Java që do të ndryshojë botën
Gjatë javës së kaluar ndodhën 3 ngjarje të mëdha: largimi i Britanisë nga BE-ja, shtimin e anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe përqafimi midis Kinës dhe Rusisë. Këto ngjarje do të ushtrojnë pa tjetër ndikimet e mëdha mbi historinë e botës.
1. Largimi i Britanisë nga BE-ja
Trazirat si pasojë e kësaj ngjarjeje janë ende në zhvillim e sipër. Shumë britanikë që janë të ndërgjegjshëm pas referendumit, bënë thirrje për votimin tjetër. Pa dyshim, ky referendum i Britanisë është fitorja e politikës populiste dhe pasoja e demokracisë dekanose. Kameroni, që mezi të fitonte në referendumin për pavarësinë e Skocisë vitin e kaluar, pandehu se do të përsëriste shfaqjen e vjetshme, por nuk i doli ndër mend se kësaj here vullneti i britanikëve nuk u kontrollua nga ai dhe humbi më në fund pozitën e kryeministrit. Edhe Britania vendoset tani në majën e vullkanit, sepse pas shkëputjes së Britanisë nga BE-ja me referendum, edhe Skocia dhe Irlanda e Veriut do të mund të shpallin pavarësi gjithashtu nëpërmjet referendumit dhe të anëtarësohen në BE. Britania e Madhe ka mundësi të zvogëlohet në Englinë e vogël.
Barak Obama kundërshton haptazi shkëputjen e Britanisë nga BE-ja, gjë që tregon planin tjetër të ShBA-së. Britania ka qenë vëlla i vogël i Shteteve të Bashkura në ndërhyrjen në punët politike të Evropës. Tani ky vëlla largohet me iniciativë nga BE-ja dhe ndikimet e ShBA-së ndaj Evropës do të ulen shumë. Evropa do të bëhet ajo e banorëve të kontinentit evropian dhe gjithahstu do të krijojë shansin për planin e Vladimir Putin mbi Azi-Evropën e madhe. Pas Luftës së Dytë Botërore, Evropa ka qenë terreni me konkurrimin midis ShBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik (Rusisë). Edhe sikur pas Luftës së Ftohtë, ShBA-ja është mbetur forca drejtuese në Evropë. Me largimin e Britanisë nga BE, ShBA-ja dhe Britania do të jenë të izoluar jashtë kontinentit evropian dhe kjo strukturë është e paparë pas Luftës së Dytë Botërore.
2. Zgjerimi i OBSh-së
Ndryshe nga shpërndajrjen e BE-së, në Lindje të kontinentit Azi-Evropë, tjetër organizatë po shton anëtarët e saj. Ajo është Organizata e Bashkëpunimit të Shangait. Kjo është hera e parë që kjo organizatë kapërcen hartën e mëparëshme të Kinës dhe të ish-Bashkimit Sovjetik dhe përfshin Indinë e Pakistanin, gjë që nënkupton shtimin e mbi një miliardë popullsisë dhe miliona metra katrore tokash. Kjo tregon se OBSh-ja është një organizatë me forcë mbledhëse, mekanizmin e pjekur, e unanimitet mendimesh dhe gjendet në periudhën e rritjes. Shtimi i anëtarëve pasqyron gjithashtu të mirat e anëtarësimit në këtë organizatë, politikisht dhe ekonomikisht. Edhe Irani e Afganistani paraqitën kërkesë për pjesëmarrjen në OBSh. Zgjerimi tregon gjithashtu se kjo organizatë po plotëson zbrazëtinë e këtij rajoni. Në kohën e sotme kur përçahet struktura e vjetër dhe rigrupohet bota, OBSh-ja do të jetë një grup i rëndësishëm mbishtetëror në kontinentin Azi-Evropë. Meriton të përmendet se kjo është një organizatë pa ShBA! Në fakt Shtetet e Bashkura paraqitën kërkesë për tu bërë vëzhgues i OBSh-së, por u refuzua pa ngurrim nga Kina dhe Rusia. Në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait, vendet thelbësore janë Kina dhe Rusia, plus Kazakistanin, Kirkizistanin, Taxhikistain dhe Uzbekistanin. Tani u anëtarësuan edhe India e Panistani. Duke marrë parasysh se këto dy vende të fundit nuk kanë kufi me vende të tjera të anëtarëve të OBSh-së, me kalimin e kohës do të anëtarësohen pa tjetër edhe Aftanistani dhe Irani. Atëherë, OBSh-ja do të bëhet jenë një organizatë ndërkombëtare që përfshin Azinë Lindore, Azinë Qendrore, Azinë Perëndimore e Azinë Jugore. Kjo organizatë, e emëruar me Shangain dhe me selinë në Pekin, do të bëhet një organizatë që nuk mund të shpërfillet në strukturën ndërkombëtare.
BE-ja po përçaret, por zgjerohen OBSh-ja dhe Banka Aziatike të Investimeve Infrastrukturore. Kjo tregon gjithashtu ndryshimin e strukturës botërore, që do të thotë bota perëndimore kalon kulmin dhe duket zbrazëtia e brendshme, ndërkohë në Lindjen e Azi-Evropës, një organizatë po fuqizohet dhe do të bëhet forca e re nxitëse e bashkëpunimit rajonal. Shekulli i 21-të i përket Azisë, kjo nuk është kot.
3. Vizita e Putinit në Kinë
Gjatë kësaj jave që “do të ndryshojë botën”, meriton të tregojmë më shumë vëmendje vizitën e fundit të Putinit në Kinë. U nënshkruan drejtpërdrejt në emër të krerëve të të dy vendeve 3 dokumentet e rëndësishme, si “Deklarata e përbashkët Kinë-Rusi”, “Deklarata midis krerëve të Kinës dhe të Rusisë mbi forcimin e stabilitetit strategjik global” si dhe “Deklarata e përbashkët midis krerëve të Kinës dhe të Rusisë mbi bashkërendimin në nxitjen e zhvillimit të hapësirës kibernetike”. Krahas këtyre, u nënshkruan edhe Deklarata e Nxitjes së Normave Ndërkombëtare dhe mbi 30 dokumente të tjera. Kjo është e paparë që midis Kinës dhe Rusisë u nënshkruan njëherë aq shumë deklarata të përbashkëta. Të papara gjithashtu janë përkrahjet e ndërsjella midis dy vendeve si dhe kritikat kundrejt ShBA-së (megjithëse nuk përmendet drejtpërdrejt).
Shumë vëzhgues ndërkombëtar e konsiderojnë këtë vizitë e Putinit në Kinë si lidhje e aleancës midis Kinës dhe Rusisë. Për këtë, në Deklaratën e Përbashkët Kinë-Rusi shprehet qart, “Marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë nuk kanë karakterin aleat, as kundrejt vendit të tretë”. Por gjatë një interviste ekskluzive për kryetarin e agjecisë kineze të lajmeve Hsinhua, Putini tha qartazi, “Kina dhe Rusia e konsiderojnë njëra-tjetrën si aleate e ngushtë”.
Java e kaluar, do të ushtrojë një ndikim mbi botën për 10 vjet, 20 vjet e madje më të gjatë. (Wang Lei)