Albspirit

Media/News/Publishing

Në pikëpyetje fituesi i zgjedhjeve federale në Australi

unQytetarët presin me ankth mbrëmjen e sotme me përfundimin e legjislativeve australiane, ku koalicioni konservator i mëparshëm ka shfaqur shumë vështirësi për të kaluar pragun e shumicës absolute të vendeve të nevojshme për formimin e qeverisë përballë opozitës laburiste.

Për të shënuar fitoren, kryeministri i mëparshëm Malcolm Turnbull, 61vjeçar duhet të marrë 76 vende nga 150 që numëron Dhoma e Përfaqësuesve.

Nga numërimi i gjysmës së kutive të votimit, rezultatet paraprake tregojnë se një pjesë e zgjedhësve kanë devijuar qëndrim nga koalicioni konservator, duke lënë të hapur perspektivën e një Parlamenti pa shumicë absolute ndërsa numërimi do të vijojë deri vonë në mbrëmje.

Kanali televiziv kombëtar ABC që zakonisht shpall fituesit e zgjedhjeve në Australi vlerësoi se ka pak gjasa që rezultati i zgjedhjeve të bëhet i ditur sot në mbrëmje.

Please follow and like us: