Albspirit

Media/News/Publishing

Akuza për prostitucion, lirohet nga qelia “Zogu i Tiranës”

Gjykata penale e Tiranës ka vendosur që të ndryshojë masën e arrestit për Hermes Nikajn, i njohur si “Zogu i Tiranës” nga arresti me burg në arrest shtëpie, 6 muaj nga arrestimi. Ai u prangos në nëntor të vitit të shkuar pasi policia shkatërroi një rrjet të shfrytëzimit të vajzave për prostitucion në Tiranë.

Hermes Nikaj akuzohet se siguronte vajzat për klientë në hotele dhe banesa të ndryshme në kryeqytet. Pjesë e skemës ishte edhe pronarja e një qendre estetike, A.B, 43-vjeçare, e cila rekrutonte vajza duke i marrë si kursante apo parukiere dhe më tej i shfrytëzonte për klientët si prostituta deri në 700 euro nata.

Zogu i Tiranës u arrestua në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës së bashku me një 47-vjeçar nga Laçi. 6 muaj më pas, gjykata pranoi kërkesën për të ndryshuar masën duke e dërguar në arrest shtëpi.

Please follow and like us: