Albspirit

Media/News/Publishing

Brexit nuk cënon angazhimin e polakëve në BE

po Brexit nuk e ka lëkundur angazhimin e polakëve në BE, tradicionalisht me një ndikim të fortë në këtë shtet, doli nga një sondazh i publikuar sot, ku 81 për qind e tyre do të votonin kundër një daljeje të mundshme të vendit nga Bashkimi Evropian. Sipas një sondazhi të kryer dy ditë më parë nga Instituti TNS për të përditshmen ”Gazeta Wyborcza”, vetëm 13 për qind nga një target grup prej 1 000 personash të intervistuar do të votonin pro një Polexit dhe vetëm gjashtë për qind e tyre nuk kishin asnjë lloj qëndrimi për këtë çështje. Studimi vë në dukje gjithashtu shqetësimin e polakëve pas votës së britanikëve në referendumin e 23 qershorit. Rreth 54 për qind e personave të intervistuar vlerësojnë se Brexit do të ketë pasoja negative në tërësinë e Bashkimit Evropian dhe 52 për qind besojnë se do të ketë një impakt negativ për Poloninë. E anëtarësuar në BE në vitin 2004, Polonia ka përfituar në shumë fusha nga anëtarësimi, në sajë të fondeve evropiane duke mundësuar sidomos modernizimin e infrastrukturës së saj.

Please follow and like us: