Operacioni i koduar “Galishti” nga policia e Vlorës ka përfunduar me asgjësimin e rreth 29 mijë bimëve kanabis. Policia kishte marrë informacione se në fshatin Tatzat, në Delvinë, ishin mbjellë 5 parcela me kanabis. Pas ndërhyrjes së policisë në bashkëpunim edhe me forcat FNSH-së janë zbuluar 27.000 rrënjë dhe 2.000 fidanë kanabis. Droga është asgjësuar me anë të djegies. Gjithashtu policia ka asgjësuar edhe 974 bimë narkotike të tjera të mbjella në zonat Tragjas, Finiq dhe Bistricë. Në të dy operacionet nuk ka asnjë të arrestuar, pasi lënda narkotike ishte mbjellë në tokë pa pronar.