Albspirit

Media/News/Publishing

Mozaiku që hëngri mbi 400 milionë lekë dhe u kthye në ‘identitet’!

 

Image result for bardhyl berberi"

Bardhyl Berberi

 

 

 

Gadishulli i Linit i futur i tëri në liqen që ngjan si një kryqëzor i madh i ankoruar në bregun me shtëpitë e vendosura njëra pas tjetrës. Dikur ka qenë një qyteti i lashtë me emrin e Lyhnida (që do të thotë Dritë), emri është marrë nga liqeni. Dhe gjurmët e lashtësisë këtu i has në shumë vende. Këtu ndodhet Bazolika, ngritur midis shek. të V dhe VI dhe e ndërtuar nga perandori me orgjinë ilire Justiniani; në Lin ndodhen rrënojat e kishës palokristiane e periudhës së Romës së lashtë që daton me shekullin e IV e të V, këtu ndodhet Kisha Bizantine tek mullinjtë e Linit apo venbanimet e vjetra në kodër tek Zagragjet apo palafitet në Buqezë etj.

 

Vlerat e Mozikut të Linit

 

Por e veçanta dhe më i spikaturi i cili është i njohur në gjithë Europën është mozaiku i Linit. Një bazolikë që i takon kohës kohës së lulëzimit të mozaikut, sidomos në pellgun e Mesdheut. Ky mozaik daton me kohën e Justinianit, perandor me orgjinë Ilire në shek e VI të erës sonë. Mozaiku është i ndërtuar mbi bazën e parimit trinefësh me dy aniodat anësore të cilat janë abisidale dhe narteksi me dy kapitala në anë. Në qendër ndodhet salla kryesore ku zhvilloheshin ceremonitë fetare ku kishte dy vendkalime gjysmë rrethore të shtruara me mozaikë, e cila në qendër ka kupën e Eukaristisë  dhe nga ansh ka degë dhe gjethe rrushi.

Më pas në qendër të sallës janë të vizatuar peshq bletë. Ndërkohë që salla para hyrjes ka një lule me katër petale e vendosur midis katrorësh me gurë të zinj. Lulja është me gurë të kuq dhe rozë me kalime të buta deri në të bardhë ku më pas krijohet idea e një qilimi të vërtetë.

Në sallën kryesore është vizatuar një vazo e madhe me dy pallonj. Ka 15 medalione të gjatë dhe të shkurtër me vazon e rrushit të vendosur mbi bazën e një mendimi. Gurët e mozaikut formojnë figura duke lëvizur sipas motiveve. Kështu tërë shtrirja e gurëve të cilët janë të prerë me daltë gurët e bardhë të zinj rozë dhe të kuq të marrë nga zalli i liqenit të cilët kanë një dimesion prej 1 cm kub secili, ndërsa gurët e kaltër dhe të qelqët janë përgatituir posaçërisht. Vendosja e gurëve është bërë mbi shtesë harasani me përzierje rëre të ashpër që së bashku me shtesën fine të gëlqeres së vjetër arrinte në 4 cm shtresa e mozaikut.

Nuk dihet se si ndriçohej në kohën e vet salla kryesore dhe ato anësore, por mundësia më e madhe është që të ketë patur hapësirë harkore midis kollonave. Këto janë vlerat unike të këtij mozaiku që vitin e kaluar në qytetit e Ohrit kur u zhvillua një sesion ndërkombëtar për mozaikët. Mozaiku i Linit ishte një nga referatet kryesore të studimit i cili ndodhet në hartën arkiologjike Europiane për llojin dhe teknikën e ndërtimit.

Image result for mozaiku i linit"

Mozaiku si pëlhura e Penelopës

 

Këto ishin vlerat e këtij mozaiku i cili para disa kohësh kur është vizituar nga personeli i ambasadës gjermane në Tiranë, të cilët akorduan në vitin 2004  rreth 200 mijë euro për ngritjen e një tende mbuluese të mozaikut.  Drejtoria e Monumenteve solli një firmë ndërtimi nga Tirana, thotë Qazim Avdullaj, djali ish përgjegjësit të mozaikut Lefter Avdullaj, (ndarë nga jeta para disa  kohësh), e cila ngriti një tendë gjigande me konstruksion metalik dhe 12 shtylla që mbanin tendën.

Ndërkohë që gjatë punimeve të vinçave gjigandë që ngriti konstruksionin metalik u prish rrethimi anësor dhe barinjtë e fshatit e përdornin tendën e mozikut për të futur tufat e lopëve dhe të bagëtive kur ishte vapë dhe binte shi. Tashmë mozaikut iu shtua edhe një e keqe e madhe dëmtimi i tij nga thundrat e bagëtive, por edhe tenda duke mos qënë funksionale shumë elementë të mbulesës  çatisë  i merrte era dhe fluturonin në liqen.

Kështu që bora dhe shiu po e shkatërronin mozikun dhe si rrugë u zgjodh mbulimi i mozaikut me shtresa të trasha rëre që shkojnë deri në 1m. Drejtoria e Monumenteve ka zgjidhur këtë mënyrë për të ‘shpëtuar’ mozaikun, por që solli një dëmtim të mozaikut dyfish më të madh. Ne, thotë  Qazim Avdullaj, bëmë të vemë vetulla me tendën dhe si thotë populli nxorrëm sytë…

Vjen para pak ditesh një firmë nga Tirana dhe e kthen mozaikun në gjëndjen e mëparshme duke hequr mbulesën që akordoi ambasada gjermane me vlerë 200 mijë euro…

Mozaiku prishet dhe ndreqet sikur të jetë pëlhura e Penelopës. Duket sikur bëhen tendera me mozikun e fashëm. Drejtues të  Monumenteve të Kulturës thonë se ne dhamë 80 milionë lekë për ta prishur tendën mbuluese sepse nuk ishte funksionale dhe do të miratojmë pak më vonë një tender tjetër për të realizuar një tendë funksionale.

Zhduket tenda, thotë Qazim Avdullaj, nga një rrugë dytësore kushedi ku ka përfunduar  dhe mozikui kthehet në gjendjen e mëparshme si atë ditë kur u zbulua i mbuluar me rërë. Por bashkë me prishjen e tendës ka ardhur edhe pushimi nga puna i Përgjegjësit të Mozikut të Linit Qazimit, djalit të Lefter Avdullajt…

Por koston e këtij emërimi e paguajnë qindra turistë të huaj dhe vendas që pasi ngjitin kodrën dhe shkojnë tek moziku e gjejnë derën me kyç, pasi dryni ndodhet në Memëlisht, të cilët kanë bërë mijra km për të parë mozikun të cilët futen nga telat…

Janë qindra turistë të huaj nga e gjithë bota që vijnë në Lin për të parë mozikun dhe pasi bëjnë atë rrugë aq të gjatë deri në majë të kodrës ngelen ngelen mbrapa derës të mbyllur me kyç nga përgjegjësi i ri që jeton në Memëlisht.

Image result for mozaiku i linit"

…Pogradeci është një qytet turistik i cili kërkon të zhvillojë një turizëm elitar jo vetëm me plazhin dhe liqenin vizitorët e huaj dhe vendas kanë nevojë të shikojnë dhe vlerat kulturore të këtij qyteti i cili i ka me shumicë që nga kalatë e kështjellat deri tek varret monumentale të Selcës së Poshtme. Aq më tepër që mozaiku i Linit dhe varret monumentale të Selcës ndodhen në hartën arkiologjike të Europës dhe vizitorët e huaj vijnë enkas për të vizituar këto vlera unikale të mozaikut!

Please follow and like us: