Albspirit

Media/News/Publishing

Maqedonasit duan të asimilojnë shqiptarët me deformime të tekseve shkollore

Image may contain: 1 person, suit and closeup

Bardhyl Berberi

 

Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, sistemetikisht synon deformimin përmes tekseve shqipe në shkollat maqedonase. Konsiderimi i shqiptarëve si ‘njerëz mali’, ‘ardhacakë’ apo epitete tjera, fyese e denigruese, të qëllimshme të kësaj natyre, ka kohë që janë konfirmuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si elementë që duhen eliminuar me qëllim të ruajtjes së balancave ndëretnike. Mirëpo, në anën tjetër përmes përkthimeve tekstuale MASH ka lejuar mijëra gabime të qëllimshme, të cilat duan të asimilojnë kulturën shqiptare dhe nxënësit shqiptarë në Maqedoni. Fraza të tëra në gjuhën shqipe, sintaksë gramatikore sipas natyrës së gjuhëve sllave, emërtime personazhesh me emra “Maria”, “Goran”, toponime, ngjarje dhe këngë në gjuhën maqedonase i gjen edhe sot e kësaj dite në librat që u dedikohen nxënësve shqiptarë duke basarduar historinë, gjuhën, gjeografinë dhe gjuhën shqipe. Këngë të tilla për programet shqiptare si “Jana ndërtoi një pyll”, “Eja Milkë të ikim”, “Kalina të çova ujë”, padyshim se janë tendenca të qarta, që përmes këtyre formave t’iu imponohen shqiptarëve elemente sllave edhe në tekset e tyre në gjuhën shqipe .

Qëllimi i gjithë kësaj, është që në mënyrë tinëzare të inkuadrohen elementet joshqiptare me qëllim, që dalëngadalë të arrihet ‘asimilim i qetë’ kulturor i shqiptarëve nga maqedonasit edhe pse shqiptarët janë shtetformues në Maqedoni dhe nuk janë pakicë, siç pretendojnë ata që strumbullarin e këtyre punëve të shëmtuar qëndrojnë disa ‘ustallarë’ shovinistë maqedonas që kanë vetëm një pikësynim me tekse të gabuar qëllimisht duan të dekulturojnë fëmijët shqiptarë, ii largojnë shqiptarët nga historia dhe kultura e tyre kombëtare. Në librin e historisë shqiptarët konsiderohen si ‘një pjellë e keqe’, që nuk i duan të mirën vendit të tyre, Maqedonisë!

Në tekset e gjuhës dhe letërsisë harrrohen qëllimisht autorët shqiptarë dhe merren nga letërsia e huaj disa autorë me tekse që nuk përkojnë fare me moshën e nxënësve të klasave të shkollës 9-vjeçare. Asnjë shkrimtar apo poet i shquar shqiptar që janë emblem të kombit të tyre  nuk përfshihen në këto tekse.

Raste të këtilla e vendosin nxënësin shqiptar në situata të pakëndshme, krijojnë hutim dhe pasiguri tek ta, pasi në pritje të një përgjigje të logjikshme dhe të kuptueshme nxënësit, kuptohet jo për faj të tyre, ndeshen me situata dhe fraza të pakuptueshme të autorëve kuturum e pa asnjë vlerë. Gabimet vijnë edhe si rezultat i përkthimeve të tekseve nga maqedonishtja, që ndikojnë shumë negativisht në suksesin e fëmijëve. Nxënësit mësojnë gjëra të gabuara në vend që të përparojnë në mësimin e njohurive të reja, ndërsa arsimtarët shqiptarë merren me gjetjen e gabimeve në vend që të zhvillojnë orën e mësimit. Pra, duhet të merren me gjetjen e gabimeve, sqarimin e tyre. Arsimtarët për të shmangur gabimet që kanë bëtë të tjerët, me pa të drejtë vihen para detyrimit që të sajojnë shembuj të tjerë, me qëllim që të krijojnë ilustrime të tjera për nxënësit. E gjithë kjo është humbje e kohës dhe lojë nervash. Konkretisht përgjegjësitë bien mbi MASH-it që të angazhojnë përkthyes kompetente dhe jo persona që nuk e kanë idenë e përkthimeve përmbajtje nga letërsi e huaj.

Fajtorë për këtë gjendje janë personat e kyçur në të gjitha instancat e përgatitjes së librit, nga recensentët e deri te MASH-i. Prandaj, përfaqësuesit në organet qeveritare, duhet të  angazhojnë profesionistë që do të kujdesen për mbrojtjen dhe pastërtinë e gjuhës shqipe, për suksesin e mirëfilltë të nxënësve si dhe të gjejnë format për motivimin e ekspertëve të fushës për botimin teksteve origjinale për nxënësit shqiptar, e jo të përkthejnë libra me perona të cilët kanë mbetur pa punë apo i kanë kushërinj apo miq. Angazhojnë njerëz, të cilët meqë nuk janë kompetent i masakrojnë përmbajtjet mësimore të atyre librave. Pasojat janë alarmante për nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, thonë disa intelektualë vendas.

Nëse bëjmë një analizë në aspektin shkencor  nuk është e vështirë të arrihet në përfundim se tekstet e përkthyera fjalë për fjalë kanë shkaktuar dëm shumë të madh në fushën e të kuptuarit të lëndës mësimore. Përveç humbjes së logjikës, një prej pasojave më të rënda, sipas tij, është demotivimi. Moskuptimi i një teksti dhe habia që shkaktohet te nxënësit, reflekton në mënyrë të drejtpërdrejtë me humbjen e interesimit për mësim. Ky është një raport i natyrshëm i nxënësit me mësimin dhe që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e suksesit të nxënësve.

Në tavolinën e ministrit ndodhet një analizë me gabimet e gjetura në tekstet shkollore, që është punuar nga një komision i posacëm me 11 antarë. Mirëpo meqë nuk është bërë publike analiza nuk mund të thuhet për cilat libra dhe për çfarë gabimesh bëhet fjalë. Gjithçka bëhet me qëllime të caktuara që nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut të notojnë në ujra të turbulla dhe të marrin sa më shumë njohuri të cunguara… Në qeverinë e Maqedonisë ka shumë ministra dhe zv ministra që mbajnë sehir para kësaj kataklizme që ka të bëjë me të ardhmen e këtyre fëmijve shqiptarë. Por e gjithë kjo ndodh edhe për vetë faktin që ne vetë ‘i shesim’ emblemat e kulturës kombëtare, siç është rasti i Skëndërbeut.

 

 

Please follow and like us: