Albspirit

Media/News/Publishing

Sazan Guri: Pse e dua kombin tim?

Albanian Daily News

NËSE NUK STIVOSIM NE HISTORINË, GJUHËN, ETNOKULTURËN TONË, CILËT? Nësë nuk shkruajmë ne, kush? Ndryshe mos u anko për atë që të merr një lahut ose ai tjetri që të fut në skut.

Nga prof. ing. av. Sazan GURI

Në këto kohë të vështira për shqiptarët, madje edhe për pandeminë, janë shtuar shumë zërat se shqiptarët jane materialistë, kur dy ngjarjet e fundit përfshirë edhe tërmetin treguan se shqiptarët, edhe kur s’kanë aq sa, japin nga vetja. Pse ky deformim i karakterit të tyre, që i ndjek ata, siç nata ndjek ditën. Pse dikushët përpiqen, madje edhe hapur nëpër emisione vip, të deformojnë së pari historinë shqiptare, sikur kjo, me peripecitë e saj pruri këtë qasje karakteriale për shqiptarët? Pastaj të thonë se gjuha shqipe s´ka asnjë fjalë të sajën, që dtth për ta se një popull pa gjuhë, si një fëmijë pa prind, pra, popull thjeshtër, si popull që ka marrë gjuhën e atyre që në fakt e gjetën këtë popull, që i priti, i rriti dhe i veseliti, dhe si buçja te La Fonteni që kërkoi sa të fuste kokën, me këlyshët e sapo lindur, dhe kur këta iu rritën, ajo i skërmiti dhëmbët dhe i morri koliben, duke nxjerrë bujtësin, jashtë, duke bërë që populli ilir të ishte sa 1/12 e popullit pellazg, dhe vazhduesi direkt të tyre (kombi shqiptar) të ishin sa 1/12 e popullit ilir, dhe vendet shqiptare të jenë sa 1/4 e kombit shqiptar. E dhimbshme?! Sikur La Fonteni ta kishe shkrujtur enkas për këtë popull, për historinë e hidhur të këtij populli bujar. Dhe shumica hesht, dhe pjesë jo e vogël e shqiptarëve, veçse thonë, pse merresh me historinë, me gjuhën, me etnokulturën?! Kur ata, çdo filogrek e çdo filoserb nuk ka rëndesi se çfarë është, filosof apo inxhinier, profesor apo student, qytetar apo fshatar, ka të drejtën të merret me gjuhën dhe historinë e vjedhur të popujve fqinj, për të cilat ata lënë edhe kokën, guxojnë e mburren, shpesh pa të drejt me lashtësitë e tyre, bravo iu qoftë, ndërsa, neve, vetë këtë dhe një pjesë e juaja gjakprishur na thoni, mos shikoni prapa, mos u merr ti se nuk je historian apo gjuhëtar. Kur shumica e albanologëve të huaj nuk kanë qenë as filolog, as historian, ndërsa në kohët e lashta ishin thjesht gjeograf, udhëtar, kronikan dhe quhen të besueshëm, shumica e të cilëve qysh në fatosërinë e historisë së shkruar, megjithëse shpesh e trilluar, tiparet e këtij populli i quanin njësh me mirësinë njerëzore.

Ndaj, ç’është ky deformim, pse, deri aty aq sa preket konstitucioni shpirtëror i një populli, që për shkak të peripecive nga të tjerët, mori dhe mbajti katër besime fetare, që nuk pushtuan dhe nuk shkatërruan kurrë, me anë të së cilës ruajti genomin, misionin, kodin e njeriut parak (pas shpellor), si gjuhën, veshjet, traditën, të drejtën super të lashtë të njerëzimit (atë dokësore, qysh 9000 vjet paraK.), ndryshe nga kombet e tjerë që mbajtën me të vërtetë një fe, por për të shkatërruar në emër të saj, të tjerët. A nuk na njeh historija, me mijra raste që ti që nuk ke besimin tim, o kthehu, o ik, dhe jo rastësisht nuk gjen një orthodoks shqiptar në serbi, greqi dhe në maqedoni, dhe në bullgari po deshët?!. Ndërsa, ky vend i mbajti në gji të vet të gjitha besimet si një të vetme, si në agimet e veta pagane, të gjithë një para Zotit, ashtu si e drejta kanunore të gjithë të barabartë para Zotit, ku të tjerët që nga koha e Amurabit (1700 paraK.) e kthyen në të drejta bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë, pra, ligji është me më të fortin.

Veçse, ndryshimi është i madh, me këta të tjerët! Ata se kanë historinë dhe e sajojnë, ti e ke dhe e përgojon. Mbasi e sajuan (se thonë vet, na u desh të sajonim historinë – përgjigjeja amerikane sot – enough with the greek invent, kujdes amerikanët, jo unë), ata e besuan dhe s’lënë dy gurë bashkë pa e propoganduar, ndërsa ti e ke të bërë, por nuk lë dy gurë bashkë për ta zhbërë, madje edhe kur sillet e ndërtuar, ti nuk je murator të thonë, por nuk e ndërtova iu përgjigjesh, e gjeta, thjesht i vura në rend, ja prit se mos ky rendi yt nuk shkon me rendin e shteteve fqinjë/?! Tmerr?!

Dhe mbasi nuk merren dot me faktin, merren me inatin, pse ti bërë rend, pse ti bërë metodologji, sepse ju intereson mjegulli për historinë tonë, se ndryshe iu prishet rendi i stisur i tyre. Dhe ç’faj paska bërë ky komb? Mbasi ngadhnjeu mbi peripecite historike qysh nga viti 167 paraK., iu desh të përballet, edhe me aktin final të këtyre peripecive në dy shekujt e fundit, ku iu desh që të kishte gjithë europën kundra, siç thoshin gazetat gjermane në vitet 1878-80. Ju kujtojmë, gjithë europa kundër Ulqinit më 1880, gjithë europa kundër pavarsisë më 1912, gjithë fqinjët kundër shtetit të parë shqiptar më 1920. Shtetet fqinjë, krenohen se kanë një fe që përbën ADN e tyre?! Shtetet fqinj, si greqia apo serbia apo mali i zi apo bullgaria nuk u sulmuan, keq e dhimbshëm sa kombi shqiptar, që të detyroheshin të ndërronin fenë, përkundrazi u lejuan që me anë të fesë së tyre të shtypnin dhe të rrëmbenin toka shqiptare. Ndërsa, ky popull, veç tre perandorive (danubiane, osmane e ruse), veç katër fuqive të mëdha (Angli, Francë, Gjermani e Itali) kishte dhe katër çakenjë përreth, që e detyruan këtë komb, diku të mbante gjuhën, diku të ruante besimin, diku ta ndërronte atë, por misionin, temperamentin, karakterin dhe ADN-në nuk e ndërroi anjëherë, aq sa sot quhet biologjikisht gjak shqiptari EV13. Si asnjë komb tjetër në botë, gjuhën nuk e ktheu kurrë, aq sa quhet gjuhë e parë e njerëzimit, ku me 785 njërrokshet e saj, i ‘pjell’ nga e para gjuhët e njerëzimit. Si asnjë komb tjetër në botë nuk la në harresë veshjet, këngën e frigejve, me shtatë nota plus një oktavë (Demir Zyko), aq sa Uneskua e ka për nder t’i qëmtojë si paranojake. Ndaj, jo rastësisht ndodhen 300 kostume popullore në muzeun Bristol dhe 150 vetëm nga krahinat krishtere shqiptare ndodhen në San Peterburg, aty ku Kryeprokurori i saj, me origjinë shqiptar i Moresë (djalë i xhaxhait të N.Bonapartit), iu përgjigj një çështjeje se nuk e ndërroj vendimin, se e para kam të drejt, dhe e dyta se kam gjak shqiptari. Ja pse e dua këtë komb, po se po, pse i përkas, por jam krenar që kam një baba të mirë, që s’ka pushtuar kurrë, me përjashtim kur rrethanat e kanë çuar mish për top ose lëng për mish. Edhe sepse duhet që të bësh për Atdheun tënd, e pastaj mund të meresh me ato që të duken “të këqija” …..dhe përsëri bën për të…që ato të “këqijat” … të shkojnë. Po aq krenar që studiojë e s’përtojë për të, se nëse nuk bëjmë diçka sot, kur? Nësë nuk shkruajmë ne, kush? Nëse nuk stivosim ne historinë, gjuhën etnokulturën tonë, cilët? Ndryshe mos u anko për atë që të merr një lahut ose ai tjetri që të fut në skut. Sepse nuk jemi jetim, por vetë ne e kemi lënë këtë vend jetim..SGG

Please follow and like us: