Albspirit

Media/News/Publishing

Dudaj sjell në shqip librin e Ornela Vorpsit ‘Vendi ku nuk vdiset kurrë’

Libir në shqip

Libri italisht

“Vendi ku nuk vdiset kurrë” i Ornela Vorpsit është një nga romanet më të mira postkomuniste. Romani u botua në fillim në gjuhën italiane në 2003, por tashmë e gjeni dhe në shqip nga Botimet Dudaj. Botuesja Arlinda Dudaj, përmes një postimi në Instagram, shkruan se e kishte lutur shumë që ta përkthente, por ajo nuk kishte pranuaj. Më tej Dudaj shkruan se ka përherë një kohë kur rrënjët thërrasin dhe duan të dëgjojnë zërin tënd, i cili tashmë është dëgjuar në 18 gjuhë të botës.

“Libri të cilin autorja për peseëmbëdhjetë vjet nuk deshi ta botonte në shqip. E pata kërkuar me insistim ta botoja, por Ornela, mbase për arsye personale, s’deshte kurrsesi ta botonte në shqip. Mesa duket ka përherë një kohë kur rrënjet thërrasin dhe duan të dëgjojnë zërin tënd, i cili tashmë është dëgjuar në 18 gjuhë të botës. Një libër për të mos u humbur, një libër që provokon, të bën të mendosh, të të pëlqejë pa mase e mbase dhe ta urresh pa masë. Unë personalisht e pëlqeva shumë dhe e dua këtë libër. ‘Është vendi ku nuk vdiset kurrë’. Të kalitur nga orë të pafundta tryezave, të ujitur nga rakia që kullon lumë, të dezinfektuar specat djegës mbi ullinjtë e vajtë, këtu trupi kalitet për t’i bërë ballë çdo sfide.

Shtylla kurrizore është e hekurt. Mund ta përdoresh si t’i pëlqejë së bardhës zemër. Në rast avarie, i gjendet dermani. Për sa i takon zemrës, ajo mund të dhjamoset, të nekrozohet, të pësojë infarkte, tromboza, e nuk e di çfarë tjetër, por, ajo di të rezistojë madhështore.

Jemi në Shqipëri, këtu s’bëhet shaka. Ornela, silueti që elektrizonte trotuaret me gropa të Rrugës së Durrësit dhe xixëllonte mijëra sytë e bordurave përballe Dajtit, rikthehet për të na çuar në vendin ku nuk vdiset kurrë. Ky nuk është një roman, edhe pse quhet i tillë, ky është një amanet i dikujt që nuk vdes kurrë, shkruan ajo.

Please follow and like us: