Ali Daci: NËNPREFEKTURA E PREFEKTURËS SË PEJËS- TUTINI (4)
Shkruan Ali Daci
Pjesa e katërt
NËNPREFEKTURA E PREFEKTURËS SË PEJËS – TUTINI
XEMAIL KONICA NË MBROJTJEN E E PAZARIT TË RI
Në sulmin çetnik të datës 4 nëntor të vitit 1941, pos forcave vullnetare të udhëhequra nga Aqif Blyta e Bik Dresheviqi në këtë mbrojtje historike të këtij qyteti shqiptar kanë marrë pjesë edhe Rozhajasit e Bishevasit të udhëhequr nga Jakup Kombi e Mujë Bisheva, një qëndresë të pa shoqe në këtë mbrojtje e ka treguar Xhemaili me shokë. Kështu Xhemaili se bashku me Xhemail Tuzin nga Pazari i Ri kishin rekrutuar shumë vullnetarë në radhët e veta nga Peshteri e Senica për mbrojtje e Pazarit. Në ultimatumin e kryeçetnikut Radomir Cvetiq për dorëzimin e Pazarit drejtuar Aqif Blytës, shqiptarët dhe boshnjakët këtij ultimatumi iu kanë përgjigjur me luftë të rreptë duke i mposhtur plotësisht çetnikët e Serbisë e të Malit të Zi. Forcat çetnike merret vesh se kanë qenë shumëfish më të mëdha në numër dhe sipas disa pjesëmarrësve në këtë mbrojtje historike për tokat shqiptare, aradhët çetnike kanë qenë deri në 20 000 forca. Edhe historianët serb, rreth luftës në Pazarit ndër të tjera shkruanin se forcat çetnike në mëngjesin e e asaj dite deri kah ora 7 kishin përparuar mirë dhe se i ishin afruar qytetit. Mirëpo, Shaban Polluzha me ushtrinë e vet, Jakup Kombi e Bik Dresheviqi, Xhemail Konica, Sak Fazlia në Rugovë, Kurt Abazi, Bajram Gashi e Mulla Zekë Bërdyna iu kishin dalë nga dy krahët anash dhe luftën e tyre e kthyen në humbje për armikun. Armiku ka krijuar tërheqje të mundimshme dhe kthim të pa mundur në pozicionet e mëparshme. Luftimet ishin mirë të planifikuar dhe se forcat çetnike pa menduar janë ndodhur në rrethim të plotë nga forcat vullnetare shqiptare që ishin nga gjitha trojet etnike. Në këtë luftë forcat çetnike lanë të vdekur 63 e të plagosur 68, nga të cilët nga plagët e marra më pas kanë vdekur edhe 20 çetnik të tjerë. Në këtë luftë u mor vesh Xhemaili forcave çetnike të udhëhequra nga Mashan Gjuroviqi e Vojisllav Llukaqeviq u kishte kallur datën duke ua përgjysmuar radhët në mes çetnikëve .
Kundërsulmi mbi çetnikët e Rashkës
Pas kësaj fitoreje triumfale Aqif Blyta më bajraktarët e Kosovës e Rugovës organizon një kundërsulm mbi Rashkën. Edhe pse Xhemaili ka qenë i ngarkuar kryekëput për mbrojtjen e Tutinit ai më vullnetaret e vet më shumë kënaqësi ishte betuar se do të luftonte për çdo cep të tokës shqiptare. Në këtë luftë Konica ka treguar heroizëm të pa shoq. Mjeshtër i shquar i luftës, duke qenë në vijën e parë të frontit m’ u në hyrjen e qytetit të Rashkës, luftëtarët e tij kanë likuiduar mbi 100 çetnik. Shumë here vet kisha dëgjuar nga pleq e Malësisë së Rozhajës se po mos të ndërhynin forcat gjermane, njësitet e vullnetareve shqiptarë do ta shtronin nën këmbë qytetin e Rashkës mbrenda ditës. Kjo ndërhyrje e aleateve gjerman nëse mund ta quajmë aleancë, ua ndali hovin ushtrisë shqiptare pa e vendosur Flamurin kombëtarë në zemër të Rashkës. Dorën në zemër shumë luftëtarëve u kishte mbet pikë në zemër pushtimi i tërësishëm i Rashkës dhe vendimin e gjermaneve e quajtën qyqyr. Pas kësaj lufte të suksesshme e të lavdishme Xhemail Konica më luftëtarët e vet u kthye në Tutin më këngë e të shtëna armesh që shënonin fitoren mbi armikun serb.
Lufta për mbrojtjen e Senicës
Patrioti dhe luftëtari i Shqipërisë Etnike Hasan Zvizdiq duke e parë rrezikun permanent nga forcat çetnike serbo-malazeze të cilat dita ditës po i afroheshin rrafshlartës se Senicës e Dugo Polanës, çon kushtrimin për mbrojtjen e kësaj treve e cila ishte gjysme shqiptare e gjysme boshnjake. Kështu në dimrin e acartë të vitit 1941 e pikërisht me 22 dhjetor Xhemail Konica me 400 vullnetarët e tij ia behu në Senicë. Në këtë shteg të rëndësishëm të Sanxhakut, ku duhej prerë rruga si çetnikçve ashtu edhe partizanëve serbo-malazez për mësymjet e tyre drejt Pazarit të Ri e Sanxhakut në përgjithësi. Kësaj radhe lufta bëhet kundër aradheve partizane. Tre batalione partizane të kombinuara nga Sanxhaku dhe nga Morava, nga Takova e Beogradi kishin mësyrë për në Fushën e Peshterit. Ushtria partizane është komanduar nga Petar Stamboliq e Vladimir Knezheviq-i ashtuquajturi Volloxha. Më parë Hasan Zvizdiq dhe prijësit partizan ishin marr vesh që forcat partizane të kalonin lirshme përmes Sjenicës, pasiqë destinacioni i luftës së tyre ishte larg Sanxhakut me forcat çetnike. Mirëpo dredhitë dhe tradhtitë partizane kanë qenë shumë perfide. Posa këmba e tyre shkeli afër istikameve të forcave vullnetare, në Malët e Radishicës, ata provuan që të hyjnë në pabesi duke dëshiruar vrasjen e vullnetareve shqiptare, të cilët ishin pozicionuar e ngritur istikamet aty . Kjo pabesi partizaneve do t’u kushtoj shtrenjtë , pasiqë aty do të lind konflikti. Më krismat e para të pushkëve, vullnetarët shqiptarë do t’i vijnë në ndihmë Senicës e komandantit Hasan Zvizdiqit. Mbi 100 luftëtarë vijnë nga rrethina e Senicës dhe pas një kohe të shkurtër nga fshati Medare mbi armikun sulën luftëtarët e lirisë të komanduara nga toger Xhemaili Konica. Xhemaili aty ishte strehuar dy ditë më parë me kërkesën e Hasan Zvizdiqit dhe kishte ngritur istikamet . Pasi që njësit partizane u ndeshën në tytat e pushkëve të luftëtarëve të Xhemailit me shokë, të mposhtur u kthyen kah kishin ardhur.
Xhemaili në mbrojtjen e Pazarit të Ri
Në sulmin çetnik të datës 4 nëntor të vitit 1941, pos forcave vullnetare të udhëhequra nga Aqif Blyta e Bik Dresheviqi në këtë mbrojtje historike të këtij qyteti shqiptarë kanë marrë pjesë edhe Rozhajasit e Bishevasit të udhëhequr nga Jakup Kombi e Mujë Bisheva, një qëndresë të pa shoqe në këtë mbrojtje e ka treguar Xhemaili me shokë. Kështu Xhemaili se bashku me Xhemail Tuzin nga Pazari i Ri kishin rekrutuar shume vullnetarë në radhët e veta nga Peshteri e Senica për mbrojtje e Pazarit. Në ultimatumin e kryeçetnikut Radomir Cvetiq për dorëzimin e Pazarit drejtuar Aqif Blytës, shqiptarët dhe boshnjakët këtij ultimatumi iu kanë përgjigjur me luftë të rreptë duke i mposhtur plotësisht çetnikët e Serbisë e të Malit të Zi. Forcat çetnike merret vesh se kanë qenë shumëfish më të mëdha në numër dhe sipas disa pjesëmarrësve në këtë mbrojtje historike për tokat shqiptare, aradhët çetnike kanë qënë deri në 20 000 forca. Edhe historianet serb, rreth luftës në Pazarit nder të tjera shkruanin se forcat çetnike në mëngjesin e e asaj dite deri kah ora 7 kishin përparuar mire dhe se iu kishin afruar qytetit. Mirëpo, Shaban Polluzha me ushtrinë e vet, Jakup Kombi e Bik Dresheviqi, Xhemail Konica, Sak Fazlia më Rugovë, Kurt Abazi, Bajram Gashi e Mulla Zekë Bërdyna iu kishin dalë nga dy krahët anash dhe luftën e tyre e kthyen në humbje për armikun. Armikut ka krijuar tërheqje të mundimshme dhe kthim të pa mundur në pozicionet e mëparshme. Luftimet ishin mirë të planifikuar dhe se forcat çetnike pa menduar janë ndodhur në rrethim të plotë nga forcat vullnetare shqiptare që ishin nga gjitha trojet etnike. Në këtë luftë forcat çetnike lanë të vdekur 63 e të plagosur 68 nga të cilët nga plagët e marra më pas kanë vdekur edhe 20 çetnik të tjerë. Në këtë luftë u mur vesh Xhemaili forcave çetnike të udhëhequra nga Mashan Gjuroviqi e Vojisllav Llukaqeviq u kishte kallur datën duke ua përgjysmuar radhët në mes çetnikëve .
Kundërsulmi mbi çetnikët e Rashkës
Pas kësaj fitoreje triumfale Aqif Blyta më bajraktarët e Kosovës e Rugovës organizon një kundërsulm mbi Rashkën. Edhe pse Xhemaili ka qenë i ngarkuar kryekëput për mbrojtjen e Tutinit ai më vullnetaret e vet më shumë kënaqësi ishte betuar se do të luftonte për çdo cep të tokës shqiptare. Në këtë luftë Konica ka treguar heroizëm të pa shoq. Mjeshtër i shquar i luftës, duke qenë në vijën e parë të frontit m’ u në hyrjen e qytetit të Rashkës, luftëtarët e tij kanë likuiduar mbi 100 çetnik. Shumë here vet kisha dëgjuar nga pleq e Malësisë së Rozhajës se po mos të ndërhynin forcat gjermane, njësitet e vullnetareve shqiptarë do ta shtronin nën këmbë qytetin e Rashkës mbrenda ditës. Kjo ndërhyrje e aleateve gjerman nëse mund ta quajmë aleancë, ua ndali hovin ushtrisë shqiptare pa e vendosur Flamurin kombëtarë në zemër të Rashkës. Dorën në zemër shumë luftëtarëve u kishte mbet pikë në zemër pushtimi i tërësishëm i Rashkës dhe vendimin e gjermaneve e quajtën qyqyr. Pas kësaj lufte të suksesshme e të lavdishme Xhemail Konica më luftëtarët e vet u kthye në Tutin më këngë e të shtëna armesh që shënonin fitoren mbi armikun serb.
Lufta për mbrojtjen e Senicës
Patrioti dhe luftëtari i Shqipërisë Etnike Hasan Zvizdiq duke e parë rrezikun permanent nga forcat çetnike serbo-malazeze të cilat dita ditës po i afroheshin rrafshlartës se Senicës e Dugo Polanës, çon kushtrimin për mbrojtjen e kësaj treve e cila ishte gjysme shqiptare e gjysme boshnjake. Kështu në dimrin e acartë të vitit 1941 e pikërisht me 22 dhjetor Xhemail Konica me 400 vullnetarët e tij ia behu në Senicë. Në këtë shteg të rëndësishëm të Sanxhakut, ku duhej prerë rruga si çetnikçve ashtu edhe partizanëve serbo-malazez për mësymjet e tyre drejt Pazarit të Ri e Sanxhakut në përgjithësi. Kësaj radhe lufta bëhet kundër aradheve partizane. Tre batalione partizane të kombinuara nga Sanxhaku dhe nga Morava, nga Takova e Beogradi kishin mësyrë për në Fushën e Peshterit. Ushtria partizane është komanduar nga Petar Stamboliq e Vladimir Knezheviq-i ashtuquajturi Volloxha. Më parë Hasan Zvizdiq dhe prijësit partizan ishin marr vesh që forcat partizane të kalonin lirshme përmes Sjenicës, pasiqë destinacioni i luftës së tyre ishte larg Sanxhakut me forcat çetnike. Mirëpo dredhitë dhe tradhtitë partizane kanë qenë shumë perfide. Posa këmba e tyre shkeli afër istikameve të forcave vullnetare, në Malët e Radishicës, ata provuan që të hyjnë në pabesi duke dëshiruar vrasjen e vullnetareve shqiptare, të cilët ishin pozicionuar e ngritur istikamet aty . Kjo pabesi partizaneve do t’u kushtoj shtrenjtë , pasiqë aty do të lind konflikti. Më krismat e para të pushkëve, vullnetarët shqiptarë do t’i vijnë në ndihmë Senicës e komandantit Hasan Zvizdiqit. Mbi 100 luftëtarë vijnë nga rrethina e Senicës dhe pas një kohe të shkurtër nga fshati Medare mbi armikun sulën luftëtarët e lirisë të komanduara nga toger Xhemaili Konica. Xhemaili aty ishte strehuar dy ditë më parë me kërkesën e Hasan Zvizdiqit dhe kishte ngritur istikamet . Pasi që njësit partizane u ndeshën në tytat e pushkëve të luftëtarëve të Xhemailit me shokë, të mposhtur u kthyen kah kishin ardhur.
1. Vëllezërit Bik dhe Deko Dreshaj
2. Kryeministri i Shqipërisë Mustafa Kruja
3. Bajram Gashi, udhëheqës ushtarak e politik
4. Luftëtarët e lirisë