Prof. Dr. Albert Frashëri: Një zjarr mëkatar dhe drita e Frashërit!
Prof. Dr. Albert Frashëri
(Rilindja Kombёtare nё Sagёn e Frashёrit dhe bijve tё shqipes)
Nё prag tё kёtij maji tё veçantё, si ky i 2014-ёs, disa miq mё kёshilluan tё shkruaj mendimet e mia mbi ato ngjarje, qё njё shekull mё parё krijuan ndёr shqiptarёt vuajtje dhe mjerim. Ato ngjarje tragjike e famёkeqe tronditёn thellё opinionin shqiptar e atё europian, duke gjakosur historinё moderne tё popujve mesdhetarё. Historia e Mesdheut nё lashtёsinё e vet ka njohur edhe luftra, por edhe mirёkuptim e pёrpjekje pёr tё kuptuar arsyen dhe domethanien e gjithçkaje ndodhte rreth njeriut tё gjorё.
Do tё doja tё analizoja nga disa pikёpamje problemin e tё keqes nё pёrgjithёsi. Kjo ndoshta na ndihmon tё kuptojmё e tё bindemi qё ngjarjet para dhe pas Luftёs sё Parё Botёrore nuk mund tё shuanin dritёn e Frashёrit, si vatёr e Rilindjes Kombёtare dhe shqiptarizmёs nё pёrgjithёsi. Do pёrpiqem tё interpretoj ato ngjarje duke parё nё sy vlerat universale tё qytetёrimit, nё mёnyrё qё tё kuptojmё arsyen pse forca e ideve tё Rilindjes sonё dhe e Frashёrit ndrit natyrshёm mbi errёsirёn qё ato ngjarje donin tё sillnin.
Pёr mua ishte e vёshtirё t’u jepja njё strukturё logjike mendimeve rreth ngjarjeve, pёr tё cilat historia ka shkruar shumё. Nga ana tjetёr, ndjej qё nuk duhet dhe as mund tё mbyllim syte pёrpara heshtjes sё pafalshme tё politikanёve rreth ngjarjeve qё arsyeja njerёzore dёnon pa mёdyshje. Pra u vura nё rolin e qytetarit tё lirё, e kёtё askush nuk na e ndalon dot, pёr tё shkruar nё pak faqe pёrsiatjen e njёrit prej nesh e qё sot fatmirёsisht gjendet nё kёtё salle bashkё me ju: sё bashku pёr tё kuptuar mёkatin e njё zjarri qё shkatёrroi e solli mjerim, por nuk mundi tё shuajё Dritёn jetёsore tё paraardhёsve tanё, tё ideve rilindase tё mёdha, qё aq shumё kanё ndikuar thelbin e formimit tonё si njerёz tё pavarur e si qytetarё.
Sot, kur edhe vendet ballkanike shohin tё ardhmen e tyre nё gjirin e vendeve tё Europёs perёndimore, nuk mund tё bёjmё sikur plagё tё vjetra nuk kanё asnjё lidhje me probleme tё sotme. Sepse kur ato lidhen me padrejtёsi tё mёdha, me tragjedi njerёzore qё brez pas brezi popujt rijetojnё heshturazi nё ndёrgjegjen e tyre, atёhere indiferenca bёhet fajtore. Nё ditёt tona, njё shekull pas genocidit turk kundёr armenёve, ndёrgjegjja europiane po kёrkon njohjen e atij genocidi qё njё perandori nё pragun e vdekjes ushtroi mbi njё komb tё pafajshёm.
70 vjet pas luftёs sё fundit, Italia ka njё ditё qё kujton viktimat e krimeve ndaj italianёve tё Istrias qё u vranё, u plaçkitёn, u dogjёn e u pёrdhunuan nga bandat nacionalshoviniste kroate menjёherё pas pёrfundimit tё luftёs, mё 1945. Ata u pёrzunё me dhunё nga trojet e tyre, sikundёr u veprua me çamёt dhe jugun e Shqipёrisё gjatё shekullit tё fundit.
Kjo ditё e kujtesёs historike nuk ka komprometuar aspak marrёdhaniet ekonomike e kulturore tё Italisё me Kroacinё. Kjo ashtё e mundur sepse sot nё Kroaci nuk mbizotёron instinkti çnjerёzor shovinist e komunist i viteve ’50 qё mbuloi me gjak e turp atё fundlufte, po aq tragjike sa dhe vetё lufta. Tragjike sepse ishte kundёr jetёs dhe me turp sepse drejtohej kundёr njerёzve tё pafajshёm.
Enciklopedia Treccani pёrcakton shovinizmin si nacionalizёm tё fryrё, qё mohon apriori vlerat dhe tё drejtat e kombeve tё tjera. Termi shovinizёm vjen nga emri i njё ushtari francez, Nicolas Chauvin, personazh i njё komedie qё vinte nё lojё tipin e patriotit fanatik.
Europa u kujtua njё shekull me vonesё pёr genocidin turk kundёr armenёve. Dhe kjo u bё me kёmbёnguljen e armenёve.
Konflikti ndёrmejt popujve fqinjё ka shoqёruar historinё njerёzore nё tё gjitha kohёrat. Ndryshimi mes konflikteve ndёrballkanike dhe atyre tё popujve tё tjerё europianё, qёndron nё faktin qё Shqipёria ka heshtur pa e ngritur asnjёherё problemin botёrisht. Dua tё sjell shembuj nga zona tё tjera europiane duke iu referuar studjuesit Simon James tё Muzeut Britanik dhe studimit tё tij mbi popujt keltё. [12].
Qёndrimet shoviniste angleze nga mesi i shek. XIX kundёr kulturёs dhe gjuhёs sё galezёve (banorёt e Wellsit) e fyen rёndё krenarinё kombёtare galeze. Kjo krijoi njё kundёrveprim qё solli rizgjimin kulturor tё kёtij kombi. Nё mёnyrё tё ngjashme, Lidhja e njerёzve tё kulturёs irlandeze krijuar nё vitin 1893, synoi me qartёsi dhe fare hapur nё çanglinizmin e Irlandёs duke afirmuar pastёrtinё e gjuhёs irlandeze dhe vlerёn e folklorit kombёtar tё Irlandёs.
Le tё sjellim ndёrmend qё 4 shekuj me pare, rreth vitit 1620, Pjetёr Budi u bёri thirrje priftёrinjve tё dioqezёs sё tij tё mos pranonin klerikё tё huaj nё famullitё e tyre e tё benin liturgjinё nё gjuhёn amtare, sepse kёshtu thoshte ai, besimtarёt do tё kuptohen mё mirё me Perёndinё.
Edhe Skocia ka patur ngahera probleme tё tilla si Wellsi. Nё tё gjitha rastet ndryshimet ne kohё kanё regjistruar kronike dhune me derdhje gjaku e shpesh edhe me akte terroriste. Kёto kombe, pёr shumё shekuj nёn trysninё e shovinizmit anglez, nuk e kanё fshehur asnjeherё problemin e tё kenё rёnkuar nё heshtje. Pёrkundrazi, kёto dukuri nё Ballkan janё shoqёruar tё shumtёn e herёve nga njё heshtje e pafalshme. Dhe kjo ashtё bёrё kundrejt zhurmave dhe falsiteteve tё qarqeve nacionalshoviniste tё vendeve mesdhetare, tё cilёt edhe sot nuk pushojnё sё andёruari si qёmoti. Thoshte David Hume:
Njeriu nuk ngopet sё radhituri prova qё i mendon nё favor tё pasioneve dhe paragjykimeve nacionaliste tё tij (1776).
Sa tregova mё lart qartёson nevojёn dhe tё drejtёn qё kanё popujt pёr tё parё drejt nё sy tё Vёrtetёn, pёr tё kallxuar e dёnuar krimin masiv, pastaj edhe pёr ta kuptuar drejt atё. Theksoj qё nё kёtё çeshtje popujt duhet t’i lemё jashtё, sepse ashtё nё natyrёn e tyre tё mёnjanojnё dhimbjen, turpin dhe padrejtёsinё qё mund t’i krijojnё fqinjit tё tyre.
Nuk ashtё qёllimi im tё pёrshkruaj ato ngjarje, pёr tё cilat ka njё varg tё pafund botimesh. Unё, qё nga fёmijёria kam dёgjuar rrёfimet e gjyshёrve mbi djegiet e plaçkitjet e atij viti tragjik, muhaxhirllёkun, por edhe forcёn e atyre njerёzve qё mbijetuan duke e mposhtur moralisht tё Keqen. Nuk di hollёsira, por kujtoj qё mё flisnin pёr solidaritetin ndёrmejt muhaxhirёve edhe pse ushqeheshin me rrёnjё pemёsh e pinin ujё nё gjurmёt e kuajve qё shoqёronin karvanet e muhaxhirёve. Gjyshi mё tregonte qё njerёzit mbanin lart moralin aq sa mundeshin duke i kujtuar njёri tjetrit vargjet e Naimit:
Vёllazёria edhe bashkimi
E njerёzia ështё shpёtimi
Pra… ka kaluar njё shekull nga djegia e Frashёrit, nga persekutimi i çamёve, nga shkatёrrimet e plaçkitjet nё jugun e Shqipёrisё, nga vrasjet e pёrdhunimet e panumёrta. Dhe asnjёherё shoqёria shqiptare nuk i ka dёnuar nё dritёn e Diellit ato krime e grabitje. Nё ato vite Mit’hat Frashёri, ambasador nё Athinё, dokumentoi dhe denoncoi brenda dhe jashte kufijve ato forma mizore te genocidit edhe ndaj popullsisё çame. Ashtё kjo arsyeja qё populli nuk i harron; sepse plagёt duan dritёn pёr tu shёruar, sepse nga drita vjen edhe drejtёsia e me drejtёsinё gjejmё edhe tё Vёrtetёn.
Jules Henri Poincaré, (1854 – 1912), nё veprёn e tij mё tё shquar Vlera e shkencёs (1905), trajton probleme themelore tё shkencave nё hapёsirёn mes matematikёs dhe kёrkimit shkencor nё pёrgjithёsi. Duke analizuar kuptimin mbi objektivitetin e shkencёs, ai shkruan:
“Objektiviteti vjen nga mundёsia pёr tё komunikuar pёrmes arsyetimeve qё krijojnё ndjesira tё perceptueshme nga tё gjithё. Nuk ka objektivitet pa komunikim e pa dialog tё arsyetuar; ajo qё arrin tё komunikohet me qartёsinё e sё Vёrtetёs, shndrrohet nё relacion, nё marrёdhanie pozitive”.
Pra, po tё shohim kёto parime nё sferёn e shkencave historike dhe, mё mirё akoma, nё fushёn e marrёdhanieve ndёrmjet popujve, mes individёve deri edhe ndёrmjet teorive divergjente, atёhere nevoja pёr tё krijuar dialog real nё komunikim, ashtё jetike.
Kundёrshembull i komunikimit trasparent: njohim tё Vёrtetёn mbi krimet mizore nё jugun e Shqipёrisё nga andartёt grekё tё frymёzuar nga njё fanatik fondamentalist e mediokёr, i quajtur Venizellos dhe mbi persekutimin masiv e tё vazhdueshёm tё kosovarёve nga ana e nacionalshovinizmit serb, qё intensifikohet dukshёm nё vitte ’50 e ’60, mё rreth 400 mijё tё shpёrngulur ne Gjermani dhe po aq nё Turqi. Asnjё ndryshim nga drama e armenёve n’atё fillim tё shek. XX.
Kjo e Vёrtetё ashtё mbajtur e fshehtё nga opinioni i shoqёrisё tё kёtyre vendeve. Kurrё gazetat e tyre nuk kanё shkruar mbi vrasjet e intelektualёve si P. N. Luarasi pse u mёsonte femijёve tё shkruanin gjuhёn amtare, apo vrasjen e turpshme tё Papa Kristo Negovanit tridhjetёvjeçar, pse bёnte meshё nё gjuhёn e mёmёs pёr besimtarёt nё famullinё e tij. Patrioti i madh shqiptar, prozatori dhe poeti i parё origjinal i gjuhёs shqipe, Pjetёr Budi, qё ne hyrje tё viteve ‘600 u kёrkonte klerikёve tё dioqezёs sё tij tё thonin meshё nё gjuhёn shqipe, sepse – shtonte Budi – Perёndia gёzon tё komunikojё me besimtarёt vetёm nё gjuhёn amtare. Ky ishte nje humanist i madh dhe thelbi i botёkuptimit tё tij ishte iluminizmi nё trajtat mё tё natyrёshme tё traditёs popullore tё kombit qё e lindi.
Nuk kanё folur kurrё pёr djegien e 300 fshatrave nё jugun e Shqipёrisё, pёr plaçkitjet qё kanё bёrё andartёt kudo nё Dangёlli e Kolonjё, pёr vrasjet mizore tё tё rinjve, pleqve dhe fёmijёve, pёr pёrdhunimet e tё rejave; ata nuk kanё shkruar e i kanё fshehur opinionit tё vendeve tё tyre qё kanё shkatёrruar e djegur jo vetёm teqe, por edhe kisha, sikundёr dogjёn e plaçkitёn nё Frashёr.
Pra nё kёto çeshtje themelore tё bashkekzistencёs sё popujve, nuk ka patur tejdukshmёri tё tё vёrtetave dhe komunikimi ka qenё vetёm i sipёrfaqshёm, hipokrit e pa objektivitet. Nё kёtё mёnyrё marrёdhania mes popujve nuk shndёrrohet nё njё tё Vёrtetё universale e objektive, por deformohet nё njё iluzion tё mjerё.
Kёta popuj fqinjё, nё historinё e tyre mijravjeçare kanё dhanё e kanё marrё me njёri-tjetrin, nё tё gjitha fushat e jetёs.
Angjelinёn, tё bijёn e Aranit Komnenit dhe motёr e Donikёs, gruas sё Gjergj Kastriotit, lindur nё Berat aty nga vitet 1435, e martuan me Stefan Brankoviçin, djalё i despotit tё Serbisё. Nё 1485 Brankoviçi vdiq dhe Angjelina u nda pёr sё gjalli nga i biri dhe u mbyll ne Manastirin e Krushadolit nё Frushka Gora ku vdiq nё fillim tё viteve ‘500. Ajo bijё e Beratit sot ashtё njё shenjtore e kishёs ortodokse. Ashtё e gjatё lista e shenjtorёve tё trojeve shqiptare.
Shenjtorёt, si shembulli i Shёn Angjelinёs, tregёtia, ngjashmёritё kulturore vёrtetojnё qё nё historinё e tyre, vendet ballkanike kanё edhe shumё marrёdhanie e afeksione, nё tё cilat duhet tё gjejnё arsyen e bashkёjetesёs paqёsore. Kjo shpesh herё nuk ndodh, madje pёrpjekjet pёr tё tjetёrsuar tё Vёrtetёn historike janё thuajse qesharake. Serbёt erdhёn nё trojet ilire aty nga shekulli VIII me pёlqimin e Bizantit, pra gradualisht u bёnё tё krishterё ortodoksё. Sllovenё, kroatё, boshnjakё, malazezё e serbё u vendosёn me hir e me pahir nё trojet ilire. Kjo u bё e mundur nё saje te pёrkrahjes qe ata kishin nga Bizanti dhe nga Kisha e Romёs, nё rastin e katolikёve. Ne njohim atdheun e ilirёve qё nga mijёvjeçari i tretё para Krishtit. Kur sllavёt erdhёn nё gadishullin ballkanik, gjetёn njё nga kombet me tё vjetёr tё Europёs dhe gjuhёn e lashtё tё tij.
Ne respektojmё e nderojmё kulturёn e lashtё tё fqinjёve, gjuhёn dhe sa i kanё dhёnё qytetёrimit nё lashtёsi. Nё vendin e tyre studjuan shumё nga rilindasit shqiptarё. Por kёta patriotё, krahas respektit pёr traditat e vendeve fqinje, ngritёn lart edhe kulturёn e kombit tё tyre si nevojё pёr çlirimin e njeriut. Tregues themelor i lashtësisë së kombit është gjuha e tij. Njё seri e pafund studimesh nё vendet perёndimore, nga Leibniz deri mё sot, kanё treguar qё shqipja ashtë gjuha më antike e Europës.
Në veprën “Websters New Twentieth Century Dictionary” (2nd edition, 1975)., ashtё botuar edhe druri gjenealogjik i gjuhëve të grupit indoeuropian. Sipas kёtij druri gjenealogjik, shqipja ka vendin e parë si gjuha më e vjetër, shprehur qartё me fjalёt: The Albanian language is the oldest Indo-European idiom. Pas saj vijnë gjuhët gjermanike, më pas armenishtja e mё pas akoma greqishtja, gjuhёt latine së bashku me gjuhët kelte.
Shpesh herё vёrejmё qё Dija bёn tё mundur arsyetimin dhe gjykimin e lirё. Herё tё tjera na rastis tё shohim se si injoranca sjell paragjykimin, domethanё tjetёrsimin e tё Vёrtetёs. Kjo, natyrisht, varet edhe nga mirёsia qё njeriu shpreh kur gjykon tё tjerёt. Njё mikja ime para ca muajsh mё foli per nje material qё kish lexuar mbi Shqipёrinё dhe shqiptarёt. Jam shumё kureshtare, mё tha; si janё shqiptarёt? U befasova nga pyetja e saj e pas njё çasti i thashё: Janё njё popull shume fisnik, edhe kur janё tё varfёr.
Nё Itali, Prof. Marco Gasparroni nё shkurt 2002 botoi nё internet sintezёn e njё studimi tё tij mbi lashtёsinё e shqiptarёve. Po citoj shkurtimisht njё fragment nga ajo pёrmbledhje: “…Ka shumё elemente qё evidencojnё influencёn qё ka patur gjuha e lashtё e ilirёve nё zhvillimin e gjuhёve tё folura tё gadishullit ballkanik, sidomos mbi greqishten e helenёve. Duket e habitshme se si gjuha shqipe ashtё e vetmja qё na jep mjetin pёr tu dhanё njё kuptim emrave tё hyjnive greke ose tё heronjve mitologjikё. Emri Zeus, fjala vjen, qё nё greqishten e lashtё dhe nё tё sotmen nuk ka asnjё kuptim, mbijeton nё shqipen moderne nё termin Zot. Pёrveç kesaj, njё hyjni e quajtur Zot ashtё adhuruar nё tempullin mё antik tё atyre trevave. Emri Teti, hyjnesha e deteve dhe ujrave, nё shqip do tё thotё pikёrisht det. Emri Uliks nё gjuhёn shqipe do tё thotё ulhe, udhёtar. Shembujt janё tё shumtё, por ajo çka na intereson ma shumё ashtё fakti qё kultura greke, qё ka ndikuar atё latine, gjen njё nga origjinat e saj ma tё randёsishme pikёrisht nё atё Shqipёri, qё shekuj tё zgjedhёs turke dhe izolacionizmi komunist e kane larguar aq shumё prej nesh, sidomos nё pikёpamje kulturore…”.
Rilindasit shqiptarё kanё analizuar e theksuar rrezikun qё vjen nga nacionalshovinizmat e Ballkanit. Kur andartёt iu turrёn Jugut tё Shqipёrisё, nё krye tё synimeve tё tyre ishin vendet nga buronte zgjimi i shqiptarёve. Frashёri dhe Kolonja ishin nё krye tё listёs.
Me dy fjalё, po t’i referohemi studjuesit Dr. Nuri Dragoj nё tezёn e tij tё doktoraturёs [1], gjejmё njё thesar mё tё dhёna tё dokumentuara. Burimet e tij janё jashtёzakonisht tё plota e tё shumanshme. Ato pёrmbajnё tё dhёna nga shtypi vendas e i huaj, nga qytetarё vendas e tё huaj, si Evelina Villa, nga viktima tё drejtpёdrejta e tё shumta, statistika tё ponderuara mirё e sidomos edhe dokumenta e botime nga diplomatё tё akredituar nё Shqipёri a Greqi, deri te arkivat e ministrit tё jashtёm anglez Edward Grey i asaj kohe e te ambasadori amerikan i Athinёs qё kishte ardhur deri nё zonat ku andartёt e Venizellosit po masakronin, digjnin e plaçkitnin pa mёshirё.
Burimet e kёtij studjuesi janё tё pamёshirёshme, ato tё lenё me gojё hapur e tё shtangin pёr mizorinё dhe paturpёsinё e krimeve qё andartёt kryen nё jugun e Shqipёrisё. Turp qё ata hiqen sikur janё grekё. Qytetarёt shqiptarё e grekё kanё jetuar nё mijra vjet nё harmoni me njёri-tjetrin. Kjo paqe e harmoni ashtё tjetёrsuar nga propaganda e shfrenuar shoviniste e nacionaliste, nga ideja reaksionare qё identifikon fenё me kombin e qё nё trevat e Ballkanit ashtё pёrkrahur nga qarqe reaksionare greke e serbe nё çdo kohё e nё çdo rrethanё historike qё ata kanё quajtur tё pёrshtatshme.
Marrёdhaniet mes dy vendeve nuk mund tё jenё tё sinqerta e frutёdhanёse, nёse nuk pёrballojnё hapur problemet qё kanё ndёrmjet tyre. Ngjarjet tragjike e padrejtёsitё nuk mund tё lihen nё harresё, sepse indiferenca ndaj tyre mund tё stimulojё qёndrime tё reja shoviniste, madje mund tё sjellё edhe tragjedi tё reja. Njohja e tyre duhet tё edukojё tё rinjtё sot dhe nesёr. Kёtё mёsim tё vyer na e kanё skalitur rilindasit e vёllezërit Frashёri në veçanti. Nё kёtё kuptim e gjej tё ndritur idenë kuptimplote të artistave kosovarё e serbё për tё vënë nё skenё tragjedinё shekspiriane ‘Romeo e Julieta’ pikёrisht nё kёto muaj. Ideja e kёtij grupi artistёsh ashtё e madhe: armiqёsia ndёrmjet familjeve tё mёdha ndrydh dashurinё njerёzore mes dy tё rinjve e, në përgjithësi, tjetërson ndjenjat e sinqerta e spontane mes njerëzve, njёlloj siç ndodh mes popujve. Lajmi ashtё i freskёt dhe dёshmon aspiratat e vёrteta tё qytetarёve, që te vepra e artistëve gjejnë njё shprehje artistike të veçantё.
Sa ka ndodhur ndёr popujt e Ballkanit nё shekullin e fundit, e jo vetёm nё kёtё periudhё, nuk mund tё lihet nё harresё. Kjo bindje gjen arsyen nё faktin qё dhuna e padrejtёsitё qё njё kolektivitet ushtron mbi njё tjetёr, ashtё nja nga format e sё Keqes. Rreth kёtij koncepti dhe pamjeve reale tё tij ka njё leteraturё tё pafundme filozofike, vepra letrare dhe krijime tё arteve figurative. E kemi detyrё kundrejt historisё dhe ndaj tё Vёrtetёs ta kuptojmё sa mё mirё kёtё pamje te jetёs kolektive deri nё marrёdhaniet mes kombeve.
Historiani dhe filozofi gjerman George Lachmann Mosse (1918 – 1999) nё librin ‘Racizmi nё Europё’ nga origjina deri te Olokausti, kёrkon tё kuptojё si lindin idetё dhe qёndrimet raciste. Sipas tij, qё nё lashtёsi, ndenja fetare shpesh herё integrohej nё racizёm, si njё pёrbёrёs i shpirtit racist. Madje ai shkon edhe mё tej: konceptimi i Perёndisё dhe i njeriut nё frymёn iluministe, ndikuan nё lindjen e racizmit. Si erdhi kjo?
Iluminizmi, fillimisht ne Angli, edhe pse kundёr fesё nё format dogmatike tё saj, pati nevojё pёr autoritetin e Zotit pёr tё mbajtur nё udhё, nё frè Njeriun, moralin dhe universin kulturor nё pёrgjithёsi. Ky ishte Deizmi anglez, pёr tё cilin kam folur nё njё essè tё mёparёshme. Deizmi nxiti mё tej kёrkimin shkencor nё hapёsirёn ndёrmjet Njeriut dhe Natyrёs, pra tё thellonte kuptimin mbi raportin mes Njeriut dhe gjithёçkaje qё pёrcakton ekzistencёn e tij. Nё njё farё mase, ky kuptim disì i errёt, e kushtёzonte lirinё intelektuale tё Njeriut.
Ideja e Njeriut nё konceptimin teologjik tё krishterё ashtё trinia e formuar nga trupi, shpirti dhe njё copёz e frymёs sё shenjtё. Pikёpamjen origjinale mbi Njeriu e gjejmё nё modelin sokratian, sipas tё cilit Njeriu ashtё binomi trup – shpirt. Ky i fundit i jep mё liri Njeriut, nё sferёn intelektive tё tij.
Rilindasit tanё kuptuan qё interpretimet e gabuara tё Njeriut tё kushtёzuar nga Universi kulturor e fetar sjellin shovinizmin. Kёtё rrezik e shprehёn qartё nё veprat e tyre Vaso Pasha, Sami e Naim Frashёri, Gjergj Fishta, Marin Sirdani, etj. Ata, si nё traditёn e kombit shqiptar, kanё paralajmёruar rreziqet qё vinё nga identifikimi i fesё me kombin dhe qё ky identifikim krijon shovinizmin. Pikёrisht kjo pavarёsi e thelbit tё identitetit tё kombit nga besimi fetar i tij, pёrbёn nja nga format mё tё ndritura tё laicizmit, qё ka karakterizuar mendimin filozofik tё Rilindjes Kombёtare.
Nё shumё raste ndёr popujt e Ballkanit, shovinizmi ka manipuluar problemin e gjuhёs.
Filozofi gjerman Johann Gottfried Herder (1744 – 1803) ka dhanё njё kontribut tё madh nё studimin e rolit tё gjuhёs nё identitetin e njё kombi. Ai me termin Volksgeist paraqit botёkuptimin, frymёn, shpirtin e njё kombi (Volk – popull, geist – mendje, shpirt, frymё). Karakteri i njё populli, sipas tij, shprehet nёpёrmjet kёsaj fryme kombёtare. Ajo qё i jep unitet dhe vitalitet kulturёs sё njё populli, thekson ai, ashtё ruajtja e frymёs origjinale dhe traditave kulturore qё pёrbajnё linfёn dhe energjinё jetёdhanёse tё tij. Nga kjo linfё burojnё parimet udhёheqёse nё jetёn e kombit. Mbijetesa dhe forcimi i tij kёrkon qё ajo linfё dhe parimet qё burojnё prej saj tё ruhen si tё shenjta gjatё evolucionit tё kombit e kulturёs sё tij. Pёrndryshe ai komb ashtё i destinuar tё zhduket. Kjo ide shpjegon pse shovinizmi grek ka dashur tё shuajё me dhunё e mjete tё tjera shkollёn shqipe.
Rilindasit shqiptarё ishin tё vetёdijshёm pёr kёto rreziqe qё buronin nga historia dhe pozita gjeografike e vendit tё tyre nё kufirin mes dy botёve tё krishtera, shpesh nё armiqёsi me njёra tjetrёn. Ata e pёrqёndruan vemendjen nё problemin e gjuhёs dhe jo vetёm aty. Rilndasit, njёherёsh me poezinё e publicistikёn, u morёn edhe me mbledhjen e folklorit, nga poemat epike, legjendat e pёrallat. Thimi Mitko ashtё njё prej tyre, rilindas i shquar dhe mbledhёs i palodhur i folklorit. Nё faza tё mёtejshme shumё artista, si fjala vjen Martin Gjoka i Shkodrёs, i kushtuan kujdes edhe trajtimit tё kangёve e valleve popullore. Kёto fakte dёshmojnё konceptin e qartё tё rilindasve pёr atё shpirt e frymё kombёtare qё Herder quante Volksgeist.
Herder kritikonte perandorin austriak tё kohёs, Jozef II, qё synonte tё pёrhapte gjermanishten nё tё gjitha zotёrimet e tija. Pra, filozofi gjerman ishte pёr njё botё kombesh tё barabartё, por secili me kulturёn dhe gjuhёn e vet. Gjuha ka qenё dhe mbetet dёshmia dhe shprehja kryesore e njё tё kaluare tё pёrbashkёt pёr qytetarёt e njё kombi. Ky parim i kёtij filozofi iluminist i bindi filologёt europianё qё duhej tё fillonin tё rrёmonin mbi origjinёn e gjuhёve pёr tё kuptuar rrёnjёt e popujve dhe evolucionin e tyre. Ishte fillimi i shekullit XIX, kur nga bota gjermane dhe austriake u vunё nё punё studjuesit e parё tё lashtёsisё shqiptare pёrmes gjuhёs shqipe, mё e lashta e kontinentit.
Friedrich Max Müller (1820 – 1900) filolog e filozof gjerman, themeluesi i studimeve mbi gjuhёt indoeuropiane, gjithashtu konsideronte gjuhёn si element thelbёsor pёr tё kuptuar shumё pamje tё ekzistencёs dhe evolucionit tё popujve.
Pra, citova kёto figura tё mёdha tё hulumtimit tё natyrёs njerёzore dhe tё kombeve me qёllim qё tё mos e konsiderojmё si tё tepёruar kёmbёnguljen e rilindasve pёr rolin e gjuhёs jo vetёm nё çlirimin kombёtar, por edhe pёr jetёn dhe ekzistencёn e kombit nё tё ardhmen.
Ashtё gjuha ajo qё bёn Njeriun. Njeriu si edhe shtazёt ha e fle, pi e çlodhet. Ajo qё e dallon Njeriun ashtё gjuha. Nga kjo vjen komunikimi, arsyetimi dhe, kur janё kushtet, edhe mirёkuptimi. Janё rilindasit ata qё i thurёn lavde gjuhёs shqipe, vargjet e Naimit dhe bindja e tё gjithё mendimtarёve patriotё tё asaj levizje tё madhe filozofike e kulturore. Naimi, Filip Shiroka, Fishta, Mjeda, Çajupi e shumё tё tjerё i kanё kёnduar me vargje mrekullisё sё gjuhёs amtare.
Çfarё kuptimi mund t’i japim faktit qё turku nё tё gjithё perandorinё ndaloi vetёm hapjen e shkollave tё gjuhёs shqipe. Nuk e bёri kёtё pёr greqishten dhe as pёr gjuhёt sllave. Pse tё ketё ndodhur kjo?
Ashtё e vёshtirё t’i japim njё pёrgjigje kureshtjes sonё, pra mё vjen e natyrёshme dёshira tё citoj Sami Frashёrin: “Sikur qё elefantin e vrasin pёr dhёmbёt e tij tё çmueshёm, disa guaska deti i gjuajnё pёr margaritarёt qё kanё brёnda e qё bilbilin e robёrojnё pёr zёrin e tij tё bukur, kёshtu edhe njeriun, tё shumtёn e herёs, e rrezikon vlera e tij e lartё”.
Duke analizuar sagën e pafund të ebrenjve, Hermann Hesse shkruan: “Urrejtja kundёr çifutёve ashtё njё kompleks inferioriteti i maskuar. Kundrejt popullit tё lashtё e tё urtё tё çifutёve, disa shtresa mё pak tё urta tё njё race tjetёr ndjejnё zilì qё lind nga konkurrenca dhe nga njё inferioritet pёrunjёs”.
E njёjta mёrì me sa duket ka shkaktuar dyndjet e panumurta kundёr Shqipёrisё e shqiptarёve, populli mё i vjetёr i rajonit dhe folёs i gjuhёs ma tё lashtё tё Europёs. Rilindasit, veçanёrisht Sami Frashёri, Vaso Pasha mё pas Mit’hat Frashёri, Ndre Mjeda, Fan S. Noli, Faik Konica, Marin Sirdani e tё tjerё u pёrpoqёn tё bёjnё tё njohur nё botё realitetin historik e kulturor tё shqiptarёve, gjё qё sot politika as e çon ndёr mend.
Nё tё tilla pёrsiatje, qё lidhen jo vetёm me probleme themelore tё kombit, por edhe me pamjet afektive tё ekzistencёs sё Njeriut, vjen e natyrshme nevoja pёr tё kuptuar se si çfaqet e Keqja, dhuna, genocidi nё jetёn e shoqёrive njerёzore.
Midis njerёzve apo grupimeve tё tyre ka ndryshesa qё e pasurojnё jetёn e pёrbashkёt tё kombeve. Nё shumё raste kёto diferenca kane njё vlerё ekonomike apo territoriale. Kur njerёzit apo ata qё komandojnё nuk gjejnё njё gjuhё tё pёrbashkёt, sepse mungon komunikimi i hapur dhe dialogu, atёhere vjen konfuzioni dhe mbizotёrojnё nxitjet mё absurde kundёr paqes dhe jetёs. Kjo mund tё ndodhё nё dy raste:
sё pari, nёse njerёzit janё tё paditur, mund tё formojnё bindje tё paarsyeshme, tё gabuara e arbitrare dhe tё luftojnё njёri-tjetrin me pretendimin e tё drejtёs absolute. Kёtu e Keqja vjen nga padituria ose tё paktёn nga pamja formale e saj.
Nё njё rast tё dytё, njerёzit edhe pse tё ditur, pretendojnё primatin e pikёpamjes personale edhe kur ajo ashtё sheshit e gabuar. Kёshtu ata gjenden nё konfuzion tё plotё pa njё ide udhёrrёfyese tё pranuar nga tё gjithё. Shpesh kjo çon nё luftra e genocide, sikundёr njohim nё historinё ballkanike dhe botёnore tё shekullit tё kaluar.
Kur dy njerёz apo grupe individёsh kuvendojnё rreth njё problemi, secili ka njё tё Vёrtetё personale apo tё grupit qё pёrfaqёson, shpesh herё tё gabuar a tё pjesёshme. Vetёm urtёsia dhe toleranca e ndёrsjelltё e bёn tё sinqertё rrahjen e mendimeve. Kjo do tё evitonte fundin e dialogut, konfliktin, pra dhe fillimin e dhunёs, sikundёr ka ndodhur shpesh herё nё historinё e lashtё dhe nё kohёt tona. Ashtё e natyrshme qё nё njё rast tё tillё palёt tё mos gjejnё gjuhёn e pёrbashkёt. Nё historinё e Ballkanit, kush ashtё ndjerё mё i fortё ka pёrdorur dhunёn kundёr Jetёs dhe tё Vёrtetёs, duke mbjelle vdekje dhe shkatёrrim nё vendin fqinjё. Nё kёto raste cili ka qenё qёndrimi i vendeve tё mёdha? Mjerisht ky ka qenё shumё herё i qortueshёm dhe i gabuar. Po sjell njё shembull.
Pas Luftёs sё Parё Botёrore, pёr tё kufizuar ndikimin gjerman e austriak nё Ballkan, Europa dorёzoi nё duar tё ortodoksisё serbe popujt kroatё, sllovenё, maqedonas, boshnjakё, malezezё dhe shqiptarёt e Kosovёs. Sajoi kёshtu nje shtet te pёrbindshёm, ku njёri prej popujve dominoi tё tjerёt. U deshёn 70 vite pёr tё kuptuar qё ajo ishte njё padrejtёsi e pashembullt. Liria apo ideali i saj i shtyu popujt tё kёrkojnё mёvetёsinё. Robin Cooke, ministёr i jashtёm i Anglisё nё qeverinё Blaire, gjatё luftёs sё Kosovёs nё vitin 1999 deklaroi para Parlamentit anglez: “Kam shqyrtuar dokumentat e Konferencёs sё Ambasadorёve tё atyre vendimeve dhe mund tё them qё vendimi i saj ka qenё i detyruar nga rrethanat historike. Ne duhet tu japim fund padrejtёsive qё kryem nё fillim tё shekullit tё kaluar”.
Ne jetojmё nё njё botё, ku konfliktet e vёshtirёsitё shpesh herё acarojnё marrёdhaniet mes njerёzve apo grupimeve tё tyre. Kjo lidhet me padrejtёsitё, zgjidhja apo degjenerimi i tё cilave nё kohёn e sotme bёhet shumё i ndёrlikuar dhe shpesh herё bart rreziqe qe na shpёtojnё nga vёmendja.
Ideali i paqes, i lashtё sa vetё jeta, ka mbetur i tillё sepse nuk janё vetёm luftrat ato qё e komprometojnё, por edhe padrejtёsitё qё dominojnё jetёn e shoqёrive. Evolucioni i tyre nё kohёt moderne ka pamje shumё komplekse. Ajo qё quajmёharmoni nё gjirin e shoqёrisё varet nga liritё e qytetarit dhe drejtёsia. Sistemi i ndёrlikuar i shoqёrisё njerёzore nuk mund tё garantojё liri absolute. Vetёm mendimet dhe pikёpamjet tona kanё liri absolute, nё kuptimin e tё drejtёs pёr tё gjykuar secili sipas vetёdijes. Pёrkundrazi, qёndrimet, sjelljet dhe vepra e qytetarit janё tё kufizuara nga normat morale dhe ligjore tё shoqёrisё. Pikёrisht nga kjo pikёpamje liria nuk mund tё jetё njё realitet absolut dhe ne si qytetarё duhet ta kuptojmё drejtё relativitetin e lirive tona.
Drejtёsia varet nga liritё, tё drejtat dhe detyrat, qё shoqёria i garanton qytetarit. Nga ana tjetёr ka njё dialektikё ndёrmjet lirive tona dhe sistemit tё drejtёsisё. Ndёrveprimi i tyre krijon njё nga premisat pёr harmoninё nё gjirin e shoqёrisё si dhe ne fushёn e problemeve ndёrmjet kombeve apo shteteve tё ndryshme. Kur flas pёr ekuilibёr, nёnkuptoj njё ekuilibёr dinamik, tё zhvillimit, evolucionit nё tё gjitha pamjet e jetёs sё shoqёrisё.
Kjo do tё ishte, pak a shumё, njё nga pamjet e marrёdhanieve mes shteteve e kombeve tё tyre, sidomos nё rastin e shteteve fqinjё. Sepse mes tyre nuk duhet tё jetё arbitrariteti dhe prepotenca e njёrёs palё qё imponon tё Vёrtetёn.
Nё historinё e njerёzimit janё nёnshkruar me mijra traktate paqeje pёr luftra tё pafund. Pas çdo traktati tё tillё vinte njё luftё e re. Pra nuk janё aktet formale qё sjellin paqen dhe harmoninё e vёrtetё, por pajtimi si veprim i arsyetura, bindёs e i sinqertё.
George Orwell (1903 – 1950), esseist i shquar anglez, shkruan: “Kush kontrollon tё kaluarёn, ka nё dorё edhe tё ardhmen”.
Kjo, me sa kuptojmё edhe nga eksperiencat tona, na shtyn tё gёrmojmё nё urtёsinё e kёtij anglezi tё shquar; po citoj njё nga fjalёt e urta tё tij: “Nё epokёn e gёnjeshtrёs, tё thuash tё vёrtetёn ashtё njё akt revolucionar”.
Nacionalshovinizmat ballkanike, greke e serbe, kanё dhunuar tё Vёrtetёn dhe janё pёrpjekur tё tjetёrsojnё tё kaluarёn tonё, pra konfirmojnё epokёn e gёnjeshtrёs.
Kёto gjёra rilindasit i njihnin mirё, prandaj kanё shkruar pёr rreziqet qё vijnё nga shovinizmat ballkanike. Urtёsia e tyre shprehet nё aftёsinё pёr tё vepruar nё mёnyrё racionale, duke njohur diferencёn mes tё Mirёs e tё Keqes. Kush ashtё i pёrunjur e konsideron pёrvojёn dhe pikёpamjen rilindase si ndihmё pёr veprime e vendime tё ardhёshme.
Naim Frashёri, me gjenialitetin e artistit dhe tё filozofit, jep njё kuadёr tё mahnitshёm tё luftёs mes Gёnjeshtrёs e tё Vёrtetёs dhe na sjell nё mendje tё Keqen qё buron nga ky konflikt. Mjafton tё rilexojmё disa vargje tё poezisё ‘Dit’e zezё’:
Paudhёsia dhe ligёsia
Ishin bёrё mbret mbi dhet e shkretё
Dhe tё kёqijat e padija
Kishin zenё vёnt pёr tё vёrtetё
Lёfton Gёnjeshtra me tё Vёrtetёn
Dhe errёsira dritёn lёftonte
Qё t’errёsonte sё gjithash jetёn
Dhe djallёzia tё mbretёronte.
Urtёsinё qё na sjellin veprat e mjeshtrave tё gjuhёs shqipe, nga Naimi deri te Fishta e Mjeda, e gjejmё nё ndёrgjegjen dhe nё formimin tone. Atё nuk e djeg flaka e zjarreve mёkatare tё andartёve qё hiqeshin pёr grekё dhe as e ngrin acari i erёrave tё ftohta qё depёrtonin veriun e trojeve shqiptare nё kohё tё vёshtira.
Poeti ynё kombёtar e trajton si njё problem tё madh tё Keqen qё çfaqet nё konfliktin midis tё Vёrtetёs dhe Gёnjeshtrёs. Ky ka qenё ngahera njё argument i rrahur nё tё gjitha kohёrat, sepse kur nё kёtё konflikt mbijeton e Keqja, kjo i hap rrugёn padrejtёsive, dhunёs e genocideve. Kёto mёnxyra mund t’i evitojё vetёm dialogu i hapur mes njerёzve ose grupeve tё tyre. Filozofi Nietzsche e shtronte nё formё provokuese kёtё nevojё: “Tё kuvendojmё? Kur mungon koha dhe qetёsia pёr tё menduar, nuk meditojmё mbi opinionet mes nesh divergjente, por marrim udhёn e urrejtjes reciproke”.
Njeriu nga natyra ashtё i mirё, por edhe i korruptuar nga kushtet ekonomike e shoqёrore qё ndrydhin ekzistencёn e tij; mjafton tё sjellim mendimin e Dostojevski. Pёrkundrazi, tradita kristiane e mёkatit origjinal, ka pёrhapur idenё qё e Keqja ashtё nё natyrёn njerёzore. Mendoj qё e Keqja nuk mund tё konsiderohet si element i natyrёs njerёzore. Aftёsia krijuese, fjala si mjet komunikimi, inteligjenca janё entitete thelbёsore tё njeriut. Tё gjithё njerёzit, edhe pse nё nivele tё ndryshme, i kanё kёto aftёsi. Ato, nё formё universale, karakterizojnё njeriun. Pёrkundrazi, aftёsia dhe prirja pёr tё bёrё keq nuk janё tё tilla. Shumё nga sivёllezёrit tanё nuk kanё ditur kurrё tё bejnё keq. Pёrkundrazi, shumё tё tjerё jetojnё nё gjirin e sё Keqes.
Nё mendimin e filozofit gjerman Immanuel Kant (1724 – 1804) pasojat mё negative te sё Keqes nё veprёn e njeriut janё tragjike kur ato nuk varen nga difekte tё inteligjencёs, sepse nё kёto raste ato bёhen me ndёrgjegje tё plotё dhe me vendosmёrinё mё tё madhe tё dhunёs.
Filozofi Gottfried Wilhelm Leibniz (1646 – 1716) botoi disa essè mbi tё ashtuquajturёn teodicea, mbi mirёsinё e Zotit, lirinё e njeriut dhe origjinёn e tё Keqes. Teodicea, qё do tё thotё drejtёsia hyjnore, ashtё njё degё e teologjisё qё studjon raportin mes drejtёsisё sё Perёndisё dhe tё Keqes nё botёn tonё.
Nё kohёn e kryqёzatave kristiane drejt Palestinёs, janё berё shumё krime nё emёr tё fanatizmit fetar. Ajo periudhë shtroi nё vetёdijen e njerёzve problemin e drejtёsisё hyjnore dhe natyrёs mёkatare tё Njeriut. Në shekuj ashtë folur për këtë natyrë mëkatare dhe shpesh herë ngjarje tragjike të shoqërisë janë interpretuar si një farë pasoje e kësaj natyre mëkatare. Kjo teori, pra, na nxjerr si autor të së Keqes jo njeriun si vegël e shoqërisë, por natyrën mëkatare të tij, që na qënkesh diçka jashtë shoqërisë dhe konflikteve të saja. Sot ky koncept ashtë absurd për interpretimin shkencor të historisë.
Krimet kundër jugut të Shqipërisë, kundër çamëve apo edhe kundër kosovarëve gjatë shekullit XX nuk janë pasojë e natyrës mëkatare të njeriut, por e shovinizmave ballkanike që kanë ndërsyer disa qënie pa kokë e pa zemër kundër sivëllezërve të tyre fqinjë. Për këto ngjarje tragjike nuk mund t’i japim fajin një natyre mekatare hipotetike e të shpëtojmë nga përgjegjësia historike ideologët dhe autorët e të Keqes. Në shekullin IV, në Aleksandrinë e shkencës një turmë fanatikësh të nxitur nga ipeshkëvi i qytetit therën dhe bënë copa copa dijetaren e shquar të neoplatinizmit, Ipazia. Nuk ishte natyra mëkatare e njerëzve të turmës që vrau Ipatian, por frymëzuesit e krimit që përfaqësonin interesa të caktuara.
Duke analizuar problemin e drejtёsisё hyjnore dhe tё sё Keqes, filozofi Leibniz përfundon me idenё qё Bota jonё ashtё mё e mira qё Perёndia mund tё krijonte.
Voltaire (1694 – 1778) nё novelёn filozofike Kandidi, e refuzon idenё mbi botёn tonё si mё tё mirёn qё Zoti mund tё krijonte. Si ashtё e mundur, pyeste ai, qё kjo botё e shёmtuar, e padrejtё ku jetojmё, tё jetё mё e mira ndёr tё gjitha botёt e mundshme.
Nё kohё mё tё reja, filozofi Friedrich Nietzsche (1844 – 1900), ipotizon ekzistencёn e njё bote post-teologjike me perspektivёn e shoqёrisё njerёzore pёrtej tё Mirёs e tё Keqes. Ai parasheh qё nesёr Njeriu do tё emancipohet si pasojё e çlirimit tё tij nga vizioni moralistik qё fetё, ideologjitё dhe filozofia kanё projektuar mbi shoqёrinё njerёzore. Kjo pikёpamje e Nietzsche_s nuk ka patur njё evolucion teorik dhe nё thelb mbetet si njё moralizёm. Sigurisht, mendoj qё vdekja e herёshme e filozofit gjerman, pёrjashtoi mundёsinё qё ai vetё ta pёrpunonte kёtё ide. Ngjarjet tragjike tё shekullit tё kaluar, nё nivele botёrore dhe ato ballkanike, e paraqitin shumё tё largёt ose tё pamundur kёtё vizion niçean. Mendoj, gjithashtu, që në thelb nuk ashtë besimi fetar që ka sjellë botën që po kritikojmë, sepse thuajse të gjitha sistemet fetare e konceptojnë të lirë Njeriun. Përkundrazi, janë fanatizmat fetare nga një anë dhe përdorimi i fesë si flamur për vepra të padenja për Njeriun.
Nё historinё e sistemeve fetare, problemi i tё Keqes nё raportin e Njeriut me shoqёrinё njerёzore, ashtё trajtuar vetёm nё mёnyrё tё reduktuar. Budizmi, fjala vjen, e anashkalon kёtё problem. Duket romantike ideja budiste mbi tёrheqjen shpirtёnore tё njeriut nё mal a nё pyll, e me pёrsiatje personale tё gjejё qetёsinё, ekuilibrin dhe harmoninё. Nё kёto sisteme nuk bёhet fjalё pёr konfliktet ndёrmjet Njeriut dhe shoqёrisё. Nga kёto konflikte lind dhuna e padrejtёsia. Pikёrisht nё kёto rrethana vepra individuale apo kolektive, porsa lind, ka njё karakterizim qё shpesh e thjeshtojmё me konceptet e tё Mirёs apo tё sё Keqes.
Lindjen dhe sendёrtimin e tё Keqes nё njё realitet, mendoj qё mund ta skematizojmё nё kёtё mёnyrё:
Faza e parё, fillestare: ideja e tё Keqes lind pёr interesa materiale tё çdo lloji qofshin.
Faza e dytё: pas momentit fillestar, individi apo grupi i disa njerёzve pёrpunojnё idenё deri nё bindjen e plotё tё nevojёs pёr ta sendёrtuar atё.
Faza e tretё: nga bindja personale apo e grupit, kalohet nё krijimin e opinionit publik pёr drejtёsinё e idesё fillestare dhe nevojёn e sendёrtimit tё saj. Kjo fazё sheh nё veprim njё propagandё tё fuqishme bazuar nё gёnjeshtrёn deri sa dhe vetё autorёt e saj, pas ca ditёsh harrojnё qё kanё nё dorё njё gёnjeshtёr dhe e mbrojnё atё si tё Vёrtetё. Propaganda duhet tё pёrgatisё opinionin pёr nevojёn qё tё kalohet nga bindja nё sendёrtimin e saj. Pёr kёtё arsye, ajo angazhon shkencёtarё, artista e qytetarё me autoritet.
Faza e katёrt, ideja sendёrtohet nё njё realitet.
Faza e pestё, tamburet e propagandёs trumbetojnё dhe shpallin Gёnjeshtrёn si tё Vёrtetё, pra sikur na qёnkesh eliminuar njё padrejtёsi e tё kaluarёs.
Hannah Arendt (1906 – 1975) nё veprёn Banaliteti i tё Keqes, tregon qё njerёzit qё kryejnё materialisht krime kundёr njerёzimit, janё qёnie të indoktrinuara nga mjeshtrit e tё Keqes, por jo mё pak fajtorё se frymёzuesit e veprёs kriminale. Veprat e filozofes gjermane Arendt theksojnё njё mesazh tё rёndёsishёm: tё denoncojmё krimin pёr tё evituar pёrsёritjen e tyre nё tё ardhmen.
Dhe, pёr kёtё veprim nuk ashtё kurrё vonё. E ndjej tё arёsyeshme tё ritheksoj qё sot pas njё shekulli, qytetёrimi europian po denoncon e dёnon genocidin kundёr armenёve. Mendoj qё kjo vlen shumё edhe pёr popujt e Mesdheut, kёtij djepi tё shumёvuajtur tё qytetёrimit perёndimor.
Pra, janё pambarim figurat qё kanё rrёmuar nё dobёsitё e njeriut dhe tё shoqёrisё njerёzore pёr tё kuptuar si çfaqet e Keqja dhe si kjo shndrrohet nё vepra kriminale.
Filozofi gjerman Jürgen Habermas (1929) nё librin ‘Historia e kritikёs sё opinionit publik’, bёn njё interpretim magjistral tё evolucionit tё opinionit publik nё shoqёritё moderne, tё kritikёs dhe kontrollit tё forcave oligarke tё saj, duke filluar nga lindja e shteteve kombёtare deri mё sot.
Ai flet pёr rrezikun e manipulimit dhe deformimit tё opinioneve publike nga ana e forcave ekonomike dhe financiare nё gjirin e shoqёrisё, apo ndёrmjet shteteve. Kritikon veçanёrisht njё qёndrim negativ qё rrjedh nga indiferenca e njё pjese tё shoqёrisё e qё mund ta pёrmbledhim nё shprehjen ç’tё keqe ka? Refreni, ‘ç’tё keqe ka’? bёhet njё mjet represiv ndaj disensit, madje deri sa tё çvlerёsojё kritikёn si njё thashethem.
Citova veprёn e filozofit Habermas pёr tё theksuar nevojёn pёr studimin e vlerave kombёtare, sepse edhe me kёtё lidhet vetёdija e njё populli dhe mundёsia pёr tu paraqitur me dinjitet nё arenёn ndёrkombёtare. Ashtё e papranueshme indiferenca ndaj muzeve, objekteve nё sitet arkeologjike, ndaj studimeve albanologjike e ndaj kulturёs nё pёrgjithёsi.
Nё veprёn e tij mbi tё shkuarёn e tё ardhmen e Shqipёrisё, Sami Frashёri flet per nevojёn e studimeve tё institucionalizara nё kёto fusha, sepse kombet dhe ekzistenca e tyre konsiston nё radhё tё parё nё pamjet kulturore tё tyre.
E vёrteta historike lidhet shumё me interpretimin e fakteve kulturore qё shpesh mund tё ndikohet nga interesa apo pseudoafeksione tё natyrёs nazionaliste, pёr tё mos folur pёr forma barbare tё shovinizmave moderne.
Nga ana tjeter ka edhe njё tё Vёrtetё Universale qё lidhet me ndjenjat njerёzore, me arsyen dhe objektivitetin. Kujtoni njё njeri tё madh tё antikitetit, njё martir tё sё Vёrtetёs qё e dha jetёn pёr tё mos mohuar thelbin e ndjenjave dhe ideve tё tija. Pranoi helmin e sivёllezёrve tё tij e nuk pёrgёnjeshtroi thelbin njerёzor tё qёnies sё tij. Ky thelb ishte e Vёrteta, e Bukura dhe Mirёsia ndёr njerёzit e pellgut mesdhetar. Ata qё e gjykuan sigurisht tradhёtuan botёkuptimin e kombit, pamjet themelore tё identitetit tё tij.
E kam fjalёn pёr Sokratin dhe urtёsinё legjendare tё tij. Ata qё e gjykuan zor se mund tё quhen grekёr. Madje, pёr tё qenё i sinqertё dhe koherent me pikёpamjet e mia e tё vetë grekёrve tё lashtё, duhet tё them qё kush gjykoi Sokratin, dёnoi thelbin jetёsor tё botёs helene. Ata nuk e kanё kuptuar qё madhёshtia e atij qytetёrimi shpjegohet me njё tё Vёrtetё tё madhe. Cila ashtё kjo e Vёrtetё? Helenёt kishin bёrё luftra heroike pёr tё mbrojtur tokёn dhe qytetёrimin e tyre. Pёrkundrazi jashtё kufijve tё tyre ata mundёn tё imponohen jo me luftё, por thjesht me diturinё dhe qytetёrimin e tyre. Ata dominuan pellgun mesdhetar, madje ndikuan edhe identitetin e Europёs sё ardhme, me kulturё e dije dhe asnjёherё me dhunё.
Sa ndodhi nё vitin 1914 na trondit edhe sot. Nё kuadrin e synimeve nacionalshoviniste dhe tё njё strategjie antinjerёzore, njё nga synimet kryesore tё andartёve ishte djegia dhe shkatёrrimi i qёndrave me tradita patriotike tё shquara, mes tё cilave identifikuan Frashёrin dhe Kolonjёn. Mё lejoni tё shpreh mendimin qё nё 1914 andartёt nuk e kuptuan qё Frashёrit nuk mundёn t’i bejnё as edhe njё gёrvishtje. Kёnaqёsia e tyre ishte e vobekёt e mediokre si dhe ata vetё. Pse shpreh kёtё bindje?
Kam parё ndonjё titull mbi djegien dhe rrёnimin e Frashёrit. Nёpёr rrugё e kafene mund tё flitet pёr rrёnim. Por kjo nuk ashtё aspak e arsyeshme, sepse Frashёri nuk njihet pёr truallin dhe sarajet e familjeve tё saja. Pak shqiptarё e njohin Frashёrin pёr sarajet qё preheshin nё hijen e malit te Kokojkёs e qё andartёt mediokёr dogjёn e rrёnuan. Nё sytё tona dhe nё mёndjen e shqiptarёve, fjala Frashёr do tё thotё Rilindje Kombёtare. Termi Frashёr nёnkupton filozofinё, poezinё, gjuhёn shqipe dhe identitetin kombёtar qё kanё shprehur nё forma gjeniale rilnidasit tanё. Me dy fjalё, Frashёri nёnkupton patriotizmin dhe shqiptarizmёn, sikundёr Prizreni, Shkodra, Korça e shumё qytete e krahina tё trojeve shqiptare.
Nёse pёr trashёgiminё kulturore, filozofike e historike tё rilindasve, nuk tregohet kujdesi i merituar nga klasa politike dhe dobёsohet roli i saj deri dhe nё procesin e edukimit nё shkollё, kjo pёrbёn njё problem tё madh tё kombit. Shpreh bindjen qё indiferenca ndaj trashёgimisё rilindase ka pasoja mё tё hidhura se ato tё vitit 1914. Opinioni i botёs shkencore e kulturore tё shoqёrisё duhet tё shndrrrohet nё limfё tё veprimit tё klasёs politike. Ajo me sa duket ende nuk e ka asimiluar domethёnien dhe randёsinё jetike tё ideve qё shprehin identiteti kombёtar dhe universi filozofik e kulturor i Rilindjes sonё.
Kjo duhet bёrё pёr tё mirёn e brezave qё do tё vijnё dhe pёr dinjitetin e tyre.
Bibliografia
- Nuri Dragoj, Treva e Përmetit në periudhën e viteve 1912-1944, Teza pёr doktoraturёn pranё Universitetit tё Tiranёs, Departimenti i Historisё, 2013
- Jules Henri Poincaré, Il Valore della Scienza, Botues La Nuova Italia, Firenze, 1994
- Zef Chiaramonte, Tra Balcani e Italia [Tavola rotonda “Albanesi per lingua, bizantini per rito, italiani per adozione: gli Arbёreschё”, 12 giugno 2009, Palermo]
- George Lachmann Mosse, Il razzismo in Europa Dalle origini all’Olocausto Casa editrice Laterza, 2003, Milano
- Marin Sirdani, Vepra atdhetare e françeskanve në Shqypni, Revista Hylli i Dritës, n. 12, 1940, Shkodër
- Albert Frasheri, Idetë e Rilindjes Kombëtare dhe shkolla si themel i demokracisë, Gazeta Koha Jonë, 17 maj 2013, Tiranë
- Sami Frashëri, 1899: Shqipëria çka qenë, ç’është e çdo të bëhetë. Bukuresht, Botim tjetër Tiranë 1988, Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
- Naim Frashëri, veprat, botim i RILINDJA, Prishtinë, 1978
- Hannah Arendt, La banalità del Male, Editore Feltrinelli, Firenze, 2001
- Jürgen Habermas, Storia e critica dell’opinione pubblica, Editore Laterza, Roma, 2006
- Voltaire, Candido o l’ottimismo, Edizioni La Spiga, Roma, 1994
- Simon James, The Atlantic Celts, Ancient People or Modern Invention?, Published by The British Museum Compani Ltd, London, 1999
- Alberto Frasher, “Pjetër Budi – Vepra e tij thelb i humanizmit shqiptar të shekujve XVI, XVII”, ( “The Magic of National Renaissance”, TLAC), Toronto, 2016