Paris-presse, 1952/Kur ‘Othello’ i Shekspirit do të shfaqej për herë të parë në Teatrin Kombëtar sipas versionit sovjetik
Edwin Booth në rolin e Jagos (1870).
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Maj 2020
“Paris-presse” ka botuar, të shtunën e 20 dhjetorit 1952, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me shfaqjen “Othello” të Shekspirit në Shqipëri sipas versionit sovjetik, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Radio-Tirana (Shqipëri): demokratizimi i Othellos
“Othello i Shekspirit sapo është demokratizuar nga rusët. Ai nuk është më një personazh i gllabëruar nga xhelozia, por një njeri i mirë, bujar dhe përparimtar.
Versioni sovjetik i shfaqjes, i cili së shpejti do të prezantohet (1) para publikut në Shqipëri, do të tregojë Jagon e vërtetë, një fashist të kohëve moderne, një nga ata burra që nuk ndalet para çdo lloj pengese për të shtypur dhe për të sunduar njerëzit.”
(1) “Othello” i Shekspirit, me regji të A.J. Ricko është luajtur për herë të parë në Teatrin Kombëtar Shqiptar në 1953.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/kur-othello-i-shekspirit-do-te-shfaqej-per-here-te-pare-ne-teatrin-kombetar-sipas-versionit-sovjetik-paris-presse-1952/. Në rast të kundërt mos e publiko.