Dy letra origjinale të Ernest Koliqit, në bibliotekën e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, në Philadelphia
Sadik Elshani
Me rastin e 45-vjetorit te vdekjes
Dyzete e pese vite me pare, me 15 janar te vitit 1975, ne Rome mbylli syte pergjithmone Ernest Koliqi, njeri nder personalitetet me te shquara te letersise e kultures shqiptare. Ishte nje figure intelektuale e gjithanshme, poliedrike: mesues, poet, romancier, eseist, gjuhetar, perkthyes, gazetar, minister arsimi, studiues, botues e pedagog. Ky pervjetor si dhe dy letrat origjinale te Ernest Koliqit te cilat ruhen ne biblioteken e shoqates “Bijte e Shqipes”, me nxiten qe te bej kete shkrim modest. Keto dy letra jane pjese e leterkembimit (korrespodences) qe ai ka patur me studiusin e njohur te ceshtjeve shqiptare, Peter Prifti (1924 – 2010). Pra, rasti e do qe t’i themi disa fjale per Ernest Koliqin, per ta perkujtuar e nderuar ate ne kete pervjetor mortjeje.
Lindi ne Shkoder me 20 maj te vitit 1903, kurse shkollen e kreu ne kolegjin jezuit ne Ariçe te qytetit Breshia (Itali), ku u njoh se afermi me letersine dhe kulturen italiane e ku nisi te shkruaje poezi, tregime dhe komedi italisht. Pas Kongresit te Lushnjes me 1920 dhe me formimin e qeverise se Sulejman Delvines, ne Shqiperi u krijua nje gjendje e qendrueshme dhe Koliqi i ri u kthye ne vendlindje. Mesuesi i tij ishte imzot Luigj Bumçi, i cili e njohu Ernestin me disa nga krijuesit dhe intelektualet e njohur shkodrane, si: Lazer Shantoja, Karl Gurakuqi, etj. Ne vitin 1923 botoi te perjavshmen “Ora e maleve”, ndersa ne vitin 1924 botoi nje poem dramatik me titull “Kushtrimi i Skanderbeut”. Pas kthyerjes se Zogut ne pushtet ne dhjetor te vitit 1924, Ernest Koliqi, si shume intelektuale te tjere, u shtrengua te largohej nga Shqiperia dhe emigroi ne Jugosllavi, ku qendroi per pese vite ne qytetin Tuzla te Bosnjes. Kthehet ne atdhe dhe ne vitet 1930 – 1933 punon si mesues ne Shkollen Tregtare Italiane ne Vlore e pastaj ne Gjimnazin e Shkodres. Ne Vlore e ka patur nxenes Petro Markon (1913 – 1991).
Pas vendosjes se regjimit komunist ne Shqiperi, kuptohet, Ernest Koliqi nuk mund te kthehej me ne Shqiper. Ne Itali jetoi deri sa vdiq me 15 janar te vitit 1975. Ne Universitetin e Romes punoi si profesor i gjuhes dhe letersise shqiptare. Ne vitin 1957 Katedra e Gjuhes dhe Letersise Shqiptare te Universitetit te Romes nderohet, duke u bere Instituti i Studimeve Shqiptare, ndersa Koliqi u emerua president. Nga viti 1957 e deri me 1975, Ernest Koliqi botoi ne Rome te perkohshmen e njohur kulturore, shoqerore e artistike, “Shejzat”. “Shêjzat shërbyen si tribunë dhe dritare informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike në botë. Ato regjistruen në kroniken e tyne edhe ngjarje shoqnore që në të ardhmen do të vlejnë sadopak si dokumentacion historik e kultural për nji periudhë rreth njizet vjeçare”, eshte shprehur Martin Camaj (1925 – 1992).
Ernest Koliqi eshte autor i disa permbledhjeve me tregime, poezi, i romanit “Shija e bukes se mbrume”, i disa studimeve per letersine dhe kulturen shqiptare. Po ashtu, ai perktheu nga italishtja ne shqip veprat e klasikeve italiane: Dante Aligieri, Françesko Petrarka, etj. Ernest Koliqi eshte prozatori me i madh e me i fuqishem i brezit te vet, periudhes se pavaresise. Se bashku me Mitrush Kutelin (1907 – 1967) eshte trhemelues i tregimit modern shqiptar. Tregimet e tij kane sherbyer si model, si shkolle per prozatoret e rinj shqiptare. Shkrimtari, tregimtari i njohur Naum Prifti (1932) gjate takimeve tona disa here e ka permendur se ai ka mesuar shume nga Ernest Koliqi per mjeshterine e tregimit dhe prozes ne pergjithesi. Ai eshte vigan i letersise dhe kultures shqiptare.
Regjimi komunist e ndaloi, e mohoi, e mosperfilli Ernest Koliqin – e zinte ne goje vetem per te keq. Ernest Koliqi dhe disa shkrimtare te tjere te periudhes se tij duhen rivleresuar dhe duhet ta zene vendin qe e meritojne ne kulturen shqiptare. Ne nje periudhe te jetes se tij Ernest Koliqi veproi ne rrethana jashtezakonisht te veshtira historike. Ai personalisht kurre nuk i ka bere ndonje te keqe popullit shqiptar. Perkundrazi, edhe ne ato rrethana te veshtira ai beri perpjekje te medha per ta zhvilluar arsimin dhe kulturen shqiptare. Nje fjale e urte shqipe thote: “Trimin vraje, hakun mos ja ha”. Dikush mund te mos pajtohet me qendrimet, me pikepamjet politike te Ernest Koliqit, por duhet pranuar e vleresuar ndihmesa e madhe e tij ne zhvillimin e arsimit (sidomos ne Kosove), letersise e kultures shqiptare, qyteterimit shqiptar. Hapja e shkollave shqipe ne Kosove ne vitin 1941 ishte misioni me i rendesishem, me atdhetare qe ka ndermarre ndonjehere ndonje qeveri shqiptare per shqiptaret qe mbeten jashte kufijve shteteror. Ne fund te letres qe Ministri i Arsimit, Ernest Koliqi,,i dergonte kryetarit te ketij Misioni te Jashtezakonshem Shkollor, Ali Hashorves, shkruante: “Ju uroj te gjitheve pune te mbare ne te kryemit e kesaj detyre te shenjte kombetare e me randesi historike” (23 qershor, 1941). Vetem me kete veprim atdhetar Ernest Koliqi e ka siguruar vendin e merituar ne Panteonin e vlerave tona kombetare.
Shkrimtari i njohur Naum Prifti, vellau i studiusit, profesor Peter Priftit dhe miku i nderuar i shoqates “Bijte e Shqipes” i ka dhuruar bibliotekes se shoqates nje pjese te arkivit te Peter Priftit, kryesisht nje pjese te korrespodences se tij me personalitete te ndryshme. Por, ne kete fond ndodhen edhe ca materiale te tjera. Profesor Prifti i ka sistemuar bukur, duke i vendosur ne dosje (angl. filefolders) secilen korrespodence veç e veç. Ne nje dosje te tille ndodhen edhe dy letra origjinale te Ernest Koliqit, si dhe pese letra te Peter Priftit derguar profesor Koliqit. Letrat e Koliqit jane te shkruara me dore ne flete te holla e te bardha, ndersa, ndersa letrat e Peter Priftit jane te shkruara me makine. Ernest Koliqi shkruan ne dialektin gege, ndersa Peter Prifti ne ate toske. Letrat jane te shkruara gjate vitit 1962, kur Peter Prifti ka qene i punesuar ne Massachusetts Institute of Technology (MIT).
Ne letren e pare qe ndodhet ne kete dosje e qe e mban daten 16 janar, 1962, Peter Prifti e falenderon Koliqin per urimin qe ai i ka derguar per festat e fundvitit. Po ashtu, ai e falenderon edhe per paketen e derguar me numrat e revistes “Shejzat”. Pastaj ai i kerkon Koliqit qe t’i siguroje informacionet dhe dokumentet nga qeveria italiane, si dhe artikuj nga gazetat per nje marreveshje tregtare te nenshkruar nga Shqiperia e Italia me 6 dhjetor, 1961. P. Prifti ineresohet per hollesirat e kesaj marreveshje, te cilat ai do t’i shfrytezoje per nje studim per Shqiperine. Pa e pritur pergjigjen e kesaj letre ai pas tre ditesh, me 19 janar, 1962, i degron edhe nje leter tjeter E. Koliqit. Ne kete leter ai e njofton Koliqin se si do te perdoren materialet, sepse Qendra per Studimet Nderkombetare e MIT ka filluar te interesohet per studimet shqiptare dhe ka vendosur te botoje nje liber. Pastaj vazhdon: “Duke ditur interesimin t’uaj ne çeshtje Shqipetare dhe studime serioze mbi Shqiperine, ju sugjerova autoriteteve te Qendres qe te vime ne kontakt me Zoterine T’uaj. Pas mendimit t’im, ju jini personi me i pershtatshem per te gjetur informatat qe kerkojme”. Ne fund kjo leter ke edhe nje pas shkrim (P. Sh), ku P. Prifti i kerkon Koliqit ndihmen e tij per gjendjen e letersise ne Shqiperi ne vitin 1956. “Shkurt, a mos ngjau nje faresoj shkrirje a liberalizme ne letersine Brenda ne Shqiperi ne ate kohe si rrjedhim i Kongresit te 20te ne Rusi?” – e perfundon letren P. Prifti.
Me 19 shkurt, 1962, E. Koliqi i kthen pergjigje P. Priftit. E njofton se i ka marre dy letrat e tij, por nuk ka mundur te pergjigjet menjehere, sepse ka qene i zene me pergatitjen e manifestimeve per kujtimin e At Gjergj Fishtes dhe pas kesaj i ka vdekur ne Tirane e ema e bashkeshortes se tij. E falenderon P. Priftin per fjalet e mira per “Shejzat”. Pastaj ai ankohet se ne ShBA dhe Kanada kane 60 pajtimtare, ndersa shumica nuk paguajne dhe ai ka vendosur qe mos t’ua dergoje me revisten. E njofton P. Priftin se materialet e kerkuara ia ka derguar me poste ajrore; i premton se brenda mundesive te tija do te mundohet t’i kryeje edhe kerkesat tjera. I kerkon P. Priftit nje “questionnaire” (pyetesor, SE), ne menyre qe te pergatitet me mire, sepse siç shprehet ai: “Asht nji detyre per ne t’a paraqesim Shqipnin nder te huej ashtu si asht tue pergenjeshtrue shpifjet e armiqvet. Mbi levizjet letrare te periudhes 1944 – 1961 do tju shkruej nji here tjeter”. P. Prifti ne letren e 27 shkurtit, 1962, e njofton se e ka marre letren e tij te 19 shkurtit. Sa i perket “Shejzave”, P. Prifti i shkruan se do te bisedoje me shqiptaret qe i ka perreth per t’u bere pajtimtare te revistes dhe vazhdon: “Me duket se problemi ketu ne Amerike eshte ky: brezi i vjeter nuk eshte ne pozite (per mungese arsimi, etj.) te çmoje lenden e revistes t’uaj, kurse brezi i ri nuk e di Shqipen, dhe nuk interesohet t’a mesoje”. Edhe nje here i perkujton Koliqit se materialet per levizjet letrare ne Shqiperi i nevojiten sa me shpejt. Po ashtu, ai e njofton Koliqin se Instituti (MIT) do ta shperbleje materialisht per kohen dhe mundimin e tij. Me 11 prill, 1962, P. Prifti ne letren e tij e njofton Koliqin se e ka marre numrin perkujtimor te “Shejzave” per At Gjergj Fishten dhe kopjen e autografuar te librit te Koliqit, “Shija e Bukes se Mbrume”.
Letra e dyte e Koliqit derguar P. Priftit e mban daten 3 maj, 1962 dhe eshte pak me e gjate se e para. i ka dy faqe. Fillimisht i kerkon falje per vonesen, duke e njoftuar se ka qene shume i zene me pune. Perveç kursit letrar ne Universitet, atij i duhet te udhetoje edhe jashte Romes per te marre pjese ne komisione provimesh. Edhe pergatitja e “Shejzave” i merr mjaft kohe, sepse ai eshte vetem. E njofton se eshte duke e redaktuar “Historine e letersise femijnore shqipe”, si nje pjese te nje antologjie boterore per letersine per femije. Pastaj i paraqet ne imtesi (detaje) projektin e tij per levizjet ne letersine shqipe te viteve 1943 – 1961. Meqenese ky eshte nje punim i gjate, ai i kerkon P. Priftit kushtet e punes: sasine e faqeve te shkruara me makine, afatin, gjuhen (shqip apo italisht, gjuhe qe ai i njeh me mire). Po ashtu, edhe shperblimi material (pagesa, SE), pasi aty ka shume mund. Pastaj vazhdon: Qi mos te merrmi vesht dallash, shtoj se po patet nevoje Ju personalisht per shenime e dhana, te cilat ne ketu i gjejme ma lehte dhe çdo gja tjeter qi na ketu kemi e jue atje mund u sherbejne jam gati t’ap kontributin t’im pa shperblim. Duhet t’a ndihmojme shoqishojne per t’ia paraqitun te huejve n’aspektet e veta te sakta çashtjen shqiptare. Por, per Institutin, si thoni edhe ju vete, kerkoj shperblim per çdo pune qi me merr kohen te cilen ia hjeku nji veprimtarie tjeter te dobishme. Libri qi doni te botoni asht shum i nevojshem. Me dergoni nji “questionnaire” e une do te pergjigjem. Dergoni edhe listen e botimeve italiane qi eventualisht nevojiten per at botim”.
Me 13 qershor, 1962, P. Prifti i kthen pergjigje Koliqit, duke theksuar se projekti per levizjet ne letersine shqipe qe parashtron Koliqi eshte i plote dhe interesant dhe librit qe eshte duke u pergatitur mbi Shqiperine do t;ia shtonte vleren. “Mjerisht institute nuk eshte ne pozite te perdore nje studim te tille per dy arsye: e para, libri eshte teper i gjate qe tani, pra mungon vendi; e dyta, koha eshte mjaft e shkurter, mbasi libri duhet te pregatitet e te botohet se shpejti” – shkruan P. Prifti, duke shpresuar se do te vije rasti per te betre kete studim qe do t’u sherbeje studiusve te letersise shqipe. Kjo eshte njeheresh edhe letra e fundit ne kete leterkembim ne mes tyre. Nuk e di a e kane vazhduar leterkembimin edhe me vone dhe nuk e di nese ka ndonje dosje tjeter ne bblioteken e shoqates sone apo ne ndonje vend tjeter. Po te kishte, ndoshta profesor Prifti do t’i vendoste ne te njejten dosja.
Sidoqofte, ky leterkembim i ketyre dy figurave te rendesishme te kultures, letersise dhe historise sone hedhe drite per perkushtimin e tyre atdhetar e shkencor per ta perparuar ceshtjen shqiptare, per t’ia paraqitur te huajve ate sa me te plote e sa me te sakte. Rasti i bashkepunimit te tyre duhet te jete si shembull per te gjithe shqiptaret sesi duhet te bashkepunojme, te ndihmojme njeri – tjetrin per çeshtjet madhore te kombit tone. Kete leterkembim e karakterizon edhe komunikimi mjaft njerezor, i qyteteruar dhe respekti i ndersjelle per njeri – tjetrin. Siç e cekem ne fillim te ketij shkrimi, sot, me 15 janar, 2020, mbushen 45 vite nga ndarja nga kjo bote e Ernest Koliqit, ndersa me 17 gusht, 2020 do te mbushen 10 vite qe Peter Priftin nuk e kemi ne mesin tone. I paharrueshem qofte kujtimi per te dy keto fytyra te ndritura te kombit tone!
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.