Bardhyl Berberi: Hakmarrja e peshkatarit
Tregim
Dielli i ngrohtë sapo ka dalë mbi Mali e Thatë është kredhur i tëri në liqen si një konvaleshent duke krijuar shirita drite dhe duket sikur buzëqesh me brigjet duke i spërkatur me shkumbën e valëve. Flladi i liqenit t`i mbushte mushkëritë me oksigjen të pastër. Tufat e pulbardhave në breg të liqenit afrohen pranë varkave të peshkatarëve. Pas heqjes së fashës së pandemisë kemi filluar të bëjmë herë ecje dhe herë vrap në rërën e bregut të liqenit. Dje midis peshkatarëve me tërhoqi vëmendjen xha Sotiri, një plak i fortë si shkëmb me llullën në gojë me një deng mustaqe mbi buzë iu drejtua një varke të vjetër.
-Po t`i xha Sotir, i them unë, pasi kam një njohje të vjetër, – ku vete je plak…
Sytë e tij ngyrë të kaltër me vraga të thella në fytyrë që ngjante si një ugar i punuar, dëshmi e vuajtjeve që kishte kaluar në jetë ky plak i mirë që respektohej nga të gjithë në qytetin liqenor u kthye nga unë dhe më tha:
-Tek shtëpia kam një fik në oborr. Sa herë dal për peshk në çantë vendos katër pesë kokrra fiq dhe i konsumoj në liqen, pasi ha mëngjesin. Një ditë çuditërisht fiqtë më pëlqyen shumë, ishin më të ëmbël. Hap një fik dhe shikoj që ishin me krimba, futa gishta dhe i volla…
Por a mund të villet gjithë ajo jeta ime e mundimshme sëbashku me burgun komunist ashtu si fiqtë? Jo kurrë, katër fëmijët e mi nuk shkuan në shkollë të lartë pse babai i tyre kishte qënë në burg meqënëse ishin me tëra notat 10 ta.
Po pse hyra në burg do të thuash ti? Na kishin ardhur dy vëllezërit e gruas me gjithë gratë nga Elbasani. Gruaja përgatiti gjithçka, por mish nuk kishte megjithëse kishim ato tallonat që na jepeshin për një kg mish në muaj. U shtrua tavolina mish nuk kishim dhe unë me shaka në mes të tavës vendosa tallonin e mishit për t’iu treguar se nuk ka dalë racioni i mishit.
E tregova të nesërmen në punë si me shkaka historinë e tallonës, por ditën tjetër në mëngjes më arrestuan si të pakënaqur me pushtetin popullor dhe për agjitacion e propogandë më dënuan 7 vjet burg. Jeta e fëmijve të mi u shemb, asnjëri nuk shkoi dot në shkollë të lartë.
Erdhi demokracia dhe ata të katër kanë ikur nëpër botë, njëri në Itali, një në Kanada, dy në Amerikë. Por e keqja është se edhe tani në demokraci po vuajmë të njëtët gjyqtarë dhe prekurorë na persekutojnë. Ne kemi patur shumë prona dhe asgjë s’kemi marrë, na i kanë marrë të tjerët, bosat kanë ngritur pallate…
Shkon në gjyq e humbet gjyqin se ata iu ka zënë kokën. Dhe unë kam gjetur një hakmarrie timen orgjinale. Të gjithë këta personazhet: kryetarë, shefa arsimi që nuk ju dhanë të drejtë studimi fëmijëve, shefa kadastre që më falsifikuan pronat, gjyqtarë, hetues…
Lexoj çdo ditë lajmërimin e vdekjeve dhe kur vdes ndonjëri prej këtyre që kam në listë unë ju shkoj në varrim që t`iu mësoj vendin se ku janë varrosur dhe me kalimin e e kohës kur ata kalben shkoj tek varri, rrëmoj me një hekur thellë dhe nxjerr krimba prej trupit të tyre dhe i vendos në grep dhe zë peshk. Peshkun nuk e shesim e hamë të dy me plakën. Ja për shembull sot kam marrë krimba nga varri atij të pronave që më zhduku nga harta, pronat ia këtu e kishte shtëpinë anës gjolit…
E kështu me radhë unë me krimbat e tyre zë peshk dhe ha peshq sëbashku me plakën. Koran apo belushka prej grepi. Plaka i skuq në tigan dhe më thotë:
-Çfarë po hamë sot?
-Hetuesin, i them unë.
– Po nesër kush e ka radhën?
– Nesër, them të hamë atë shefin e arsimit që na i la fëmijët pashkollë të lartë…
-Ti e di, thotë ai, hakmarrja në qytetin tonë njeh dhe makabritete, kanë hapur varrin ditë e parë të varrimit dhe i kanë djegur kufomat. Jo unë kam hakmarrje tjetër, hakmarrje të butë, unë i ha peshq…
Sotiri mbasdite pasi kthehet nga varrezat ku merr krimbat nga varret e tyre prej agimin e ditës tjetër. Ai ka dalë në ballkonin e shtëpisë që e ka pranë liqenit. Suprina e liqenit ka marrë një ngjyrë të verdhë nga hëna që ka dalë të shëtitë mbi liqen…