Albspirit

Media/News/Publishing

1989/Letra e rrallë e Nënë Terezës në shqip

“Unë ja kam dhan besën a shqiptarit Zotit me prue dashni and pagje mbi gjithë botën”, janë disa nga fjalët e Nënë Terezës drejtuar Ramiz Alisë në tetorin e vitit 1989. Ekspozohet për herë të parë letra e shkruar nga Shën Tereza, në të cilën pas më shumë se një dekade shkruan edhe në gjuhën e saj amtare, në shqip.

Në moshën 79-vjeçare, pasi përmes dhembshurisë kishte marrë vlerësimin e mbarë botës perëndimore dhe një sërë çmimesh prestigjoze përfshi dhe atë Nobel, Shën Tereza shkeli për herë të parë në Tiranë, qytetin ku kaluan pjesën më të madhe të jetës e ëma dhe motra e saj. Anjezë Gonxhja e Shkupit u rikthehej territoreve ku flitej gjuha e saj amtare, të cilën edhe pse nuk e përdorte prej vitesh, e ka lënë të shënuar në një nga letrat që ekspozohen.

Tri letrat e shkëmbyera me kreun e shtetit shqiptar të asaj kohe rrëfejnë përmes fjalës së kujdesshme të hedhur në fletë fletoreje me shkrimin e vetë shënjtores shqiptare këtë udhëtim dhembshurie dhe dashurie për të varfërit, të vobektët por edhe për kombin pjesë e së cilit ishte.

“Unë dot lutem shumë për yu, Zoti kjoft me yu”. Ky shkrim në gjuhën shqipe hedh poshtë çdo pikëpyetje të ngritur nga studiuesit se ajo ka shkruar në shqip deri në fund të viteve ‘70.

 

 

 

Please follow and like us: