palex) disa po talleshin. Opinion dhe në shokë që e kemi për detyrë të vemi në Maliq edhe në ushtri behen mobilizime të tilla. Një komision duhet një i rinisë sepse i riu kënaqet kur shikon një të tijën atje. Mbledhja e parë të qershorit u tha se mbasi të shkojmë të parët në fshatin e tyre do mos ketë nevojë për shokë që ta popullarizojnë sepse do punojë ata. Ne jo që se kemi arritur po shohim një eksperiencë të saj. Puna është parë nga ana teknike në Maliq. Me të shkuar të nxjerrin edhe A.P. të tjerë për Maliq. Nuk është turp që të shkosh. Turp është mos punosh. Ne ta shohim që si një krahinë ku përballojnë punën mendojmë se do i luftojnë këto parrulla. Të mendojmë sesa A.P. mund të vijnë këtë rradhë me atë rradhë. A.P. të jetë model axhitacione, luftë në skuadër. Është mirë të bëhet kritika në sektorë pune, por do jenë A.P. që do dalin të flasin dhe të kritikojnë, sygjerojnë etj. Të shikohen edhe të rinjtë kundër përgjegjsive. Dobësitë e organizatës duhet të mos shpallin garë midis një kompanie në tjetrën. Gara të bëhën të minimizuara, me flamurë javorë etj. Organizata ka detyrë që ta bëjë më parë atë punë që morën në një muaj, kjo është ralizimi midis organizatës dhe drejtorisë. Edhe brënda në Maliq çështja kulturale etj. Tregojnë se ka patur neglixhencë duke u marrë me punë teknike. Atje ka patur dhe tërheqje psh. klubin e punëtorëve duhet ta kishin ngrit që më parë, si rrjedhim i kemi bibliot, nesër bie shi s’ka ç’ben. Ministri ardhi dhe iu ndihmovi por qershori mendon më… ( e palex ).
Dhimitra: E gzagjeron kur dërgon punën e Maliqit ai dhe dekonspiron kur thotë se punoi regjimenti F. psh (650 ushtarë etj.) ja si mund ta kuptojë inteligjenc servisi se cila është forca jonë. Të kontrollohet mirë korrespondenca në shokët nuk duhet të ngjasë që të mendojnë se kur ta organizojmë punën atëherë do shkojë mirë. Edhe ketu të merret më seriozisht. Të bëhët lëndë e përshatshme, kinemaja kur u bë në fillim i kishte kënaqur, çbën komisioni i axhi-tropit? Pse vetë Bashkimi? Kemi nevojë për statistika. Kuzhina duhet arfuar atje se është larg. Të shikohet këtu sesi do bëjmë për çështjen e veglave, mbulesave etj. Pse nuk është ngritur dega e sindikatave?
Minella: Duhet të shkundet organizata për problemin e Maliqit. Për të punuar nuk është punuar mjaft po jemi të kenaqur nga puna. Po vihet re që nga dita në ditë po kryhet faza e parë.
Mihallaqi: Puna qëndron se duhet punuar mirë në fshat. Që kur të venë në punë vullnetarët të jenë të përgatitur. Duhen sqaruar mirë që në fshat. Vihet rë që në ato celula që kanë shtruar keq nuk ka rezultate, në Pogër psh. të kishte punuar mirë, ka patur rezultate.
Gafurri: Kur nisen nga fshati të bëhet një konferencë edhe kur kthehen në shtëpi gjithashtu.
Naim Bezhani: Nuk është e shtruar se si do të dalin prej Korçe.
Mihallaqi: Këtu do bëjmë me vullnetarë por nuk do edhe tregtarët. Me 15 ditë është me zor ( e palex. )
Gjendja e punëtorisë dhe e fshatarësisë
Minella: Të organizuar punëtorët të ngritur politikisht që e kanë të zhvilluar koshiencën e klasës dhe që janë të lidhur me pushtetin janë në qytet. Mund të ketë pakënaqësira por punëtorët nuk mendojnë që një regjim tjetër t’u plotësojnë nevojat e tyre. Çështja e punësisë gjer diku është zgjidhur dhe është ulur tërësimi i kërkesave për punë. Kjo ka rrjedhur nga hapja e punës më sektorë të ndryshëm. Spital, sanatorium, Maliq. Në qytet 300-400 vetë të papunë. Papunsi ka në Leskovik, për punime që do të çelë botorja dhe dhënia e grurit dhe misrit hua nga ekonomia do ta përmirsojë këtë gjendje. Por jetesa e punëtorëve nuk ka pësuar ndonjë ndryshim dhe nga kjo nuk është ndierë një etje për kulturë dhe arsim. Buka nuk mjafton dhe ka kërkesa nga të gjitha anët. Ekonomia e fshatit nuk ka pësuar asnjë ndryshim dhe do të vijë ky ndryshim kur të ketë mjetë mekanike. Përpjektjet për bashkim tokash dhe punimin e tyre kolektivisht nuk kanë pasur sukses dhe që do të kishte sukses po të disiplinoheshin mjetet mekanike.
Gjendja ekonomike e shtresave të mesme është përmirsuar nga ardhja e të hollave nga Amerika. Gjer sot janë prishur në bankë 100 mijë dollar. Po të vazhdojë kështu fshatarët e mesëm po përmirsohen dhe duket se do të dallohen mbi shtresën e punëtorëve dhe të fshatarëve të ulet. Raste grindjesh midis punëtorëve dhe punëdhënësve nuk ka dhe marëdhëniet janë gjer diku të mira.
Mihallaqi: Ndihet forca e sindikatës dhe puntoria ndihet si forcë kjo më tepër në qytetin e Korçës. Një problem del sot çështja e punëtorëve që mbetën jasht nga bllokimet. Kjo duhet të shtrohet pse është një problem i ri për qarkun tonë, për fshatarsinë ka sjellë një përmirsim dyqani i shtetit ku si mund të plotësojë deri diku nevojat e tij. Fshatarsia më e këputur paraqitet në Leskovik pse aty ka mungesë tokas pune, dyqani i shtetit, shëndetsia organizuar po duhet të shtrohet mirë ky problem. Në sindikatë puna e kurseve ka shkuar mirë. Me fshatarsinë me anën kulturale nuk është bërë ndonjë punë e madhe. Bilishti ka punuar më tepër në këtë drejtim. Vija e caktuar nga plen. V të është ndierë mirë fare, në disa raste është tepruar sjellja karshi padronëve sidomos të atyre të mesmëve.
Petro Papi: Eshtë zgjidhur gjer diku papunsia dhe është pakësuar mjaft numri i të papunëve nga pushteti janë përkrahur mjaft. Fshatarsia e vuan pak më pak se punëtorët. Zanatçinjtë, me përjashtim të rrobaqepsve janë prekur mjaft nga bllokimet pse nuk kanë mundur të blejnë material për punë konkretisht ka kërkesa për krijimin e kooperativës së këpucarëve. Çështja e dhënies me kredi të bereqetit është keqkuptuar. Çështja e sapunit është problem me rëndësi se ka shumë kohë me mungesa nga piaca. Puna e botores nuk e ka zgjidhur çështjen e papunsisë, por vetëm se ka ndihmuar. Botorja do të sillte më shumë pot ë kishte një plan pune ku të përdorte punëtorët sidomos kjo vihet re në N/prefekturën e qedrës.
Perika: Mbi marrëdhëniet e punëtorëve dhe fshatarëve janë rrudhur dhe shohin se ju shikohet ( e palex. ) sidomos janë të bazuar në ndërmarrjen shtetërore. Ustallarët, këpucarët duan t’i zbojnë punëtorët dhe të bëjnë kooperativë. Po dhe punëtorët duan kooperativë por skanë vegla. Ustallarët e zanateve të ndryshëm e shohin se shteti ndihmon punëtorët dhe duan të organizohen për të mos u rrezikuar. Edhe në fshat papunësia është e mjaftë. Kulakët punojnë vetë tokat për mos jau kapë reforma. Ulliri elektrik, jo që ka sjellë pakënaqësi por kanë nxjerrë dhe parrulla: “Ne dhamë rendimente në shtetëzim, punuam punë vullnetare, shtuam prodhimin dhe tani na zbojnë”. Në lidhje me organizimin e ri të sindikatës nuk ka mundur të shkohet akoma në atë rrugë. Organizata sjell që puna të shikohet më mirë sidomos puna kulturore. Mbas pune janë organizuar mirë, ka ndërgjegjie klase dhe rrëmbehen me reformat. Organizimi i ri ka mundur të sjellë ndryshim. Ka nevojë për elementë se mbetet vetëm Kiçoja për gjithë punën e organizimit. Parrula nuk ka më punëtorë por disa që mbeten papunë nuk e shohin qartë se si do zgjidhet kjo puna e tyre. Në lidhje me punën vullnetare nuk ka asnjë rrugë imponimi. Ata venë vetë, punojnë atje ku mund të japing më shumë në zonat e tyre, vetëm duhet shfrytëzuar dëshira për kulturë etj. Për çdo punë që bëjnë, më të organizuar dalin punëtorët.
Petro Pobjeka: Prespa vuan për bukë më keq se Leskoviku kjo vjen se skanë tokë të mjaftueshme.
Naum Bezhani: Ustallarët, këpucarët po shtyjnë punëtorët të venë të kërkojnë (e palex) sepse për ndryshe do t’i zbojnë ata (e palex) nga pushteti. Kapitalistëve, këpucarëve t’u hiqen nga punëtorët dhe të mbeten me duar përpjetë për të bërë shtëpitë e djegura duhen zdrukthtarë, muratorë etj.
Minella: Shkurt punëtoria e ngirtur politikisht në sulm, ustallarët në tërheqje. Në fshat kanë dhe që se blejnë sheqerin, nuk vijnë në dyqanin e shtetit. Të ulet niveli i jetës, të ngrihet mëditja. Duket se nënpunësit e kanë tani rregull sepse marrin një rroge preçize, kanë kooperativën etj. Ustallarët po kërkojnë punë ata e dijnë se po shkohet përpara dhe duket është për ndërtimin që të rregullohen dhe vetëm për punë. Mund të dalë prap teza se çdo gjë nuk bëhet me punë vullnetare.
Gafurr Çuçi: Pas 24.V po fillon të shpallet një garë e re. Parashikohet të fillojë një valë e rë e punës vullnetare. Sa do kemi sukses do ta tregojë forca e organizatës. Kush do quhet sulmi? Ay që do nxjerrë një punë të re, një metodë punë (sigurisht do këtë norma të caktuara se kush do jetë sulmues). Të keni kujdes që të mos quhet dosido sulmues. Të ketë kujdes nga qershorit që t’i mbetemi ligjit. Mos bëhën shtrembërime në statistika ose për çdo gjë që të mos dalë qesharake. Mund të bëhet që të paguhet pas punës sidomos në industri. Por si në kondita për ta shtruar, kur plagosen sëmurën dhe zënë vendin e mirë në spitale kujdeset pushteti, sindikatat etj.
Përgjigje: Ka tendeca të vjetra si të papunë le të studjohet dhe një herë nga sindikati dhe të bëni një numër aproksimativ. Çështja e papunsisë mbetet problem. Si do zhduket papunësia e dini ju më mirë që jetoni ktu. Ç’ligj duhet plotësuar si i mirë për reformat, punëtorët dhe sa përfitojnë nga këto. Punëtorët baza e lëvizjes tonë, pra të vihet në studim dhe të behen studime lart. Për fshatarët duhet pasur më kujdes, shtypi i jonë nuk shkon në fshat dhe ky s’punohet. Më tepër të jemi në kontakt me fshatarët mos e humbin besimin. Fshatari ka përfituar, por se shijon. Psh. reformën e dëgjon por se shijon. Mos jemi të ftohtë me fshatarët. Do na ndihmonin mësuesit i cili është strumbullar në fshat. Të kërkojmë të bëjmë A.P mësuesit, në kursin e tanishëm të dalim A.P. Mësuesit e mirë do ta kenë shoqërues të mirë për çështjen fshatare. Në lidhje me përmirsimin e reformës agrare të dinë mos godasin keq dhe miqtë, aletatët. Psh. dikush ka 8 hektarë. Atij smund tja marrësh atë 1 hektar të tepërt, po kjo mos bëhet vijë po të bëhët rrallë. Të shikohet si i pret fshatari reformat që s’i përkasin drejt atij, ç’solidaritet ka marrë fshatari dhe punëtorët. Të shohim vendimet sivjet shpejt do kenë këshilla bujqësore që do të përpiqen të hapin kulturë bujqësore. Do të ketë komitete rindërtimi. Si do kuptojnë garantimin do mos të ketë më larmi. Prefekti dhe Zv. Prefekti do jëtë vetëm në qëndëer. Këto e të tjera do t’i shohë pushteti. Në industri puna vullnetare të bëhët brenda. Ne do kemi aksione lokale dhe nacionale. Garat e para le të jenë experiencë. Do këtë tani një fond të rindërtimit psh. behet një urë në formë vullnetare, sa do kostonte, lidhet në formën e rindërtimit, çdo punë që bëhët ta kuptojë fshatari sa e lehtë me garën e rindërtimit. Garat do shtrohen kështu. Rinia merr aksion me vehte, gruaja ashtu, rinia e fshatit merr përsipër diçka, këtë ta korrigjojë sekretari i celulës dhe t’i ndihmojë. Statistika do bëhën që nga këshilli i fshatit. Do mbahen nga dy anë. Këshilli i fshatit dhe organizata. Drejtimi dhe organizimi mbetet në pushtet. Popullin ta mobilizojnë atje ku ka interes psh. sharjen e disa bryleve të Devollit t’i shohë vetëm populli i Devollit. Në kemi popull enthusiast dhe planet duhet të bëhën brenda entusiasmit. Po pësove një disfatë gjen belanë. Një punë që e caktojnë për një muaj mos bëhët me 1 e ½ .